Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sali Bollati: Popuj të Europës ngrihuni!

| E merkure, 05.05.2010, 09:57 PM |


POPUJ TE EUROPES NGRIHUNI!

 

(Thirje e Partise Komuniste Greke-)

 

Nga Sali Bollati

 

Sot duke ndjekur lajmet ne BBC, me terhoqi vemendjen parulla e me siperme, vendosur ne nje mur te Athines e firmosur nga KKE (Partia komuniste Greke).

 

Mu kujtuan vitet 1948-1949 kur jetonja ne Shtepine e Femijes ne Tirane e cila ndodhej ne Rrugen e Kavajes ..Ishte ne fakt fundi I Tiranes, mbas lendinave tona shtrihej aeroporti.

Nate per nate, automjete ushtarake shkonin ne Greqi dhe te nesermen shkarkonin tek ne,ishin shume dhoma(ose me mire me thene kazerma) bosh, njerez te ngarkuar ne Greqi kryesisht femije. Keta ishin refugjate qe largoheshin nga Greqia si pasoje e  luftes civile  midis forcave komuniste dhe atyre te djathta.

Keta refugjate jo vetem shpetoheshin ne Shqiperi, por trajtoheshin shume mire si me ushqime edhe me veshmbathje(kur vete populli I jone vuante nga urija) Dhe gjate kohes se qendrimit, qe zakonisht zgjatej me jave, ne si femije miqesoheshim me ata, pavaresisht se disa nga ne ishim femije came te vrare e te perzene nga shtepijat tona ne Cameri nga shovinistat greke.

Mbas nje fare kohe I shoqeronim ne aeroport, prej nga fluturonin ne ish vendet e BS dhe te ashtuquaktura “democraci socialiste”.

 

Pra keta ish femije te perzene u rriten me urêjtje ndaj clirimtareve te vertete te Greqise, Anglo-Amerikaneve qe  edhe me gjakun e tyre, nuk lejuan qe Greqia te  behej komuniste. Dhe per me teper nga vitet 70 te shekullit te shkuar, jo vetem u lejuan te kthehen ne Greqi, por ju dhane edhe pensione “per sherbime kunder atdheut”

Me vjen “keq”qe greko-amerikani N.Gaxojanis megjithe  perpjekjet e tije nuk mundi ti gjeje midis tyre vrasesit e nenes ,Elenes.

Dhe sot krenohen  duke mbajtur flamuret me potretin e Leninit ne mes te Athines “europiane”porte nga e cila paria e Tiranes pret te hyje ne Europe??!

 

Dhe per me teper ne saje te “demokracise greke” bertasin dhe vazhdojne te bejne thirje per kryengritje! Kunder kujt ? Kunder atyre qe po I japin padrejtesisht miliarda euro qe keta “pensionista atdhetare komunista” te vazhdojne ne buzuqe, te shajne germanet amerikanet  dhe europianet e tjere per keto ndihma.

Nuk e di ne se ka ndonje fjale me kuptimplote se bukeshkale!

 

Per te plotesuar sa do pak “demokracine europiane greke” ne mbeshtetje te parulles se me siperme dua te theksoje se po me 1949,gjenerale  komuniste greke te mbeshtetur nga qeveria komuniste antishqiptare e Hoxhes , kerkuan qe camet e masakruar e te perzene me dhune nga trojet e tyre etnike, t’ju bashkoheshin atyre. Dhe kur Camet refuzuan qe te luftonin kunder qeverise se ligjeshme greke; qeveria e Tiranes burgosi dhe internoi 900 burra came ne Gramsh e Llozhan.! “Shperblim komunist kunder internacionalizmit!

 

Dhe qeveritaret greke me bashkepuntore qeveritaret e Tiranes grekofile,  kane paturpesine te  llomotisin se “camet paskan qene bashkepuntore te fashizmit” dhe jo vetem nuk lejohen te hyjne ne token e tyre mijeravjecare por vazhdojne tu mohohen te drejtat e tyre elementare te njohura nga te gjitha legjislacionet nderkombetrare!

Dhe ketu duhet nenvizuar edhe dicka domethenese tjeter qe R.Alia e”paska diskutuar” me Micotaqisin (bashkepuntor I vertetuar me germanet) , Problemin Cam, por e ka mbajtur “sekret”deri me sot?!

 

Kushdo tani e kupton se politika greke, ne bashkepunim me kishen bizantine, nuk mund te jete demokratike ne rast se nuk I njeh minoritetet ne Greqi. Edhe Kongresi Amerikan e ka bere te njohur se ne Greqi ka minoritet shqiptar, turk e maqedhonas.Ndersa Keshilli I Europes e ka bere te qarte se qeverite shqiptare dhe greke duhet ta zgjidhin sa me pare Problemin Cam, ne te mire te fqinjesise dhe qetesise ne rajonin e Ballkanit.

 

Prandaj sot me mire se kurre, krahas veshtiresive ekonomike qe ka krijuar vete Greqia duhet te zgjidhi edhe politiken ndaj minoriteteve ekzistuese, por te mohuara padrejtesisht!

Dhe ne asnje menyre te mos bej thirje komuniste per destabilizim.

Bizantizmit shovinist, ashtu si dhe komunizmit I ka ikur koha

 

New York, 4 Maj 2010