| E marte, 04.05.2010, 09:32 PM |
Neki Lulaj
Poemë kushtuar Aksionit famëkeq të dhjetorit-janarit të vitit 1956,i cili u zbatua vetëm për shqiptarët e Kosovës
AKSIONIT FAMËKEQ TË MBLEDHJES SË ARMËVE
Dhjetë dekada,
vuajtje e dhembje,
nën sundimin e sllavisë
ai ishte fati ynë i zi,
skëterrë, vuajtje e tmerr i Shiptarisë.
Satrapi nga ajo gjelathane,
ishte dekada e jonë e parë,
Aksioni i njohur famëkeq,
me shqiptarët silleshin keq,
e kërkonin armë.
Pushkë kërkonin,ata imbicida,
me do plane ogurëzeza,
për të hap një front të ri,
me qëllime të caktuara,
gjenocid mbi Shqiptari.
Ofshamë burrash,xhamë,
ofshamë bjeshkësh,heshtje ?
Ngrysje mendimesh
nga gjithë kjo padrejtësi,
nënat,nusët me zemra të thyera
i mallkonin ata korba të zi.
Ky ishte një aparat djallëzor,
nga një regjim kanibalist ,
ujqërit e etur për gjak shqiptari,
kundër neve që folnim shqip
e mbanim plis……!
Nga torturat e rënda mizore,
gjyshi im djesë pastë
keq pat pësuar,
kurrë nuk brita, “of” kurrë s`bëra
copat e mishit nga trupi për toke
mi patën gjuajtur, me sy i kam parë..
Burgu i Gurrakocit, famë keq,
ishte shëndrrue në kasaphane,
një qendër e turturës dhe çmendurisë,
një pushkë e ndryshkur vrastare,
në fshatin tim njëzetë herë është blerë e shitë…..!
Ishte shitë e blerë për dy Qe e dy Ogiq,
për ti shpëtuar burrat nga turtura,
këto ishin skenare të sllavisë,
për t‘i ndjekë, e ikë shqiptarët,
nga trojet e shenjta të Dardanisë.
Qenë turrur inbecidat mbi shqiptar,
me pretekstin e shizofrenisë
Aksioni për mbledhjën e armëve,
se kishin frikë nga djemt e Shqiptarisë
aresyetim qesharak i xhandarmërisë.
Atje thellë në burg të Gurrakocit,
në atë janar dhe në atë acar,
shkrihej akulli nga kërrbaq,
britma burrash e shtrëngim nofullash,
tortura çnjerzore mbi shqiptar .
Netët e dhembshme,me acar,
në atë dhjetor dhe në atë janar,
netë të zeza me torturë e me dajak,
nga shqiptarët kërkonin armë,
tragjedi pa dëshimtar.