| E marte, 04.05.2010, 09:51 PM |
Dallgët e kohës...
Hemingway-ane
Ndue Ukaj
Është një det i trazuar
Dhe një plak që peshkon pa nda
Me anijen e kohës së amshuar.
Brigjet i kërkon pa pra.
Një re e zezë e përcjell me hapa të harlisur
Peshkun e jetës detit të dalldisur.
Është një det i trazuar dhe shumë çudira ka
Ka dhe një plakë që peshkon pa nda
Dhe një vajzë të dashuruar
Që peshkun e artë n’dorë dëshiron ta ka.
Dhe ky det i trazuar
Asnjëherë s’ ka qetësi
Lufton fytas me jetën
Një anije e sulmuar
Nga shumë stuhi.
Në thellësi të mistershme detit në stuhi
Një peshkaqen i uritur kërcënon pa pra.
Ndërsa një anije e prishur sfidon pa nda.
Dimri i acartë e ngrinë detin gurë
Dhe furtuna rritet nuk pushon kurrë.
Plaku i harlisur s’e sheh më kohën rreth tij.
Klith ankthshëm dhe numëron vitet nëpër gishtërinj
Është natë e zezë deti s’ka qetësi.
I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon
Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton
S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish.
As shkëmb për ndërtim.
Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim.
Janë ditë të ftohta akulli të trishton
Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton.
Anija e kohës e sfiduar lundron.
Ajo tundet si era me plakun e topitur.
Derisa dielli t’bjerë mbi det
E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur.
Akuarium i kujtimeve i asht ba hije
Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer.
Një strehë e madhe dhembshurie.