| E marte, 04.05.2010, 09:58 PM |
A është mirë a keq të dënohet Limaj?
Nga Halit Bogaj
Këtë ditë në Kosovë u bë një hallakamë e madhe me rastin e kontrollimit të lokaleve të Minsitrisë të cilën e udhëheq ministri Fatmir Limaj.Në popull filluan dyshimet të cilat ishi të pranishme edhe më herët, ngase siç flitej :Në Kosovë kishte korrupcion të pëmasave të mëdha në krahasim me buxhetine saj të’’mjerë’’.Populli ishte ngopur nga fjalët që qarkullonin parreshtur dhe të gjithë ishim bërë nervozë me biseda të tilla të cilat na shurdhonin vazhdimisht saqë nuk donim as t’i dëgjonim. Flitej e përflitej:Ky ka vjedhur kaq, ky kaq, e ky tjetri kaq, saqë në vete thoshim se njëmend: A për këtë kishin luftuar djelmoshat tanë heroik të cilët/me luftën e tyre çlirimtare dhe pushkët që ia kishin kthyer armikut në kohrat më të vështira/, kishin hyrë njëherë e përgjithmonë në zemrat tona.Për heroin tonë të gjallë, Fatmir Limajn ishim gëzuar sëtepërmi atë ditë kur doli i pastër nga Gjakata e Hagës, konsideratë të cilën e kemi edhe sot/gjersa mos të vërtetohet ndryshe/.Gjithashtu ky i ri ambicioz, porsa erdhi në vendin në të cilin është , e vazhdoi aksionin madhështor të ndërtmit të rrugëve tona të cilat kërkonin ndërtim dhe renovim sa më të shpejtë , duke e zhvilluar këtë vend me hapa të shpejtë dhe duke na dhënë shpresë të madhe se edhe ne të ardhmen do ta kemi një infrastrukturë moderne të rrugëve tona të cilat jenë të standardeve më të larta evropiane, pjesë e të cilave do të bëhemi edhe ne. Fatmir Limaj /por kuptohet sëbashku me qeveritarët tanë dhe popullin i cili i votoi ata /bëri çmos që ta zëmë hapin dhe kohën e humbur për një shekull të tërë,në mënyrë që të lidhemi me Shqipërinë/ëndrrën tonë të kahmotshme të cilën na e kishin ndaluar aq gjatë dhe në mënyrë të pamëshirshme vetëm neve/.
Tani do të ishte mirë të dilnim në temë.
Fatmir Limaj duhet të dënohet sa më parë nëse i ka futur duart aty ku s’bën, ngase do të ishim shumë të hidhëruar nëse nuk do ta paguante për një krim të tillë ekonomik.Do të ishim shumë të gëzuar, por edhe të dëshpëruar ngase për këtë vend nuk do të ishte aspak mirë që dy vjet pas pranimit të shtetit tonë të na ndodhë diçka e këtillë aq e keqe, poshtëruese, e pahijshme, e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për përkrahje të mëtejme të pavarësisë sonë dhe ndihmës që e kishte ndër mend të na e ofronte bota demokratike dhe të gjithë ata të cilët ishin tmerruar me gjenocidin e vitit 1999 të cilin e kishte bërë pushteti serb ndaj nesh.Kjo do të ndodhte sikur atë vit kur budallenjtë dhe’’të infiltruarit’’në radhët tona i dogjën kishat dhe shtëpitë serbe për t’i ‘’ftohur’’edhe ata që na patën ndihmuar që të thonin se shqiptarët’’nuk e paskan merituar ndihmën tonë’’ngase qenkan të njejtë me ata tjerët!Ai vit i tmerrshëm dhe ato raste mbetën akoma pa u zbardhur dhe pa u sqaruar si duhet?!
Me fjalë të tjera dënimi eventual i Fatmir Limajt dhe i ‘’pjesmarrësve të tjerë tenderistë’’do të ishte thikë me dy teha, por edhe akt shumë i nevojshëm sepse nuk shkon më kështu, ngase populli, siç thuhet ka mbetur ‘’si çurat në mjegull’’ dhe nuk është duke e ditur se çka po ndodhë!Gjithashtu edhe Euleksi ka filluar të bëhet qesharak i cili po duket se nuk është duke bërë asgjë, me përjashtim të këtij rasti kur ishte angazhuar drejtpërdrejt ‘’Guarda Di Financa’’e njohur dhe e specializuar për krimin e organizuar mafioz në Itali.Lusim Zotin që e njejta të na japë shpresa pozitive/qoftë për pafajsinë ose fajsinë e të dyshuarit/dyshuarve/./ Vetëm atëherë do të jemi të qetë dhe do të ulet pluhuri i cili me muaj të tërë është duke qëndruar pezull.Vetëm atëherë do ta dimë se a ishin të gjitha ato vetëm fjalë apo shkelje të rënda ligjonre dhe penale të cilave duhej t’u vinte fundi/. Me fjalë të tjera, ‘’të ndahet shapi nga sheqeri’’ dhe të fillojmë të ecim përpara ,ashtu siç kërkohet nga populli dhe Bashkësia ndërkombëtare e cila është duke na ndihmuar sa po mundet dhe po na pret që t’i plotësojmë të gjitha kushtet e kërkuara, siç vepron me të gjitha vendet e tjera evropiane dhe perëndimore/pjesë e të cilave do të bëhemi gjithsesi/.
Po e përsëris, sikur dënohej Limaj, të gjithë armiqt, por edhe miqtë tanë do të thoshin’’Ja shteti më i ri i korruptuar i cili e ha vetëveten’’, me ç’rast përkrahja e mëtejme dë të ishte shumë më e zbehtë, apo kurrëfare, prandaj më mirë do të ishte të dilte i pafajshëm, qët’u mbyllej goja edhe armiqve tanë të cilët në komentimet e tyre për këtë rast, kënaqëeshin nga gëzimi duke thënë’’Ja pra se si e mbajnaë ata shtetin e tyre’’.!