| E hene, 03.05.2010, 11:58 AM |
 Zef Mulaj
Zef Mulaj
 
 
URAT
     
Pa  këmbe
ndarë  brigjet
kanë:
Shikimin,
njërin sy diku 
tjetrin…..
nuk  e din.
Urat: 
Pa kalimtare,
pa këmbe
mbështetur  në trupat
e njerzve 
të uritur.
Vështrojn …
kohët dhe urat
pa këmbe, 
ndaj, brigjet  u ropen
u rrëzuan  u dogjen. 
Kalimtaret kacafyten
njëri me tjetrin
Per  urat,
që rrezohen ,
perseri i ngrehin turmat
urat….
Pa  këmbe 
Poshte tyre jetojn 
duke brohoritur
Urra…Urra.. Urra…
Të tjere kalimtare
Si hije   mbi brigje 
Tona…
Copa  copa.. 
Mjafton të ikim
mbi ure pa  këmbe.
Brigje e ndara  
me ura  mbështetur
mbi turma.. turma….
Dinë të brohorasin
Nën ura…….
Pa  këmbe.
Turmat:
Duam  ura…  me këmbe.
Per te  lidhur  brigjet tona
Të  ndara…….
Zef Mulaj, 2/05/010