| E diele, 02.05.2010, 11:49 AM |
"Libri Dashuria e hidhur" - Eroll Velija
poezi
Cikli i trete
"Kafka"
PSALM
u shuan dritat ne dhomen tende
perdet jane leshuar ulet
asgje s'leviz nuk kumbon asgje.
rende fle nata korb
morti hyri si vrundull ne dhome
mbi ty derdhte drite avull
shikimi si gjeth i zverdhur
ne sy zjarri vdes
e une qendroja aty
sodisja hijet ne mur
derisa ajri pauzonte
u shuan dritat ne dhomen tende
dhe perdet jane leshuar ulet
dola ne rruge
ta shoh vdekjen si ecen
e hijet emrin e fshine.
DITA E NESËRME
drdhet gota e territ mbremje lemeritëse
pejsazh i vrazhde si morti
veç plaskomes se zezë e te ftohte
ne nje skaj kujtimi njeriu i lie
rringjallet ne pranga
u lind aty qe t'i dashuroje njerezit
ai rri i menduar zemërvrarë
trupin plot dhembje e plage
mblodhi ndjenjatnga brendia e zemres
sprovoi disfatat perbuzjet ekzekutimet
perjetoi tortura makabe
trupi perpelitet nga dhembja keputet e mbin
ne gjakun e dallgezuar u gjakos
dhe asnjehere nuk u mposhte
demonet e harbuar u sulen si langonj
me syte e lebyre te skuqur nga pagjumesia
shikonin me llahtari nga amfiteatri i perqeshjeve
me kamxhik te pergjakur ku buroi flaka e mallkimit
hapnin rrugen e tyre te vdekjes
yjet qe kredhen ne qiell te shtangura merdhezin
leshohen te ngrohen ne gjakun e fatprereve
nga zgavrat e syve te mijera e mijera kufomave
te rene ne heshtje kerkojne drite pak drite
derisa bota syhapur dremit
enderron te nesermen e ndritur
duke na braktisur ne shekullin e padrejtesise
ku njerezit qe vuajne me kote kerkojne doren shpetimtare
jemi nga shteti i braktisur
ne gjeografine e shkaperderdhur.
SONTE
muzgu i mbremjes zuri te mertise
qielli eshte me lageshti
shirat e llastuar davariten perbirueshem
turren xhamave te brishte
qe rrembyeshem zhurmonin
duke lidhur plaget e kohes se lige
drunjt e molisur rrjepin vezullim imazhesh
kalamenden shlirshem
nen perpelitjet e rrebeshit pranverore
sonte ne dhomen e harruar prej koherash
ndritur nga nje driteze e zymte
nga shtrengata lemeritese trazohen ndjenjat
e nje njeriu te sfiduar te zhuritur
i dalldisur sodit grilave te dritares
shikimi i trishte shikon pikat e shiut
qe u gjasonin qeshjeve perbuzese
syte e lebyrur i davariten tek dritat
dhomave kundrruall qe sonte ka zere trishtimi
i kerrusur prane dritares
ne kujtese i fanitej fotografia
e denesjeve te neteve te thinjura
per ta shpjeguar ankthin e dhembjeve
qe pastaj te avullohej si vrundull
grilave te dritares dhe humbisej saora
ne peisazhet e imazhit te nje shekulli te trazuar