Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Anton Çetta

| E diele, 02.05.2010, 04:26 PM |


Halit Bogaj

 

ANTON ÇETTA

 

Me rastin e 20 vjetorit të faljes së gjaqeve

 

Anton Çetta burri trim

Ne na thirri në kushtrim

Njëri tjetrin ta nderojmë

Tha - hakmarrjen ta harrojmë

 

2

 

Anembanë në atdhe

Ishte bërë si Promethe

Ishte bërë Promethe

Fort e çmonim të gjithë ne

 

3

 

Me urtësinë që tregonte

Zemrat tona i shëronte

Ai i bënte mrekullitë

Dhe na sillte neve dritë

 

4

 

Me atë plagë që e luftonte

Krenarinë neve na shtonte

Atë detyrë larg e çonte

Misionin e vazhdonte

 

5

 

Me urtësinë që e kishte

Si Fanar i madh shëndrriste

Anton Çetta ai burrë trim

Ne na thirrte me kushtrim