Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Elegji për Murat Banin

| E diele, 02.05.2010, 12:00 AM |


ELEGJI PER MURAT BANIN*

 

Nga Luan Çipi

 

Më njëzetetre janar

Qielli dhe toka gjëmonte,

Hata e madhe kish ngjarë:

Murat Bani më nuk rronte.

 

Kishte ardhur Vlora mbarë:

Miq e shokë e gjitoni,

Elbasanas dhe Lushnjarë,

Burra, gra, pleq e fëmijë.

 

Të përcjellin për në varr

Të nderojnë, si rrallë një tjetër,

Kokën ulur, duke qarë

Lotë rrjedhur nëpër mjekër.

 

Ku ti gjejë forcat Durimi

Djali yt, larg i mërguar,

Ku do mbështet Silvana,

Vajza jote e vetmuar?

 

Ti i le shokët brengosur

Vllezër, motra të helmuar,

Mirkën grua- sakatosur,

Tre nipat të dëshpëruar.

 

Kortezhi heshtur po ri

Secili për ty mendon:

Mënçuri e bukuri.

Urtësiamë nuk rron!

 

Sapo ike në zefir,

Ike, vetëm si gjallesë,

Po emri Murat i Mirë,

Asnjëherë nuk do vdesë.

  

Murat Bani, ekonomist i shquar, në shkallë vendi.

30.01.09