Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Athua kur do të shohë hajr ky Popull nga Politikanët Shqiptarë?!

| E diele, 02.05.2010, 09:57 PM |


Athua kur do të shohë hajr ky Popull nga Politikanët Shqiptarë?!

 

Nga Gani Qarri

 

Një Komb i njohur dhe pranuar që moti botërisht si një ndër më të vjetrit në Ballkan, por i ndrydhur dhe shtrydhur nga shumë pushtues, i ndarë dhe coptuar në 5-6 shtete dhe mjerisht edhe me një pjes bukur të mirë të kombit edhe sot e kësaj dite nën pushtim,si asnjë komb tjetër në Europë,mentaliteti fajsues,zë vend të parë në të gjitha veprimet,me vetëm pak dallim që nga bujku deri te intelektuali, i cilit do rangu qoft,te njeriu Shqiptar.

 

Edhe atëherë kur përgjegjësia bie plotësisht mbi autorin e fajësisë,Shqiptari nuk ka guxim ta pranojë ate,por me dhe pa argumente,hedhë baltë në dhjetra të tjerë, duke hedhur fajësin mbi gjithkend tjetër,por jo ta mbaj edhe ai sado e vogël qoft pjesa e fajsisë së tij.

 

Shembuj të tillë të sjelljes deri në extrem si te shqiptarët,nuk has askund tjetër,dhe po të fillojmë nga Dardania e jonë ,të cilës tanimë më së shumti do i duhej Sinçeriteti,Korrektësia,dhe Puna pa hile,mjerisht që të gjitha këto mungojnë apo i gjenë në masë shumë të pa hetueshme,për të mos thën fare.

 

Për të mos u zgjatur  më shumë,po fillojë edhe njëherë nga padrejtësit e ushtruara ndaj popullit Shqiptar në Kosovë,që nga Papunësia e madhe,Nepotizmi në Punësimin edhe  ashtu me “grat”,korrupcioni i theksuar tej mase,dhe deri te shpikjet e dënimeve të qytetarit Shqiptar,të pa shembullta në rajon e Europë, gjëra këto për të cilat as që dëshiron të bart kush faj e as të mbaj kurrfar përgjegjësie për to,edhe atëherë kur e ngarkon funksioni,zyrtar.

 

Shembuj të tillë  të padrejtësive si në Kosovë nuk i has askund tjetër,dhe këto mjerisht edhe atëherë kur fajtor ësht vetë Shteti i cili do të duhej të ishte mbrojtës dhe egzekutues i rendit dhe ligjit në vend.

 

Shembulli më drastik ësht te ministria e mbrendshme,e cila deri më tani ngarkonte mërgimtarët, tejmase të  tëhuajsuar nga shteti, të cilët jo vetëm që nuk e kan as të drejtën e votës dhe shumë gjëra tjera por me të ardhur në vendlindje ngarkohen edhe me “sigurim” makinash,edhe pse sigurimet e tyre janë ndër më të mirat dhe më të sigurtat,Europiane.

 

Por tani janë ngarkuar edhe “vendorët” Shqiptar me një metodë të pa shkruar ku kjo ministri nuk prodhon tabela për automjete në vend, dhe qytetarët Shqiptar duhet të presin me muaj të tër,dhe sipas RTK-s munguakan hiq më pak se 21 mijë tabela,për të cilat shqiptarët bijnë copë për ti marrë duke paguar edhe shuma të konsiderueshme për të ardhë deri te ato tabela.

 

Po të njejtit qytetar për të cilët ministria nuk siguron tabela,po ata policia e asaj ministrie dhe e Qeverisë së Kosovës i dënon me gjoba të mëdha për mungesë tabelash,për  mungesën e të cilave përgjegjësin e ka  Qeveria!!!

 

Dhe kjo ndodhë në të njejtën kohë kur serbët,poashtu qytetar të  Republikës së Kosovës,shetisin pa asnjë sigurim nga të duan me makinat e tyre,të “stolisura” me tabela të Milosheviqit,apo edhe pa tabela fare,por pa guxuar kush tua prish tymin,e qejfeve të tyre të pa fund të cilët as e njohin,e as e respektojnë Qeverin e as Shtetin e Kosovës në të cilin edhe ata jetojnë.

 

Mos të flasim për Pasaportat “Biometrike” lëshimi i të cilave ishte shtyr prapë!!!

 

Sa shumë kohë që ka Kosova, derisa të tjerët vrapojnë me të gjitha mundësitë, vetëm Qeveris së Kosovës, përveq ngutjes për tendera dhe shitjen e gjithë pasuris së Vendit, nuk i ngutet për asnjë procedur tjetër e cila do ta afronte edhe vendin tonë me bashkimin Europian,për të cilin të gjithë të tjerët luftojnë me të gjitha mundësit duke kërkuar edhe ndihmë nga jashtë.

 

Megjithë këto,zëdhënsi i Qeverisë, Memli Krasniqi,djali i Milazim Krasniqit,intelektualit të njohur dhe  kritik ndaj shumë dukurive negative,tanimë me djalin e punësuar në Qeveri dhe  disa nga fëmijt e tij të punësuar në RTK ,këto zhvillime- familjarisht i shofin,si normale dhe krejt në rregull bile i arsyetojnë dhe mbrojnë me këmbngulje.

 

Në Kosovë që disa herë arsyetohet edhe ndjekja e përfaqsuesve dhe pjestarve të Vetvendosjes me forcën e Policisë, madje edhe atëherë kur tmerrojnë pjesmarrsit e Kortezhit të varrimit të Patriotit të njohur të Shqiptarizmës Ali Aliu-t.i cili edhe në vdekje u përcoll nën ndjekjen e Policisë….

 

Po agjentët e sigurimit serb, që jo vetëm dalin hapur, madje sipas mediave tashmë edhe të uniformuar me uniforma të gardave çetnike, të cilët përveq daljes së organizuar hapur dhe të Uniformuar ata  edhe veprojnë ushtarakisht,poashtu  të organizuar,duke hedhur edhe antena e objekte legale në erë,që nga tritoli deri te raketahedhësit,duke i shpallur kështu “luftë” të hapur Shtetit, i cili as që merret me ta fare.

 

Për këto dhe shumë arsye tjera, shqiptarët i brengos fakti i ndjekjes së Albin Kurtit,derisa me gjithë të tjerët ësht lidhë traktati i paqes, madje kur botërisht edhe dihet se shqiptarët u vranë  nga kriminelët rumun të punësuar në UNMIK, pasardhësit e të cilëve sot mirren hapur edhe me kontraband,të pa penguar nga policia jonë,të cilët vetëm pak metra më tutje pa problem fare, i  “zbulo” policia e FYROM-it.

 

Mjerisht,shqiptarët me shumë të drejtë shprehin brengën e tyre se me veriun e vendit diqka tragjike ka ndodhë,ngase ate Qeveritarët tanë as që e kanë në agjendë,por ndiqet vetëm Albin Kurti i cili ndoshta,nëse ka ndodhur,gjë që nuk do ta dëshironte asnjë Shqiptar,por nëse ka ndodhë që të jetë dorzuar veriu i Kosovës,atëherë si rrezik i vetëm për momentin,i pozitave qeveritare mbetet,Albin Kurti,dhe për atë arsye ndoshta edhe po ndiqet,që edhe ai të eleminohet si kundërshtar i vetëm potencial i EULEX-it dhe Qeverisë.

 

Këto kohë pas përfoljeve të shumta,EULEX-i filloi edhe ai me kontrolle spektakolare mediatike,për të cilat as mediat e as Qeveria nuk e informojnë Popullin e  sunduar nga ta,për shkaqet dhe arsyet e këtyre spektakleve.

 

Edhe Deputetët e nderuar të cilët kohët e fundit,bën akte që do duhej përkrahë dhe përshëndetur,si Xhevat Bislimi ashtu edhe Nait Hasani,ende nuk kanë dhën asnjë opinion të paktën “qetsues” për ngjarjet e fundit, duke atakuar dhe kërku përgjegjësi vetëm nga pala konkuruese shqiptare,që nga ish funksionarët komunist e deri te bashkpuntorët e partisë në koalicion.

 

Madje duke e shenjuar edhe Deputeten e nderuar të vetmen e cila në atë kohë e vetme  veproi  si “BURRAT” duke kundërshtuar hapur ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës,derisa të tjerët kishin ulur kokat si burrecat “GRA” të LDK-s së sotme të cilët me sjelljet e tyre, iritojnë  q`do Shqiptar.

 

Sipas mendimit të shumë shqiptarve, ka ardhur koha që kjo parti,  përfundimisht  të shuhet dhe roli i saj i deritanishem ti lihet historisë dhe analistëve profesionist.

 

Shqiptarët për pushtet gjithkund ku u ipet mundësia që të gjithë pa dallim, ata veprojn njejtë;si në FYROM- ku politikanët shqiptar,harrojnë Popullin dhe padrejtësit ndaj tij,dhe për asnjë qmim nuk duan ti lëshojnë karriget e pushtetit.

 

Njejtë edhenë Shqipëri politikanët ,edhe po su solli asgjë përpjekja për mbajtjen apo   për marrje pushteti, edhe ata janë të gatshëm ta vërtetojnë q`do herë se në q`do moment,janë në gjendje të vdesin për Kolltukun e Pushtetit por jo edhe për Komb e Popull i cili,derisa pak a shumë ndihmohet dhe grishet për heqje vizash dhe antarsim edhe në BE, Tanimë ka nisur aksionin e sajë Opozita duke u hedhur në grevë urie,për Kolltuqe, grevë e cila edhe nëse për asgjë tjetër ndoshta do tu bëj mirë si “DIET” ideale për heqje kilogramësh të tepërt në të krijuar në kurriz të këti Populli të cilit duan ti imponohen si sundimtar….

 

Ngajrje të tilla,athua nuk i shofin shqiptarët se nuk ndodhin askund tjetër ,dhe kur do të mësohemi të sillemi edhe ne si EUROPIAN që pretendojmë të jemi?! 

 

Si se morën edhe politikanët shqiptar,pak shembull të paktën sot,në njëzet vjetorin e aksionit gjithpopullor për pajtimin e gjaqeve,dhe  lënjen e hasmërive,për hirë të ardhmëris së Kombit,siq bën shqiptarët me Aksionin e tyre të atëhershëm shumë DOMETHËNËS për Pajtimin e Gjaqeve, në Kosovë ,atëbotë?!...Athua kur do të shohë hajr ky Popull , nga Politikanët Shqiptar?!

 

Cyrih 1, Maj 2010