| E shtune, 01.05.2010, 09:00 PM |
Xhavit Gasa
THIRRJE KOSOVARE
Hape deren dhe per mua,
Mos me lere me te vuaj,
Jam e jotja s'me ve re...?
Jam une ,Kosova,qe te bej thirrje,
Hapma ti, moj,
E largomi lotet prej syve,
E kthema nderen.
Ka qindra vjet qe po pres,
Qe perballem me trishtimin,
Ne dyert e tua trokas pa rreshtur,
Te lutem mos ma sos durimin.
Jam pergjakur per keto troje,
Kam identitet e kam nje emer,
Qe s'ma shuan shekujt dot,
Me lirine ne zemer.
GAJDEXHIU
Kjo gajde ben vetem muzike,
Nuk eshte arme qe vret me plumb,
Nga une,o njerez mos kini frike,
Afrohuni,pra mos kini turp,
Ka vite qe i bie une gajdes time,
Qysh heret ne femijeri.
Dhe ne kohen e kooperatives,
Kur kishim uri.
Nuk jam lypes,jam gajdexhi,
Qe bej muzike tek ura e Lanes,
Ne ju pelqefte muzika ime,
Ma shtoni jeten,ketu,ne mes Tiranes.
NE NJE PLANET
Te gjithe jetojme ne nje planet,
Thithim ajrin e tij,
Na ngroh i njeti diell,
Dikush i pasur,
Dikush ne varferi,
Dikush investon,
Shuma marramendese,
Per pushtimin e hapsires qiellore,
Per zbulimin e planeteve,
Dikush investon,
Per armet me mizore,
Per zhdukjen e njerezve.