| E shtune, 01.05.2010, 09:15 PM |
Neki Lulaj
LLUKA E DEÇANIT PËRMENDORE PAQEJE
(Kushhtuar një majit të vitit 1990,ku morën pjesë mbi 500 mijë qytetarë nga trevat e ndryshme të Kosovës në Kuvendin e pajtimit të Verrat e LLukës)
Lluka ,e Dugagjinit,përmendore lirie,
shtriu duart e pajtimit, bëri falje hasmërie
kështjellë e pamposhtur,ardhmërie
besë e nderë e fortë shqiptarie.
Në Kosovën halle madhe,
para dy dekadash,u lidhë një besë e re shqiptare
duke i shtri duart e faljes dhe të miqësisë
për ti shëru nga plagët e rënda të hasmerisë
N`pancir e në hekur të rrethuar,
një qëllim e hapte këtë shtetrrethim,
ndërgjegjja e pastër e rinisë,kosovare
për bashkim thirrnin kushtrim.
Kurrë më shumë,njërëz s`më kanë parë sytë,
buzë Lumbardhit,në Llukë në atë Bokërrinë,
në lëndinën e lotëve të gëzimit,
shqiptarët shtrëngonin duart e pajtimit
Atë ditë u hapën vatrat,dhe portat përreth LLukës
për bukëdhënje mikpritje dhe konak,
për t´gjithë mysafirët e trevave të largëta
po festojnë këtë dasëm me pesëqindë mijë krushkat.
KËNGA E ZOGJËVE TË PA GOJË
Sonte rreha gurin e strallit
e rreha, e rreha,
në këtë natë në Dukagjin,Koshare
zjarrin e natës e ndeza.
Në pyellin e thellë,
dëgjova një këngë
këngën e zogjëve të pa gojë
fluturimin e zogjëve,të pa lojë.
Rrugëtimin e mundimshëm biblik,
nga prerja Cezariane,
pa ilaqe narkosike,
ndarje siameze e një trungu Dragonik.
Kësaj nate,rreth këtijë zjarri ,
ofrohët butësisht edhe perëndija
për tu ngrohur pranë këtijë stralli
e shoqëruar nga muza dashurije !