Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isa Mulaj: Autostrada anti-kombëtare, anti-rajonale, anti-evropiane dhe e çintegrimit shqiptar

| E shtune, 01.05.2010, 09:59 PM |


Autostrada anti-kombëtare, anti-rajonale, anti-evropiane dhe e çintegrimit shqiptar

 

Punim hulumtues për diskutimin e politikave - Nr. ESP026/10, H54, 30 prill 2010

 

 “Nëse e tregoni një gënjeshtër mjaft të madhe dhe vazhdimisht e përsërisni atë, populli më në fund do t’i besojnë asaj. Gënjeshtra mund të mbahet për një kohë të atillë deri sa shteti mund t’i hedh pluhur syve popullit nga pasojat politike, ekonomike dhe/ose ushtarake të gënjeshtrës. Kështu gënjeshtra bëhet tepër e rëndësishme për shtetin në shfrytëzimin e tërë pushtetit për shtypjen e disidencës, sepse e vërteta është armiku i gënjeshtrës, dhe kështu duke u zgjeruar, e vërteta është armiku më i madh i [pu]shtetit [të Kosovës]” – Joseph Goebbels, Ministër i propagandës në qeverinë e Gjermanisë Naziste.

 

Nga Isa Mulaj

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)

  

U ndezën edhe një herë motorët e propagandës emocionale për rëndësinë e një projekti jotransparent dhe autostradën pa krye në Kosovë. Në këtë propagandë është e përfshirë politika e pushtetit të tashëm, korrupsionistët ndërkombëtar, dhe aty-këtu ndonjë opinion i pavarur pa krye si autostrada. Gjithë ky bagazh i propagandës është i njohur për të gjithë ata që kanë qenë dhe janë në rrjedha të jo transparencës dhe konspiracioneve. Numri i arkitektëve kryesor të këtij projekti gjysmë-sekret është aq i “madh” sa që nuk e arrin normën dyshifrore. Atëherë, çka ka të bëjë kjo me kombin shqiptar, Shqipërinë, Kosovën, rajonin dhe integrimin e shpifur euroatlantik?

 

Cilat janë gënjeshtrat për autostradën?

 

E para është paqartësia rreth relacionit të saj. Fillimisht ishte theksuar se ajo fillon në Vermicë dhe përfundon në Merdare, me gjatësi të përgjithshme prej 117 km. Pastaj u mor vendimi nga Ministri i transportit që ajo të devijohet për Malishevë dhe të përfundoj në fshatin Besi, diku në periferi të Prishtinës, ku gjatësia doli më e shkurtë, ose gjithsej 103 km. Asnjëra prej tyre nuk është versioni përfundimtar dhe zyrtar.

 

Gënjeshtra e dytë është çmimi i përgjithshëm prej 700 milionë eurove. Me çmimin mesatar të kontraktuar prej 7,5-8 milionë euro për një km autostradë, me këtë fond nuk mund të asfaltohen as 100 km, prandaj relacioni Vermicë – Besi nuk qëndron, e lërë më ai për në Merdare. Mirëpo, për çmimin e autostradës vendos punëkryesi i njëjtë që ka vendosur edhe në Shqipëri. Për shembull, konsorciumi Bechtel&Enka ishte kontraktuar për hapjen e tunelit të Kalimashit dhe ndërtimin e 60 km autostradë me çmim prej 400 milionë euro, por para dy javëve u informuam se fatura e dorëzuar e këtij punëkryesi për atë punë është mbi një miliardë euro, ose mbi 150 për qind më shtrenjtë. Kjo është arsyeja pse Bechtel&Enka nuk luan Bingo. 

 

Gënjeshtra e tretë është kur propagandohet se projekti i autostradës është kryevepra, a në fakt kryekorrupsioni i Kosovës. Propaganda është e qëllimshme dhe kurrfarë analize nuk mund ta arsyetoj realizimin e saj. Thuhet se punimet në autostradë do të zgjasin 3 vite. Mjafton t’i hipnotizojmë qytetarët me propagandë dhe t’i entuziazmojmë ata sikur autostrada po na sjell mrekullira prej ditës së sotme. Në shtetet tjera ku qytetarët nuk janë mësuar me gënjeshtra të përditshme nga pushteti sikur ne në Kosovë, nuk i kapërdijnë dot këto ilaçe për letargji. Kur i gënjeni njerëzit normal një herë, herën e dytë nuk u besojnë edhe sikur t’ua tregoni të vërtetën. Ne nuk jemi gënjyer një herë, por për çdo ditë dhe tani e kemi përballë gënjeshtrën e madhe.

 

“Lidhja e Kosovës me Shqipërinë dhe tërë rajonin, në udhën tonë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike”, është gënjeshtra e radhës e shpikur enkas nga Kryetari Kosovës, Fatmir Sejdiu.

 

Gënjeshtra e pestë përbëhet nga një grup i gënjeshtrave tjera të Kryetarit të Kosovës për autostradën, si: i) Shënon përfundimin e ndarjes së padëshiruar që na është imponuar për shekuj me radhë; ii) Kjo udhë do t’ua bëjë më të afërt edhe fizikisht qytetarëve të Shqipërisë, Prizrenin, Gjakovën, Ferizajn, Prishtinën, Podujevën, dhe gjithë Kosovën; iii) Shqipëria do të ketë një mundësi më shumë për lidhje tokësore me Ballkanin perëndimor dhe gjithë Evropën; iv) Ata që kanë kundërshtuar lidhjen e dy vendeve përmes kësaj autostrade, për shkak të kostos së lartë, shpejt do të binden se nuk kanë pasur të drejtë, ngase përfitimi që do të sjellë ndërtimi i saj do të jenë shumë më të mëdha.

 

Në gënjeshtrën e gjashtë hyn grupi i gënjeshtrave të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ato janë: i) Po e hapim kapitullin e epokës së re të Kosovës, epokën e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës; ii) Për këtë rrugë nuk do të kursejmë asgjë dhe me çdo çmim do ta realizojmë; iii) Nga sot, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur shqiptarë, nuk ka bjeshkë që do të na ndajë, por do të ketë vetëm rrugë të cilat do të na bashkojnë; iv) Sot çdo qytetar dhe familje kosovare ka më shumë shpresë, optimizëm, besim dhe siguri për të ardhmen e shtetit tonë dhe familjeve tona; v) Përshëndetje nga zemra edhe shtetërore për përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese të kësaj autostrade “Bechtel & Enka”; vi) Kosova para 11 vjetëve kishte përjetuar një gjenocid të paparë, me një masë të madhe të njerëzve në eksportim, Kosova ishte një fushëbetejë për liri. E fituam atë fushëbetejë, e fituam atë betejë të paparë...

 

Grupi i gënjeshtrave të theksuara nga Fatmir Limaj përbëjnë gënjeshtrën e shtatë për autostradën. Ato nuk dallojnë shumë nga gënjeshtrat e politikanëve të lartcekur dhe janë komplementare njëra me tjetrën. Natyrisht, edhe Goebbels-i të cilin e citova në fillim, ka plotësisht të drejtë kur thotë se për ta bërë dikë (sidomos ata të cilëve u është shpërlarë truri) të besoj në një gënjeshtër mjaft të madhe, atë gënjeshtër duhet ta përsërisni vazhdimisht. Në rastin e Kosovës nuk kemi të bëjmë me refrenin e Goebbels-it “e përsërisni” (veta e dytë në numrin njëjës) por “e përsërisin” (veta a tretë e numrit shumës). Ja disa nga gënjeshtrat e Fatmir Limajt: i) Nga sot do të fillojë hapja e një korridori ndërkombëtar në vendin tonë, do të na lidh neve me të tjerët dhe të tjerët me ne. Përmes kësaj do rrjedhë ndërlidhja jonë kombëtare; ii) Sot realizojmë [ndoshta po mendon pas 3 apo 30 viteve!] projektin më madhor, me vlerën më të madhe për Kosovën, dhe dëshmojmë se jemi shtet, i cili e njeh kalendarin e të sotmes dhe të së ardhmes së vet; iii) Është e pamundur ta nisësh këtë rrugë që na çon drejt të ardhmes, e të mos kujtojmë rrugën që kemi ecur deri më tani, rrugën të cilën baballarët tanë, heronjtë tanë, e paguan me çmimin më të lartë,...Që nga Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Eqrem Q[Ç]abej, e deri te komandanti legjendar Adem Jashari..;iv) Derisa të rënët për këtë vend flijuan jetën e tyre që ne ta shijojmë lirinë, ne sot japim djersën tonë që fëmijëve tanë t’u sigurojmë një të ardhme të sigurt, përmes këtij korridori; v) Kjo autostradë, në zemër të Kosovës, bëhet udhëkryq i rëndësishëm për tërë rajonin dhe popujt e këtij rajoni, dhe na shpie drejt Evropës së bashkuar; vi) Ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët e vendit tonë, përmes krijimit të lidhjeve ndërkombëtare të komunikimit; vii) Me këtë rrugë ne po rrënojmë muret e së shkuarës, shkurtojmë distancën mes kulturave dhe popujve, dhe ne po e ndërtojmë rrugën e përbashkët drejt Evropës.

 

Gënjeshtra e tetë përbëhet vetëm nga dy gënjeshtra, por të rrasta, të Kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi: i) Kjo lidhje është edhe pjesë e idealit të dëshmorëve që ranë brez pas brezi për perspektivën dhe të ardhmen tonë të përbashkët; ii) Është obligim ynë institucional t’u hapim perspektiva të reja qytetarëve tanë, është obligim yni për edukimin e brezit të ri me frymën e vlerave kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Në gënjeshtrën e nëntë hyjnë të pavërtetat e thëna nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, si vijon: i) Ne duhet të punojmë për të kapur kohën e humbur, për të ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë; ii) Autostrada do të afrojë edhe më shumë pranë njëra-tjetrës Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe do të përshpejtojë proceset e integrimeve drejt Evropës; iii) Inaugurimi i korridorit të kombit sot, vetëm pak më shumë se dy vjet të Kosovës së pavarur, dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë, dëshmon forcën magjike të lirisë...iv) Nga korridori i kombit nuk do të përfitoj vetëm Kosova dhe Shqipëria, por edhe vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë.

 

Për gënjeshtrën e dhjetë, kemi lënë grupin e gënjeshtrave të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell. Kjo për shkakun se numri dhjetë simbolizon diçka të madhe dhe të rëndësishme në shumë lëmi (si lojtar i futbollit, notë provimi, lojën e kapuçave, etj.). A ka gënjyer diçka ambasadori Dell për autostradën? Sipas fjalëve të tij, duke se po, kur ka thënë: i) Kosova është bërë një vend që është i aftë të vendos për nevojat e tij dhe të gjejë burimet për t’i zbatuar këto vendime; ii) Kushdo që vë në pikëpyetje fillimin e autostradës mundet vetëm të shikoj përreth këtë turmë të njerëzve dhe të vërejë se çfarë vendimi i mirë ka qenë ky vendim i Qeverisë për të nisë këtë rrugë; iii) Jemi të nderuar që Qeveria ka përzgjedh Bechtel&Enkan të jetë partner i tyre dhe jemi krenarë që i bashkohemi kësaj përpjekje ndërkombëtare; iv) Mund të mbështeteni në Bechtel&Enka që do të kryej punimet me kohë dhe me buxhetin e paraparë.      

 

E vërteta, faktet dhe realiteti rrëzojnë gënjeshtrat e politikanëve

 

A përsëriten gjithë këto gënjeshtra të mëdha me qëllimin siç e konstaton Goebbels-i, që populli përfundimisht të detyrohet të besoj se janë të vërteta? Përgjigjen po ua lëmë lexuesve dhe të gjithë atyre që janë ekspert në qëllimet e propagandës. Në vijim po sjellim disa dëshmi rreth autostradës, të cilat po ashtu do t’ua lëmë lexuesve t’i vlerësojnë dhe vërtetojnë a janë propagandë apo të vërteta. Ndonëse gënjeshtra e politikanëve të cekura më lartë janë të shumta dhe të grupuara, ato mund të demantohen një nga një. Mirëpo, duke e ditur se kjo qasje merr shumë kohë dhe hapësirë, do të përdorim qasjen e demantimit grupor, në mes tjerash, për shkakun se edhe qëllimi i gënjeshtrave ishte grupor i ndërtuar sipas logjikës së Goebbels-it, “gënjeshtra e madhe duhet të përsëritet vazhdimisht që populli për një kohë të caktuar më në fund të besoj në të (derisa të del armiku më i madh i gënjeshtrës – e vërteta – e cila edhe ashtu është krejt publike për tërë opinionin e interesuar).

 

1.       (Pu)shteti i Kosovës është në një gjendje diskreditimi në arenën ndërkombëtare dhe në defanzivë. Institucionet dhe mediat më prestigjioze ndërkombëtare raportojnë në disvafor të Kosovës, por duke e paraqitur gjendjen ashtu si është dhe çka po ndodh në të. Meqenëse gënjeshtrat e politikanëve të Kosovës nuk i duron bota e civilizuar se çka po ndodh në Kosovë, sepse në shoqëritë e atjeshme ekziston tregu i armiqve më të mëdhenj të gënjeshtrave – tregu i të vërtetave – këta iu kanë kthyer tregut vendor të gënjeshtrave. Pra, është përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga diskreditimi i jashtëm, me propagandën brenda.

2.      Kë e lidhë dhe çka bashkon autostrada (kur të ndërtohet)? Po fillojmë së pari vetëm me Kosovën. Ajo fillon në Vermicë, vjen deri në Suharekë (Therandë), aty kthehet për Malishevë dhe del në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë. Autostradat kudo në botë ndërtohen për lidhjen e qyteteve të mëdha (më vonë do t’u sjelli dëshmi “surprizë” për këtë). Në Kosovë, qyteti më i madh dhe kryeqyteti është Prishtina. Pas tij vjen Prizreni (në të kaluarën për një kohë ishte një far kryeqyteti i trojeve etnike shqiptare). Autostrada Vermicë – Malishevë e bën ndarjen e Prizrenit me Prishtinën ose dy qyteteve me të mëdha. Si? Në Suharekë ajo devijohet për Malishevë për t’u futur në magjistralen Prishtinë – Pejë. Gjatësia e këtij devijimi (deri në Prishtinë) është 28 km, edhe pse MTPT-ja po mundohet ta zvogëloj me deklarata në 20 km. Secili qytetar dhe biznes nga Prizreni, me logjikën ekonomike, nuk ka kurrfarë arsye të futet në autostradë dhe të shpenzoj 28 km më tepër (aq më pak nëse autostrada bëhet me pagesë), prandaj do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë rrugën e vjetër për në Prishtinë. Qytetarët e Prizrenit dhe Therandës do ta shfrytëzojnë autostradën në raste kurioziteti, shëtitje (ta shohin se si duket), dhe ndonjë rast specifik sa herë udhëtojnë për në Prishtinë. Në rastet ekstreme, prizrenasit dhe therandasit kur u bie rruga për në Prishtinë, do ta shfrytëzojnë autostradën Vermicë – Malishevë – Prishtinë nëse i kanë të ardhurat për kokë banori të Norvegjisë, naftën e Arabisë Saudite dhe kohë të tepërt. Asnjërën nuk e kanë.

3.      U ndanë me autostradë dy qytetet kryesore (përndryshe ato ende mbeten të bashkuara më atë rrugë që është), të shohim se çfarë lidhjesh krijon autostrada me qytetet tjera të mëdha të Kosovës që i ka përmendur Fatmir Sejdiu Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qytetet e mëdha (të mëdha sipas standardeve tona) si Gjakova dhe Peja. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfare, e disa tjerë janë më largpamës dhe dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë. Por ata që janë në gjendje të shohin para syve të vet, janë më largpamës ndër të gjithë. Ç’është e vërteta, autostrada Vermicë – Malishevë – Prishtinë i sjell dëme të pallogaritshme Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut, Klinës, Gllogovcit (Drenasit) dhe Skenderajt, ose gjysmës së Kosovës. Të gjitha këto qytete për të udhëtuar në Prishtinë, Shkup, Luginë të Preshevës dhe tutje, shfrytëzojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, ose aty ku po synohet të zbrazet autostrada. A keni udhëtuar kohëve të fundit në relacionin Prishtinë – Pejë (por edhe Gajkovë, Deçan, Klinë, Istog) dhe a e keni vërejtur se çfarë ngarkese e madhe dhe tollovie në shumë vende është për çdo ditë? Paramendoni tash kësaj t’i shtohet ngarkesa e të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria në autostradën Durrës – Kukës – Morinë se çka bëhet në Arllat, Komoran e tutje deri në Prishtinë. Bëhet “lamë thiu” krejt, edhe sikur të ketë hapësirë për ndërtimin e dhjetëra korsive të autostradës me gjerësi të përgjithshme deri në 100 metra, dhe dihet se kjo është vetëm mundësi imagjinare edhe sikur t’i kemi në dispozicion 10 miliardë euro vetëm për këtë qëllim. Kosova është vend shumë i vogël me hapësirë tokësore, sipërfaqe të pamjaftueshme të tokës bujqësore, dhe i mbipopulluar.  

4.      “Lamës së thive” në komunikacionin Prishtinë – Komoran – Arllat, Kryetari i Kosovës mendon se do t’i bashkëngjitet qyteti i Ferizajt. Fatmirësisht jo. Ferizaj do të shpëtoj nga “lama e thive” në “zemër të Kosovës” sa herë udhëton për në Prizren dhe Shqipëri. Podujeva (Besiana) do të jetë pashmangshëm pjesë e saj sa herë merr drejtimin nëpër Prishtinë për në qytetet e Rrafshit të Dukagjinit, duke përjashtuar Suharekën dhe Prizrenin kur ka mundësi të shfrytëzoj rrugën ekzistuese shumë më të shkurtë se autostrada që do të ndërtohet.

5.      Tjerave qytete si Gjilani dhe Mitrovica që janë (keq)kuptuar se do të përfitojnë si gjithë Kosova, nuk kanë lidhje me këtë autostradë, dhe siç do të shohim më vonë këto përfitojnë nga lidhjet me Serbinë, sepse, ndarjen e padëshiruar të Kosovës janë duke e imponuar me autostradën pa krye politikanët shqiptarë në fjalë.

 

Këto që u përshkruan janë vetëm disa nga të vërtetat për çintegrimin e Kosovës me autostradë. Me këtë paraprakisht bien poshtë të gjitha pretendimet ose gënjeshtrat grupore të politikanëve se autostrada lidh fizikisht dhe përmirëson komunikimin për të gjithë Kosovën.      

 

Autostrada në “zemër të Kosovës” përpos anti-kombëtare, është edhe anti-rajonale dhe anti-evropiane

 

Po supozojmë se rëndësia e autostradës “në zemër të Kosovës” na sjell vetëm mrekullira, të cilat ne nuk po jemi në gjendje t’i argumentojmë kurrsesi, sepse e vërteta dhe gjendja faktike nga terreni nuk po i lejon dhe po e vërteton të kundërtën. Sidoqoftë, po e lëmë këtë si të shkuar dhe të harruar. Po kalojmë te gënjeshtrat grupore dhe të kryqëzuara të politikanëve për “udhëkryqin e rëndësishëm që lidh tërë rajonin dhe popujt e këtij rajoni”.  Cili është destinacioni i fundit i kësaj lidhje me tërë rajonin?

 

1.       Autostrada që fillon në Vermicë ka për destinacion lidhjen me Serbinë, pasi ajo përfundon në Merdare (vendkalim kufitar në veriperëndim të Kosovës me Serbinë).  Pra, vendi i parë me të cilin Kosova dhe Shqipëria dëshirojnë të integrohet në rajon me anë të autostradës, është Serbia. Rajoni ose pjesa e Serbisë ku Kosova ia ka mësyrë integrimit, është i banuar me serbë në zona kryesisht rurale dhe malore. I vetmi qytet në atë zonë të madhe më në brendi larg kufirit me Kosovën, është Kryshevci me 75,256 banorë. Këtu Serbia është treguar e mençur dhe e arsyeshme duke u treguar qartë politikanëve të Kosovës dhe projektit të tyre të korruptuar në formën: “Ku po e thyeni qafën e po doni me këtë autostradë? A nuk e shihni se këtej është rrugë normale e gjerësisë 6 metra dhe e tillë do të mbetet? A jeni të vetëdijshëm se një autostradë afër 30 metra e gjerë nuk mund të përfundoj në një rrugë dykahëshe 6 metra të gjerë? A mundet rruga pesëfish më e ngushtë të absorboj ngarkesën e komunikacionit të autostradës? Pse i mashtroni kaq keq qytetarët tuaj në Kosovë dhe nuk u tregoni se autostrada e juaj është pa krye, dhe kot e keni sjellë deri këtu? Do t’iu nevojiten së paku 100 km të udhëtoni nëpër këtë rrugë të ngushtë dykahëshe deri sa të kyçeni në autostradën më të afërt, atë Beograd – Nish – Shkup. A nuk gjetët vend më të keq për t’u integruar me ne nëpërmjet autostradës pos këtu? Pse ju nuk doni të integroheni me vëllezërit tuaj nëpërmjet autostradës në Luginën e Preshevës? Aty po u ndihmojmë ne dhe Evropa me autostradë. Largësinë e kyçjes në të nga kufiri i juaj e keni vetëm disa kilometra, dhe ato janë në gjendje t’i ndërtojnë banorët e fshatrave shqiptare me fondet e xhepave të tyre të cekët. Nuk ka nevojë për qindra miliona euro, vetëm në rast se dikush dëshiron t’i vjedh ato në bashkëpunim me Bechtel&Enka”.  Shiko foton në vijim se cilat janë planet Serbisë:

Serbia i ofron Kosovës integrimin me Luginën e Preshevës dhe kyçjen në autostradën që është pjesë e Korridorit 10 pan-evropian, dhe për sytë e politikanëve kosovarë e ka shënuar PRIORITET, por autostrada e “kombit” të politikanëve kosovarë është kundër integrimit ndërshqiptar, rajonal dhe evropian.
Serbia i ofron Kosovës integrimin me Luginën e Preshevës dhe kyçjen në autostradën që është pjesë e Korridorit 10 pan-evropian, dhe për sytë e politikanëve kosovarë e ka shënuar PRIORITET, por autostrada e “kombit” të politikanëve kosovarë është kundër integrimit ndërshqiptar, rajonal dhe evropian. Burimi: Ministria e Transportit e Republikës së Serbisë.

  1.       Grupi i politikanëve të Kosovës me grup gënjeshtrat e tyre është aq kozmopolit dhe liberal sa që duan të integrohen me çdo kusht me Serbinë edhe aty ku Serbia, bota dhe logjika nuk janë në gjendje ta pranojnë, ndërsa tallet me cinizëm gënjeshtar për integrimin e shqiptarëve. Devijimi i autostradës prej Lipjanit për në Bujanovc plotëson të tri kriteret e integrimit: i) ndëshqiptar (armiku i të cilit janë të gjithë politikanët e përmendur këtu); ii) rajonal; dhe iii) evropian (Korridori 10 që kalon nëpër Serbi dhe Luginë të Preshevës është projekt evropian). Kundër të gjitha këtyre integrimeve është autostrada e “Kosovës” për të cilën po flasim.

  1. 2.      Autostrada e “Kosovës” favorizon krijimin e Serbisë së Madhe. Serbia nuk është fajtore për këtë, por një gjë të tillë po ia imponojnë politikanët e Kosovës me autostradën e tyre, deshi e s’deshi Serbia. Korridorin 10 Serbia do ta shfrytëzoj për lidhje me enklavat serbe në komunën e Gjilanit. Ju e dini se çfarë kërdie janë duke bërë politikanët “tanë” me decentralizim në baza etnike në atë komunë. Këtu del në sipërfaqe ndërlidhja e drejtpërdrejtë politike dhe ekonomike kundër rajonit të Gjilanit dhe Luginës së Preshevës nga politika e Kosovës.

    3.      Devijimi i autostradës për Mitrovicë ndoshta do ta integronte këtë qytetet brenda Kosovës, ndarja e të cilin është legalizuar nga politika në mes të urës mbi lumin Ibër. Si bëhet bashkimi dhe integrimi rajonal e evropian me autostradë kur ndarja qenka e mundur në mes të qytetit dhe në mes të urës?

    4.      Orientimi i autostradës së Kosovës për Maqedoni i plotëson kriteret e katër integrimeve: i) ndërkosovar (lidhjet me Gjilanin dhe Ferizajt), ii) ndërshqiptar (shqiptarët në Maqedoninë perëndimore); iii) rajonal (lidhjet me një shtet tjetër); dhe iv) evropian (Korridoret 10 dhe 8 që kalojnë nëpër Maqedoni janë korridore pan-evropiane). Kundër të gjitha këtyre lidhjeve dhe integrimeve, sidomos dy të parave, është autostrada e politikanëve të Kosovës.

    5.      Me cilin shtet tjetër po integrohet Kosova me këtë autostradë pa krye? Mos me Malin e Zi, sidomos me pjesën lindore dhe juglindore të tij ku jetojnë shqiptarët? Absolutisht jo. Autostrada e “kombit” nuk ka lidhje me këtë integrim ndërshqiptar dhe rajonal, sepse urrejtja më e madhe e autostradës politike dhe klanore të Kosovës, është kundër viseve të banuara më shqiptarë, kudo qofshin ata, në Luginë të Preshevës, Maqedoni perëndimore, juglindje dhe lindje të Malit të Zi. Simpatia më e madhe e autostradës së “kombit” për integrim është me rajonet prej nga kanë hyrë dhe dalë makineria vrastare dhe kriminelët e Millosheviqit, të burgosurit shqiptarë, dhe zhdukja e shumë të tjerëve nga Kosova në Serbi.

    6.      Në ndërlidhje me pikën 6 dhe jashtë temës së autostradës por në lidhje me integrimet rajonale, politika e tashme e “jona” lufton integrimin e Kosovës në rajon. Shembulli më i mirë i kësaj është imponimi i vizave të shtrenjta transit kundër shtetasve të Kosovës nga ana e Kroacisë. Sipas të gjitha gjasave, ekzistenca e këtyre vizave është bërë me bekimin e politikës kosovare. Unë vë bast me secilin prej juve se politikanët kosovarë në pushtet nuk guxojnë t’i hynë presionit kundër ambasadës kroate në Prishtinë dhe qeverisë së saj në Zagreb për heqjen e këtyre vizave, edhe sikur t’i goditni personat përgjegjës të Kosovës me raketë Topol-M. Fatmir Sejdiu si njeriu numër një i shtetit të Kosovës shpërndan medalje të arta për kroatët që ia imponojnë shtetasve të Kosovës vizat, ose i plaçkitin. Sikur Kroacia ta ngrit çmimin e vizave transit (vetëm për neve) nga 70 në 700 euro, dyshoj se Fatmir Sejdiu do t’i shpërblente me nga dhjetë medalje të arta ata kroatë që bëjnë rritjen ose dhjetëfishimin e çmimit të vizave për shtetasit që i përfaqëson Fatmir Sejdiu. Vetëm kështu e sheh kryetari i një shteti integrimin e Kosovës në rajon dhe Evropë. Pasojat nga shpërlarja e trurit janë më të rrezikshme se përdorimi i raketës Topol-M. Sikur duan ta bindin botën se shqiptarët janë të atillë që e çmojnë shumë vetëm frikën, prandaj miqësia (e përhershme!) me popujt tjerë të botës, sidomos me serbët dhe kroatët, funksionon më mirë nëse ata tregohet sa më abuzues kundër shqiptarëve.   qenkan te atille qe e cmojne shume vetem friken, prandaj po u dashka edhe ne te jemi abuzues dhe te keqinj kunder tyre, se keshtu na shperblejne dhe respektojne me shume. shqiptaret (mendohet vetem ne nje pejse te madhe te tyre) qenkan te atille qe e cmojne shume vetem friken, prandaj po u dashka edhe ne te jemi abuzues dhe te keqinj kunder tyre, se keshtu na shperblejne dhe respektojne me shume.shqiptaret (mendohet vetem ne nje pejse te madhe te tyre) qenkan te atille qe e cmojne shume vetem friken, prandaj po u dashka edhe ne te jemi abuzues dhe te keqinj kunder tyre, se keshtu na shperblejne dhe respektojne me shume.shqiptaret (mendohet vetem ne nje pejse te madhe te tyre) qenkan te atille qe e cmojne shume vetem friken, prandaj po u dashka edhe ne te jemi abuzues dhe te keqinj kunder tyre, se keshtu na shperblejne dhe respektojne me shume

    7.      Integrimet rajonale dhe evropiane nuk identifikohen me rrugë dhe autostrada. Autostradat vetëm lidhin për komunikacion qytetet dhe metropolet e mëdha edhe ndërmjet shteteve armike. Shikoni me kujdes figurën 2 më poshtë:   

      

Të gjitha korridoret pan-evropiane. Kosovës i është ofruar mundësia të kyçet në dy prej tyre (Korridorin 10 dhe 8) që kalojnë nëpër zona të banuara me shqiptarë, por autostrada e “kombit” është kundër integrimit ndërshqiptarë, rajonal dhe evropian. Burimi: Paneuropeantransport.png

 

9. Autostradat e korridoreve pan-evropiane lidhin të gjitha kryeqytetet dhe metropolet e Evropës qendrore, lindore dhe jugore, qofshin ato edhe në shtete të ndryshme me marrëdhënie ndërshtetërore sikur në luftën e ftoftë. Për shembull, Korridori 1 fillon në kryeqytetin e Finlandës Helsiniki dhe kalon nëpër kryeqytetet e shteteve baltike. Njëra lidhje përfundon në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, kurse tjetra në një tjetër qytet të madh të Polonisë, Gdanjsk. Autostrada deri në Gdanjsk vjen nga Kaliningradi, kryeqyteti i enklavës ruse ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë. Në bazë të logjikës së politikanëve kosovarë, kjo autostradë bënë bashkimin e sllavëve të lindjes dhe perëndimit, ose rusëve dhe polakëve. A është e vërtetë kjo dhe çfarë integrimi ka ose do të ketë Kaliningradi me krahinën e Polonisë Pomorskie ku mbaron autostrada e njërit segment të Korridorit pan-evropian 10?

 

Pikërisht në krahinën Pomorskie, në fshatin Regjikovo, SHBA-të planifikonin ndërtimin e një kompleksi të mburojës kundër raketore, me arsyetimin për t’u mbrojtur nga raketat e Iranit dhe Koresë Veriore (të cilat nuk i kishin me rreze veprimi për të arritur deri atje), ndonëse edhe budallenjtë e kuptonin se ai kompleks ishte i drejtuar për detektimin e Forcave Strategjike Raketore (Raketnje Vojska Strategiçeskogo Naznaçenja) të Rusisë, deri në malin Ural. Rusia duke e ditur këtë strategji, akuzoj Poloninë për mikpritjen e këtij kompleksi, dhe i ofroj garancion të qind për qindtë Polonisë se do ta godasë me armë bërthamore. Ky ishte kërcënimi më serioz i përdorimit të armëve bërthamore prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Rusia fillimisht dislokoj raketat me rreze të mesme veprimi të tipit 9K720 Iskander (SS-26 Stone) në Kaliningrad për të goditur krahinën e Pomorskie-s në Poloni ku do të vendosej mburoja kundër raketore amerikane. Në shtator 2008, kryetari i SHBA-ve Barak Obama njoftoj për anulimin e planit. Autostrada e “integrimit” kombëtar, rajonal dhe evropian Kaliningrad – Gdanjsk megjithatë mbeti. Rusia dhe Polonia u “integruan” aq shpirtërisht ndërmjet vete, sa që e para ishte dhe është e gatshme ta godasë të dytën me armë bërthamore. Çfarë integrimi është ky, dhe si ndikoj autostrada e Korridorit 1 pan-evropian? Sipas politikanëve kosovarë, Rusia është integruar në Evropë (sepse Polonia është vend i BE-së) me autostradën Kaliningrad – Gdanjsk!

 

10. Siç u theksua edhe më herët,  autostradat e korridoreve pan-evropiane kalojnë nëpër kryeqytetet dhe metropolet evropiane, pavarësisht a gjenden ato në shtetet me raporte ndërshtetërore të acaruara në të kaluarën, të tashmen, dhe të ardhmen. Kështu Korridori 2 fillon në Berlin dhe vazhdon për në Poznan – Varshavë – Minsk – Moskë dhe përfundon në Nizhni Novgorod. Nuk ka nevojë të shkoj në Vorkuta ose ndonjë fshat në stepet e Siberisë. Ndërkaq, autostrada e “kombit kosovar” kalon nëpër “metropolet” si Malishevë, Bajë, Terpezë, Arllat, Llapushnik, Komoran, Besi, dhe përfundon në “metropolin” e Merdares! Autostradat kalojnë pranë metropoleve dhe qyteteve të mëdha për shkak të bazave të mëdha industriale dhe tregtare, me çka ndihmohet zhvillimi ekonomik. Në Kosovë këto arsye të autostradës nuk ekzistojnë.

 

Projekti i autostradës së “kombit” nuk i ndihmon zhvillimit ekonomik, por është varri i ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës

 

Grupi i gënjeshtrave të politikanëve rreth autostradës për konsum të brendshëm, më së shumti përqendrohet në kinse përfitimet ekonomike të Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve të saj. Kjo është e vërtetë nëse i përjashtojnë qytetarët e Kosovës dhe në to i llogarisin vetëm përfitimet e tyre dhe grupeve të interesit me të cilët janë lidhur, duke i plaçkitur qytetarët. Qeveria e Kosovës nuk ka kurrfarë analize rreth përfitimeve dhe dëmeve që i sjell autostrada e “kombit”.

 

Kosova nuk ka bazë të madhe industriale dhe ekonomike. Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Kosovës, brenda muajit shkurt 2010 Kosova ka eksportuar mallra me vlerë prej vetëm 15 milionë e 681 mijë euro, ndërsa ka importuar me vlerë mbi 122 milionë euro. Eksporti i përgjithshëm paraqet vetëm 12,5 për qind të vlerës së importit. Dhe çka është më interesante, atë vlerë tepër të vogël të eksportit (eksport me vlerë 15 milionë euro bënë një kompani e madhësisë së mesme në Gjermani brenda një dite, ndërsa Kosova si tërësi brenda një muaj!), eksporti i mbeturinave te metalit përfaqëson afër 65 për qind të vlerës. Madje kjo përqindje është rritur nga 56 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe në vlerë monetar është shtuar më shumë se dyfish (nga 4.349.000 në 10.131.000 euro). Kjo sugjeron se perspektiva eksportuese e Kosovës është vetëm në mbeturinat metalike. Në anën e importit, dominojnë mallrat ushqimore që vijnë kryesisht nga Serbia. Kështu rëndësia e autostradës së “kombit” do t’i shërbejë Serbisë për zvogëlimin e shpenzimeve të transportit të mallrave të saj në Kosovë, dhe ai kursim u sjell fitim kompanive prodhuese serbe. Ky është përfitimi ekonomik numër një nga autostrada e “kombit”. Mbajeni mend mirë këtë, dhe pyesni secilin ekonomist për rëndësinë ekonomike të autostradës në këtë kontekst. 

 

Kur nuk ka prodhim të madh mallrash e shërbimesh për eksport, nga transporti nëpër autostradë përfitojnë më së shumti eksportuesit e mallrave në Kosovë dhe Shqipëri. Asfalti nuk hahet, por hahen produktet ushqimore të Serbisë që kalojnë nëpër autostradën e “kombit” për konsumatorët shqiptarë. Nga austostrada e “kombit” përfitojnë drejtpërdrejtë Sali Berisha, Christopher Delli, Fatmir Limaj, Gani Krasniqi, Mirsollav Mishkoviqi dhe Damir Fazlliqi. Madje hapin e parë të rëndësishëm drejt integrimit rajonal në llogari të Serbisë së Madhe, e bëri ministria e Fatmir Limajt kur PTK bleu licencën e operatorit të katërt të telefonisë mobile në Shqipëri për Mishkoviqin. 

 

Çmimi fillestar i kontraktuar që duhet të paguajnë qytetarët e Kosovës për autostradën e “kombit” është 700 milionë euro, që përbën afër 70 për qind të te hyrave buxhetore të Kosovës për një vit, ose afër 20 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP). Nga përvoja e Shqipërisë, kjo shumë do të dyfishohet, ose të arrij 40 për qindëshin e GDP-së.

 

Thuhet se në projektin e autostradës do të punësohen 4,000 punëtorë vendas. Numri i vendeve të punës që mund të krijohen në sektorin ekonomik me 700 milionë euro, është së paku 20 fish më i madh. Për më tepër, punësimi në projektin e autostradës është i përkohshëm (më së shumti 3 vite). Kjo shkakton çrregullim të përkohshëm në tregun e punës. Me përfundimin e punimeve në autostradë, punëtorëve do t’u nevojitet një rikualifikim për veprimtari tjera (dhe kjo kushton) sepse Kosova nuk është në kurrfarë pozite të ndërtoj autostrada me shpenzime qindra milionëshe deri në pakufi. Me 700 milionë euro mund të krijohen afër 100.000 vende të përhershme pune në sektorët produktiv të ekonomisë, dhe nga ndikimi i tyre ekonomik dalin edhe 100.000 tjera.

 

Autostrada merr resurset nga sektorët produktiv dhe i hedh ato në një sektor të ngrirë. Asfalti nuk prodhon gjë dhe nuk hahet. Kështu luftohet mirëqenia ekonomike e qytetarëve edhe ashtu të varfër të Kosovës. Me këtë bie poshtë çdo gënjeshtër e politikanëve se autostrada ndikon në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të qytetarëve. Përkundrazi, e shkatërron ashiqare. Ministria e Transportit shpenzon më së shumti mjete nga buxheti i Kosovës. Kjo është një absurd kur dihet se struktura socio-ekonomike e Kosovës ka nevoja tepër të ngutshme në sektorët tjerë si zhvillimi i bujqësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës.  Arkitektët e autostradës së “kombit” kanë dalë në media dhe pllakate qyteteve të Kosovës me parullën “Zhvillimi po merr rrugë”. E vërtetë; zhvillimin por e merr dhe ngulfat rruga.

 

Realizimi i këtij projekti anti-kombëtar, anti-rajonal, dhe anti-evropian është hipotetik, pra nuk është real meqenëse përmban shumë të panjohura dhe pasiguri. Për autostradën e kombit këtë vit janë ndarë 50 milionë euro nga buxheti i Kosovës, që përfaqëson vetëm 7.1 për qind të fondit fillestar që kërkohet për ndërtimin e autostradës. Edhe në dy vitet vijuese, me përndarjen e buxhetit në mënyrë tejet diskriminuese në favor të MTPT-së, mund të ndahen nga 50 milionë euro për autostradë. Gjithsej 150 milionë euro për tri vite. Nga do të sigurohen edhe 550 milionë tjera? Nga kreditë e Bankës Botërore (BB) dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)? Jo. Kosova mund të hyjë borxh vjetor më së shumti deri në 200 milionë euro në këto institucione, ose 20 për qind të te hyrave buxhetore të Kosovës. Mirëpo, problemi akut është se FMN-ja dhe Komisioni Evropian tash së voni ia kanë mbledhur betë Qeverisë së Kosovës se nuk do t’i marrë 50 milionë euro donacione pa nënshkrimin e marrëveshjes me FMN-në, dhe rrezikon t’i humb edhe 100 milionë euro tjera si mbështetje për buxhetin e Kosovës që ishin premtuar në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel në korrik të vitit 2008. Me çka ka të bëjë ajo marrëveshje ose kushtëzim i FMN-së ndaj Qeverisë? Me reduktimin e administratës publike, që vjen nga punësimet e pa baza në bazë të nepotizmit, klaneve, akrabave, korrupsionit, ryshfeteve, shantazheve, përkatësive politike, përvojën në krimin e organizuar, reketit, tradhtisë ndaj kombit dhe shtetit, bashkëpunimit me mafinë ndërkombëtare, etj.

 

Mos do të vijnë mjetet si kredi nga BB? Ky institucion financiar ndërkombëtar (më i rëndësishmi) ka tjera prioritete për Kosovën dhe është deklaruar se do të përqendrohet me tepër në mbështetjen e zbutjes së varfërisë duke gjeneruar punësimin. Për këtë qëllim kjo ka paraparë një fond 90 milionë euro. BB e di se mirëqenia ekonomike e njerëzve nuk matet me asfalt dhe beton për kokë banori. Është shumë interesante heshtja e qëllimshme që ia bëri BB ceremonisë së fillimit të punëve për autostradën. Financuesi kryesor i autostradave në korridoret pan-evropiane, pra BB, nuk e përkrah projektin e autostradës së Kosovës nga shkaku se kjo nuk lidhet me asnjë nga korridoret pan-evropiane, me fjalë tjera, për shkak se autostrada e “kombit” është anti-kombëtare, anti-rajonale, dhe anti-evropiane.

 

Personeli i shumë organizatave ndërkombëtare i lëshuar në mes të mafisë vendore dhe duke u përpjekur t’i përshtatet asaj ose të bëhet pjesë e krimit të organizuar, për çka shtabet e tyre që i kanë dërguar për mision nuk kanë ndërmarrë absolutisht kurrë as masën më të vogël kundër tyre, e kanë diskredituar në tërësi misionin e atyre organizatave në Kosovë. Për shembull, kryesuesi i zyrës së BB në Prishtinë, Ranxhit Najak (Ranjit Nayak), u ka thënë mafisë vendore t’i shmangen tuneleve në projektin e autostradës. Mafia e kuptoj këtë porosi si sinjal të përkrahjes së autostradës nga BB, e ndoshta edhe si inkurajim për përfitime të përbashkëta në devijimin e autostradës. Por vetë fakti se BB nuk u paraqit fare në ceremoninë e hapjes së punimeve të autostradës dhe po hesht qëllimshëm, do të thotë se Ranxhit Najaku ia ka lëshuar këmbët e arushës në dorë mafisë vendore, me apo pa qëllim. Ky skandal duhet të raportohet në shtabin e hetimeve të BB në Uashington DC për mashtrim të qëllimshëm, dhe Najaku duhet të jep përgjegjësi për propozimin e papërgjegjshëm në emër të një institucioni serioz si BB. Njësitet e hetimeve të BB kanë ndërprerë mbështetjen e BB për autostrada në Filipine edhe kur çdo gjë po shkonte mbarë, edhe për arsye më të thjeshta siç është diskriminimi në përzgjedhjen e kompanisë punëkryese. Çdo gjë tjetër ishte në rregull dhe shkonte sipas planit, me mjete të kontraktuara nga BB, por hetimi rezultoj në ndërprerjen e mbështetjes dhe anulimin e financimit të autostradës.

 

Tjetër vërejtje ndaj Ranxhit Najakut është se ka toleruar korrupsionin e personelit të tij vendor në projektet për anti-korrupsion, kur ata në bashkëpunim me disa vendorë skandaloz të UNDP-së dhe të KFOS-it kanë bërë përzgjedhje të Organizatave Jo-qeveritare (OJQ) për ta shmangur vëmendjen nga korrupsioni real, dhe ta zëvendësojnë atë me llap-a-llapje të pakuptimta për dialog rreth korrupsionit në formë abstrakte si “korrupsioni është i dëmshëm, pengon investimet e huaja, dëmton ekonominë”. I doni emrat e disa “vlerësuesve neutral” nga zyra e BB në Prishtinë? Mirlinda Gorçaj – Llalloshi, Nejme Kotere, Lundrim Aliu....të tjerët kërkoni nga njësiti për hetimin e integritetit të BB në Uashington DC. Nga Uashingtoni kanë arritur njoftime se janë shumë të shqetësuar për dallaveret e vendorëve, dhe kanë kërkuar nga Najaku të hetoj dyshimet. Ky u ka premtuar se do ta kryej këtë punë, por nuk e ka bërë. Do të thotë, i ka mashtruar edhe ata në Uashington DC, sipas të gjitha gjasave nga shkaku se ka qenë i zënë duke menduar dhe punuar si t’i jep këshilla mafisë vendore në Kosovë rreth devijimit të autostradës.

 

Kur janë në pyetje tunelet, duhet theksuar se edhe para luftës së dytë botërore ato janë hapur në terrene shumë më të ndërlikuara se nëpër kodra dhe bjeshkë. Shembull për këtë janë hekurudhat nëntokësore në qytete të mëdha që kalojnë edhe nën lumenj të mëdhenj si Danubi, Temza, etj. Tunelet hapen dhe ndërtohen edhe në terrene më të vështira se nën qytete, lumenj dhe bjeshkë. “Kanali la Mansh – the Enlish Channel” i cili lidhë Britaninë e Madhe me Francën, është tunel i ndërtuar nën deti. Por Bechtel&Enka, përkundër propagandës dhe miopisë së disa analistëve se ka realizuar dhjetëra mijëra projekte në qindra vende, është diskredituar fort me autostradën e Shqipërisë. Ky konsorcium në Shqipëri doli si një ndërmarrje mafiozësh kur i imponon çmimet si të dojë pas marrjes së punëve, ndërsa punën e bënë për faqe të zezë. Projekti i autostradës Durrës – Morinë kishte filluar në nëntor 2006 dhe është dashur të përfundoj pas tri viteve. Kaloj gjysma e vitit të katërt dhe ai projekt nuk është realizuar, pra humbjet vazhdojnë. Profesionalizmi i këtij konsorciumi më së miri vërtetohet kur gjatë punëve në vijim pasojnë shembjet masive të tuneleve, sikur ai i Kalimashit i cili ende mbetet i mbyllur. Mos të hyjmë edhe në defekte tjera, sikur ai i devijimit të autostradës për 1,5 km me çmim 5 milionë euro.

 

Konsorciumi i ka bërë këto me qëllim për t’i nxjerrë veti punë shtesë sepse ajo i paguhet me çmimin sa t’ia thotë rradakja punëkryesit. Ka gjasa që ky konsorcium, përpos punës me defekte të qëllimshme, të angazhoj organizata terroriste për vendosjen e eksplozivëve nëpër urat dhe viaduktet e autostradës së “kombit” në Kosovë me qëllim që të nxjerr punë shtesë me çmime që do t’i caktoj vetë.

 

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, me një program ka trajnuar kuadrot vendore që do të angazhohen në ndërtimin e autostradës. USAID-i! E USAID-i pra! Ky është kallauzi i krejt këtyre enigmave, konspiracioneve, korrupsionit, propagandës, linçimeve, ndërskamcave, shantazheve, montimin e intrigave, gjuajtjes së gurit dhe fshehjes së dorës. Kryeshefi i saj në Kosovë është Christopher Dell, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë. Si shpjegohet fakti që administrata e SHBA-ve ende e ka në listë të zezë Fatmir Limajn, ndërsa Delli bënë biznes me të në Kosovë nëpërmjet USAID-it dhe Bechtel-it? USAID-i është organizatë qeveritare dhe listat e zeza të administratës amerikane janë pikërisht të drejtuara kundër këtyre bashkëpunimeve dhe financimeve. Aq më e logjikshme bëhet pyetja kur dihet se autostrada nuk ka të bëjë asgjë me përfitimet e “kombit” dhe shtetit të Kosovës por me Dellin, Fatmir Limajn dhe Bechtelin. Si shpjegohet tjetri fakt se Ministria e Punëve të Jashtme të SHBA-ve (Stejt Departamenti) në qëndrimet dhe raportet e saj për Kosovën është kritik për nivelin e korrupsionit në Kosovë, ndërsa njëri prej gjeneratorit kryesor të atij korrupsioni janë programet dhe financimet e USAID-it, duke mos harruar këtu edhe korrupsionin brenda vetë USAID-it në Kosovë, i cili përkundër së është publik, kurrë nuk është hetuar deri më sot. Stejt Departmenti dhe ambasadori Dell duhet ta qartësojnë arsyen e pozicionit të tyre diametralisht të kundërt në raport me Kosovën, lidhjet Mishkoviq – Limaj – PTK – Dell – Shqipëri – Serbi e Madhe, etj, etj. 

 

A është e vërtetë se USAID-i ka qenë i angazhuar në programe dhe reforma zhvillimore në Kosovë? Po në reformën e sistemin e drejtësisë të cilën me programe e ka bërë si çerdhe e legalizimit të krimit të organizuar për mbrojtjen dhe përkrahjen e atyre me të cilët ilegalisht bashkëpunon dhe bënë biznes Delli? Rezultati i disa prej këtyre programeve, janë intrigat e disa gjykatave (sidomos Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë e cila është rihapur nga USAID-i dhe mban pllakatë metalike me ngjyrë ari me emrin e USAID-it për të krijuar bindjen se kush qëndron prapa saj) edhe kundër qytetarëve të zakonshëm të caktuar, ndërkohë që mbi 200.000 lëndë ku përfshihen edhe krimet e rënda botërisht të njohura, mbesin të paprekura në gjykatat e Kosovës. Ato nuk do të preken kurrë dhe do t’iu shtohen edhe 200.000 tjera, sepse dihet kush goditet nga zgjidhja e tyre e drejtë, dhe kjo nuk i shkon për shtati Dell-it dhe USAID-it. Të vetmet  dosje që trajtohen shpejt, janë dosjet e pushtetit dhe gjykatave kundër të drejtave të qytetarëve të zakonshëm, duke përfshirë opinionet dhe analizat shkencore.

 

Një tjetër program interesant i USAID-it është ai financimit të ISC-së (Institute of Sustainable Corruption) nga Vermonti i SHBA-ve që vepron në Kosovë për mbështetjen e shoqërisë civile, në mes tjerash për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale të korrupsionit, dhe angazhimin e disa OJQ-ve për promovimin, advokimin, sensibilizimin e opinionit, dhe hapjen e debatit kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel qendror dhe lokal. Neve na është treguar në një takim zyrtar publik nga një zyrtar vendor i ISC-së (më duket drejtori i tij ekzekutiv) se: “Nuk është detyrë e juaja të ndërmerrni diçka si të zgjidhen problemet; kjo është kompetencë e dikujt tjetër (ndoshta e ambasadorit Dell, Zotit, ose kush e di se kujt)”. Detyrë e juaja është të llap-a-llapni diçka në formë të propagandës, tha në formë të tërthortë drejtori ekzekutiv i ISC-së, por jo t’iu bini problemeve në kokë (se mos po del USAID-i prapa tyre!).

 

 

Financimi i autostradës së “kombit” nëpërmjet shitjes së çdo pasurie kombëtare

 

Kur Hashim Thaçi thotë se nuk do të kursej asgjë për autostradën, ai mendon t’i shes ndërmarrjet e mëdha publike si PTK-në, KEK-un, Aeroportin dhe paratë e tyre t’i hedh në asfaltin e autostradës pa krye që nuk gjeneron gjë. Por nuk është qëllimi i tij që të gjitha paratë nga shitja e këtyre ndërmarrjeve publike të përfundojnë në autostradë. Ai do që, me një pjesë të parave nga shitja e çdo gjëje të Kosovës nëntokë, mbi tokë dhe në ajër të blej ose importoj nga Serbia: uji “Vlasinska Rosa”, Eurocrem “Cipiripi”, plazma keksa, moka, “shtapiça”, “zvakaça” dhe sheqerka lëpesë “Chupa-Chups”.  Me këtë variant, financimi i ndërtimit të autostradës është i pamundur.  

           

 

Të merresh me korrupsion, krim të organizuar, tradhti kombëtare, dhe hajni të paskrupullt në emër të luftës për liri dhe heronjve kombëtar

 

Kur e filluam këtë analizë duke e cituar Goebbels-in, dy pasojat e para të gënjeshtrës mjaft të madhe ishin politike dhe ekonomike. Geobbels-i përmend edhe pasojnë e tretë të gënjeshtrës, atë ushtarake, dhe këtë e vë shumë afër në ndërlidhje me pasojat ekonomike kur thotë “ekonomike, dhe/ose ushtarake”, që na bënë të kuptojmë se ai gati sa nuk i ka fuzionuar këto dy pasoja në lëmi të ndryshme në një, ose t’i identifikoj si sinonim.

 

Çka ka të bëjë lufta e Skënderbeut, Adbyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Eqrem Çabejt (ky më duket se ishte gjuhëtar - linguist) me autostradën e “kombit”,  luftën e Fatmir Limajt dhe kolegëve të tij Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi për plaçkitjen e pasurisë së kombit dhe kalimin e saj të huajve? Lufta e Skënderbeut është bërë në drejtim krejtësisht të kundërt. Fatmir Limajt i duket sikur Skënderbeu ka luftuar si ky për sjelljen e kompanisë turke “Enka” të veproj si zot shtëpie në Kosovë, me misionin për ta realizuar një projekt anti-shqiptar, anti-rajonal dhe anti-evropian siç është autostrada e “kombit”.

 

Ministrit të transportit në ceremoninë e hapjes së punimeve i shpëtoj nga goja, ose gënjej me qëllim, fjalia “deri te komandanti legjendar Adem Jashari”. Si është e mundur ky të shpif kualifikime “komandant legjendar” kur në Tribunalin e Hagës e ka përgënjeshtruar zyrtarisht ekzistencën e UÇK-së si ushtri me strukturë organizative komanduese, dhe e ka paraqitur atë si banda të armatosura pa komandë qendrore? A ka gënjyer atëherë, apo gënjen tani për qëllimet e tij ekonomike, apo në të dyja rastet? Sido që të jetë, këto janë pasojat ushtarake të gënjeshtrës të cilat Goebbels-i ishin në dyshim nëse duhet të mbahen të ndara nga pasojat ekonomike, prandaj edhe i ka cilësuar këto si “ekonomike, dhe/ose ushtarake”.

 

Nuk e di nëse dikujt ende vazhdon t’ia duroj veshi ndërlidhjen e luftës çlirimtare me tradhti dhe hajni kombëtare në këtë kohë, por është lajm i mirë që askush nga familja Jashari nuk iu bashkua trinomit Limaj-Thaçi-Krasniqi në atë ditë ceremonie për të abuzuar me emra si Skendërbeu dhe heronjve tjerë deri në ditët e sotme, për qëllime korrupsioni në nivel kombëtar. Mund të them se miti i komandantëve legjendar të Kosovës është duke u rrënuar në heshtje, sepse ai nuk përkon me vepra për kualifikime të tilla. Një plak i rajonit të Deçanit u kishte thënë gjeneralëve të shumtë të UÇK-së: “Ne kemi një kapiten nga fshati ynë i cili që 10 vite s’ka mundur të bëhet major, ndërsa ju i bëtë gjeneralë për dy ditë në mal”.                  

Një gënjeshtër e padurueshme, nga mund të kërkohet llogari po të jetë serioze (do të thotë po të jetë e vërtetë), është ajo e Hashim Thaçit kur përmend gjenocidin e paparë kundër shqiptarëve në raport me autostradën e “kombit”. Asnjë institucion ndërkombëtar nuk e pranon se në Kosovë ka pasur “gjenocid të paparë”. Në Bosnjë, vetëm Srebrenica është pranuar si gjenocid “normal”. Për rastin e Kosovës nuk pranohet se ka pasur gjenocid, por spastrim etnik dhe krime lufte. Ka edhe përpjekje ndërkombëtare që luftën në Kosovë 1998-99 ta paraqesin si konflikt i armatosur. Gjenocide me të mëdha se në Kosovë janë parë në shumë vende të botës gjatë historisë, në trojet etnike shqiptare (gjenocidi kundër çamëve, gjenocidi i Toplicës), madje edhe brenda vetë Kosovës gjatë luftës së parë Ballkanike. Prandaj, konstatimi i Hashim Thaçit për “gjenocid të paparë” me rastin e inaugurimit të autostradës së “kombit”, nuk qëndrojnë dhe janë vetëm në funksion të rrenës së madhe për projektin e autostradës.

 

Nuk lanë gjë të madhe kombëtare pa e njollosur me autostradën anti-kombëtare trinomi Limaj-Thaçi-Krasniqi. Këtij të fundit nuk i vjen turp përmend obligimin për “edukimin e brezit të ri me frymën e vlerave kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, vetëm disa javë pas djegies për herë të dytë të Lidhjes së Prizrenit, ose ndalimin e përdorimit të emblemës së tij nga Gjykata Supreme e Kosovës. Dhe për çudinë e askujt, i pari që do të vrapoj në mbrojtje të vendimit të mbrapshtë të Gjykatës Supreme, është, kush tjetër pos ambasadorit Dell. Ambasadori Dell thuhet se është angazhuar shumë për de-politizimin e gjyqësorit në Kosovë, por nuk e di në çfarë forme se. Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMLDNj-së, u përpoq me shkrimin e tij “Të rritesh jetim madje as pa njerkë! - Përkrahja e Radovanit për të drejtat e Hasanit” ta thyej akullin e heshtjes së mediave, censurës së tyre, dhe frikës së analistëve të pavarur, për ta thënë të vërtetën si duhet – se ky presion i ambasadorit Dell për politizimin e gjyqësorit. Mirëpo, nuk e di nëse Behxhet Shala ka qenë në dijeni se para tij, “frikacakët” i kanë treguar opinionit dhe kanë akuzuar drejtpërdrejtë ambasadorin Dell se “Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është i politizuar, por i USAIDizuar, e kjo do të thotë më shumë se i kriminalizuar”. I tillë është edhe sot, prandaj adresa e de-politizimit dhe de-kriminalizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë dihet.

 

Përfundim dhe parashikim i shkurtë

 

Bechtel&Enka e ka marrë punën në Kosovë dhe do të punoj sa dhe si të dojë vet. Ambasada e SHBA-ve dhe USAID-i në Kosovë do ta shkarkojnë ministrin Limaj dhe do të përpiqet ta largojnë nga Kosova, por nuk do ta marrin në SHBA. Ndoshta nëpërmjet Qeverisë së Kosovës do ta dërgojnë për ambasador në Kanada! Do të sjellin në krye të MTPT-së një ministër të ri, i cili do ta devijoj autostradën e “kombit” si të dojë e tërë Kosova. Konsorciumit Bechtel&Enka nuk do t’i interesoj fare se kah devijohet autostrada. Qëllimi i tij ka qenë vetëm të futet. Kushtet pastaj ndryshojnë kohë pas kohe sikur në rastin e Shqipërisë. Fatmir Limaj dhe ambasadori Dell e kanë kryer misionin me rastin e futjes së Bechtel&Enka. Ka mjaft kohë deri sa të vijë ndërtimi i autostradës deri në Therandë, dhe kjo mund të marrë së paku një vit. Deri atëherë, ose kur të vjen koha për devijim nëpër Malishevë, ministri Limaj mund të shkoj nga MTPT-ja (veç ka filluar ta kap përpara EULEX-i me bastisje në Ministri, në shtëpi, kudo, me akuza për shpërdorim të fondeve). Ambasadori Dell dhe USAID-i pastaj do t’i drejtohen BB-së për financimin e ndërtimit të autostradës së rikonfiguruar. BB nuk do të mbetet e heshtur dhe ka gjasa të ndërroj mendjen, pra ta financoj autostradën, por nuk dihet se çfarë integrimesh kombëtare, rajonale dhe evropiane do të siguroj financimi i autostradës së rikonfiguruar. Me siguri pak më të mirë se varianti i atyre që nuk lanë gjë madhore kombëtare pa keqpërdorur në emër të saj.