| E hene, 26.04.2010, 09:57 PM |
Intervenimi kriminal për ta arrestuar Albin Kurtin
Nga Blerim Rrecaj
Nga mediet njoftohemi se pas varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Aliut policia ka ndërhyrë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta arrestuar Albin Kurtin. Pjestarët e kësaj policie kanë shkaktuar dhunë ndaj të pranishmëve menjëherë pas varrimit duke u përpjekur ta arrestojnë Albinin. Sipas njoftimeve janë arrestuar disa aktivistë të kësaj Lëvizjeje dhe policët kanë ushtruar dhunë fizike brutale ndaj shumë qytetarëve. Këto pamje mund t’i shohim qoftë me anë të fotografive a pamjeve filmike që na ofrojnë disa nga agjencitë e lajmeve. Ky brutalitet policor që ndodhi në orët e pasditës ende nuk është dhënë në webfaqen e RTK-së deri tash (ora 23:25 minuta) por në të qëndron njoftimi se Thaçi ngushëllon familjen e veprimtarit Ali Aliu-Kelmendi. Për të mos e zgjatur shumë kjo po ma kujton daljen me një deklaratë të shefit të Euleksit dhe plasimit të saj në RTK-vetëm pasi lajmi për kontrabandën e punëtorëve euleksianë pat marrur dhenë. “Hashim Thaçi dhe Eulex janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policies speciale”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ahtisaria koloniale unmikeuleksiconiane me argatët e veglat e saj vazhdon ta provokojë popullin që përjetoi llojlloj regjimi të huaj kolonialist, tiranik e shtypës.