| E hene, 26.04.2010, 09:59 PM |
Pllakë varri, në varrezat shqiptare të fshatit Jagoll, nga viti 1211 h.(1780) ku shihet dielli mbi dy koka të gjarpërit, që jënë simbole te besimit pagan ilir
Varre myslimane me simbole të besimit Ilir
Shkruan: Dr. sc. Ilmi VELIU
Zyrtarët e Komunës së Osllomesë, na informuan se banorët e fshatit Jagoll, rrethi i Kërçovës, duke dashur të rrafshonin një tokë pjellore, kanë hasur në disa varre të vjetra, dhe kishin kërkuar që ne, si përfaqësues të Muzeut, ta vizitonim terrenin dhe të shihnim se për çka është fjala. Ditën e caktuar, Isa Neziri dhe Sulejman Veliu, nga komuna e lartëpërmendur, më shoqëruan deri te lokaliteti në fjalë.
Terreni i perngjante një varreze tumulare, dhe vetëm historianët e lexuar mirë, e dinë se Ilirët jënë varrosur në këtë mënyrë. Varrezat e quajtura “Tuma” jënë zbuluar në Shqipëri, Dalmaci, Bosnje e Mal të Zi, dmth në trojet ku jënë shtrirë Ilirët, dhe nëse është zbuluar edhe në Maqedoni kësi lloj varreze me siguri se nuk është publikuar ose është shkatërruar, që të fshihen faktet dhe argumentet se ketu kanë banuar ilirët dhe se shqiptarët e sotëm jënë pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre.
Për lexuesin e rëndomtë do të skjarojmë se Tumat janë “varreza ilire” ku një familje apo vendbanim i tërë është varrosur në një terren të rrafshtë, në një vijë rrethore të caktuar dhe, kur vëndi është plotësuar, terreni është mbuluar dhe bërë në formë të një gërmadhe – tume, trume, (gërmadhë dheu). Në të shumtën e rasteve varrimi është bërë me trup por jënë zbuluar raste ku kufoma është djegur dhe është gjetur vetëm urna (ena) që ka ruajtur hirin e kufomës.
Në lokalitetin në fjalë, ka mundësi që toka, dalëngadalë të ketë rrëshqitur nga lagështia, dhe varret ti ketë nxjerrur në sipërfaqe. Puntorëve që kishin dashur ta rrafshonin terrenin u ishte dashur pakë punë që ti zbulonin varret dhe ka mundësi që në një thellsi më të madhe të ketë edhe varreza tjera.
Varret jënë të një gjatësie prej 2m, dhe gjërësie
Varret në fjalë jënë të njejtë me tre varret që në vitin 1985 i ka zbuluar arkeologja e Muzeut të Kërçovës, Gordana S. e cila në oborrin e xhamise së Kërçovës duke kërkuar themele kishe, ka zbuluar tre varre ilire për të cilët shkruan se jënë të sh.III p.e. Duke u bazuar në materialet që ka zbuluar ajo, mund të thuhet se varret kanë qenë të kohës kur kryeqyteti i fisit ilir të Penestëve “Uscana” ka qenë në kulmin e fuqisë së sajë, dhe sipas Tit Livit ka pasur mbi dhjetë mijë banorë.
Duke krahasuar varret e zbuluara në Jagoll me varret e zbuluara te xhamia e Kërçovës, vimë në përfundim se edhe këto varre jënë Ilire, sepse jënë të ndërtuar në mënyrë të njejtë,formë të njejtë dhe jënë përdorur materiale të njejta.
Që të vazhdohet gërmimi në këtë lokalitet, duhet bërë marrëveshje më pronarët e tokës, të bëhet projekt nëpërmes Muzeut, të kërkohen mjete finansiare nga Qeveria e Maqedonisë dhe të vazhdohen gërmimet, ku në mënyrë shkencore dhe me ane të materialeve që do të zbulohen, do të vërtetohet edhe njëherë se në këto troje, në kontinuitet ka jetuar i njejti popull, Ilirët-Arbërit-Shqiptarët.
Por ajo që na habiti dhe na la pa teksat, gjatë vizitës dhe hulumtimit edhe të varrezave shumë të vjetra myslimane të këtij fshati, e që mendojmë se ka domethënje shumë të madhe për ne shqiptarët në këta troje, është ajo se disa nga pllakat e varreve, që datojnë nga viti 1211, hixhri ose 1780 të kalendarit të sotëm, shihen edhe simbole të besimit pagan-ilir.
Këto simbole ilire, të zbuluara në pllakat e varreve të shqiptarëve mysliman, vërtetojnë se popullata e këtushme është autoktone-ilire, e cila edhepse, para 2000 vjetëve nga paganizmi kanë kaluar në krishterizëm, dhe para 600 vjetëve në Islamizëm, nuk e kanë harruar traditën e besimit pagan.
Pllaka a varrit, që qëndron te koka e të vdekurit është e shkruar në osmanisht, me germa arabe dhe jep të dhëna për të vdekurin, por ajo që është e veçantë dhe që asnjëherë nuk mund të haset në varrezat myslimane joshqiptare, është se, në majë të pllakës së varrit, është i gëdhendur dielli, i cili qëndron mbi dy koka të gjarpërinjëve.
Ilirologu më i madh i Ballkanit, po edhe i Evropës, shqiptari nga Zara, Aleksander Stipqeviç, pastaj Neritan Ceka e Muzafer Kërkuti nga Tirana, kanë vërtetuar se besimi pagan kryesorë tek Ilirët, e sidomos te ata të jugut, ka qenë besimi në gjarpërin.
Arkeologu nga Bosnja, Qiro Truhelka mendon se vetë emri “Ilir” eshte emër i një gjarpëri për të cilin pastaj, ilirët kanë bësuar se ai ka qëndruar nën gurin e vatrës së shtëpisë, ku ka sjellur fat dhe ka mbrojtur shtëpinë nga të papriturat. Edhe sot te shqiptarët mbretëron mendimi se nëse gjarpërin e gjen brënda shtëpisë ose në themel të sajë, nuk duhet prekur, sepse është gjarpër themeli, mbrojtës i shtëpisë, që është besim pagan dhe është ruajtur ndër shqiptarët për 2500 vjet me rradhë.
Në shtëpitë e vjetra tradicionale shqiptare, që ishin me vatër e oxhak, aty ku mbeshteteshin drutë, qëndronte një lloj objekti nga hekuri me kokë gjarpëri, katër këmbë të shkurtëra dhe bisht të përdredhur, i cili objekt në Kërçovë e rethinë, quhet “Dromoxhak”, dhe vazhdimisht qëndronte tek oxhaku. Simbolikën e tij e kuptova vitin e parë të studimeve, kur arkeologu arbëresh Stipqeviç, që na ligjëronte Arkeologji, e pas tij edhe Muzafer Kërkuti nga Tirana na e skjaruan simbolikën e gjarpërit.
Është e vërtetë, thotë Stipqeviç, se kulti i ilirëve parahistorik, sidomos në Ilirinë veriore ka qenë dielli, dhe këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura që ilirët i kanë mbajtur në qafë ose në shtëpi. Tek ilirët e jugut ka dominuar gjarpëri, dhe ai si kafshë toteme ka pasur rol qëndrorë në sistemin mitologjik e religjioz të tyre. Numër i madh paraqitjesh të kësajë kafshe, që bëhen të shpeshta, veçanrisht prej sh.V,p.e. në stolitë e ndryshme dhe mbi pllakat e varreve, vërtetojnë rëndësinë që ka pasur kjo kafshë toteme.
Gjarpëri është paraqitur si roje i vatrës së shtëpisë, symbol i frytshmërisë e plleshmërisë, dhe si simbol i fiseve ilire të jugut, që do tu bëjë ballë të gjitha fortunave dhe si që shihet nga ky zbulim i joni, ka arritur deri në ditët tona.
Varr ilir, i zbuluar në Jagoll të Kërçovës ku shihet se muret e varrit jënë të rregulluara me pllaka të trasha guri nga te kater anët. Varri nuk është gërmuar deri në fund, ngase puntorët frigoheshin nga eshtrat që do të mund ti gjinin në brëndi të varrit.