| E diele, 25.04.2010, 09:58 PM |
GRANITI Shpk ISTOG- VEPËR E SUKSESIT DHE PUNËSIMIT TË FAMILJEVE ISTOGASE
Pasardhësit e Kamber dhe Murat Loshit me dije dhe punë rrisin emrin e Istogut
Nga Xhevat Rexhaj
Shekuj me radhë shqiptarët ishin të detyruar që me çdo mjet të mbroheshin nga armiqët shekullorë, e sidomos nga falangat serbe të të gjitha kohrave. Në Padalishtë të istogut shekull më parë ishte një familje me namë dhe za jo vetëm në Istog e Drenicë por edhe më gjerë. Në ketë familje të madhe dhe patriotike ishin edhe vëllezërit Loshi, Kamberi njeri i pushkës dhe i akcionit si dhe Murati njeri i fjalës dhe i odave por njësoi si fjalën e fortë kishte edhe pushkën. Nga historia dhe nga të moshuarit tanë ne kishim dëgjuar dhe lexuar se kjo familje kishte luftuar deri në vdekje të anëtarëve të vetë me falangat serbe duke ju sjell atyre edhe humbje në njerëz. Kamber Loshi kishte qenë një njeri me të gjitha tiparet e një shqiptari nacionalistë dhe kurr nuk ishte pajtuar që të trembej apo përulej ndaj serbëve të dhunshëm të asaj kohe, ai me vëllezërit e vetë kishte luftuar disa vite me barbarët dhe për shqiptarët mbetet një monument në vehte se si duhet mbrojtur pragu i shtëpisë, Murat Loshi thuhej se ishte një nderë të rrallët në Kosovë që ishte njeri i mprehët dhe i aftë si të ishte një intelektual që zor gjindet sot. Murati ishte shkencë në vehte tregonin njerëzit e kohës.
Në familje të brumosura me patriotizëm të çiltër kurr nuk shuhet gjeni për të ardhmën, pra për vazhdimin e vetëdijës së tillë, por kuptohet duke iu përshtatur rrethanave dhe kohës, të tillë dolën edhe të rinjët e familjesë Loshi të cilët së bashku me babanë e tyre në vitet e 80 ta krijuan një firmë në Istog dhe atë nga duartë dhe puna e tyre shumë e madhe, duke pasur vështirësi me pushtetin dhe realitetin e athershëm, por ata të rinjë së bashku me babanë tyre ishin këmbëngulës dhe të dhënë pas punës së mundimshme që me djersen e tyre të krijonin diq të mirë jo vetëm për vehten por edhe për Istogun. Prej vitit 1989 në krye me inxh. e dipl. Ismet Loshi, vëllezërit Loshi me punësimin e njerëzve sa do kudo zbutnin varfërin e shumë familjeve istogase. Pas luftes ata vazhduan me një elan edhe më të madh dhe nga një firmë të vogël vendosen bazen e një firme moderne duke punësuar me dhjetëra istogas. Kjo firmë profesionalizohej në degë të ndryshme , përpunimi i gurit, shtrimi i rrugëve deri te prodhimi i asfaltit.
Në vitin 2008 së bashku me Mehmetin, nga i cili u thirra të shoh me sytë e mi një vepër të tillë, isha personalishtë te punishtja e tyre, dhe aty pash përsë afërmi mjete moderne dhe përpunim kualitativ të asfalltit. Ishte mahnitëse se si vëllezërit që të gjithë ishin aq të kujdesshëm dhe jo mendjemëdhenj, ishin vërtet pasardhës dhe pasndjekës të Loshëve të tyre të mëdhenj. Shumë rrugë në istog e më gjerë u asfaltuan nga kjo kompani tani më me renome në terë Kosovën, kjo firmë sot krijon dhe punon në terë teritorin e Kosovës edhe pse këta kurr nuk lejuan që të shiten te politikat e ndryshme për perfitime rasti, jo këta ishin dhe mbeten fanatik të punës dhe djersës së tyre. Vëllezërit Loshi sot punësojnë afër 100 punëtor e në sezona edhe më shumë, nga kjo del se njerëzit me kapital kombëtar dhe patriotik bëjnë vepra të gjalla duke mbajtur gjallë me mijra anëtar të familjeve të atyre që punojnë dhe paguhen shumë mirë në ketë kompani. Kompania Graniti sot për Istogun është një burim i madh i mirëqenjës së qytetarëve dhe i vetë komunës, ngase këta rregullishtë paguajnë taksën dhe tatimin ndaj shtetit, të tillë janë vëllezërit Loshi. Inxh. Ismet Loshi është një njeri shumë modest, nuk fletë shumë por është shumë kompetent dhe profesionistë për atë që e bënë, dhe është mrekulli se si ka përkrahjen dhe besimin e madh nga vëllezërit e tij.
Graniti është një shembull tipik i funkcionimit dhe realizimit të synimeve të njerëzve që duan të jetojnë nga djersa e tyre, vëllezërit Loshi janë një shembull tipik i dashurisë dhe edukatës familjare së pari dhe i krijimit të vendeve të punës për bashkëqytetarët së dyti, me të tillët fiton edhe shteti, andaj istogasit mburren se kanë një kompani të tillë që ia rrit emrin dhe namin Istogut, por edhe familjesë së Madhe Loshi. Të shpresojmë se nga ky shembull do të kuptojnë edhe shumë firma tjera se si bëhet biznisi i pastër dhe i drejtë, nga i miri fiton edhe tjetri, suksese Granit dhe vëllezër Loshi.