Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Demaku: Morali, etika dhe ndërgjegja

| E diele, 25.04.2010, 08:58 PM |


MORALI, ETIKA DHE NDËRGJEGJA

 

Nga Sokol Demaku

 

Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes, e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje.

Pra morali është terësia e parimeve, e normav edhe e rregullave janë krijuar historikisht kushte caktuara ekonomiko-shoqërore dhe përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve shoqëri, vetë sjellja e njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave. Sjellje lidhet me nderin, sjellje e ndershme, terësi e forcave brendshme e shtyjnë njeriun veprojë, qendrojë a plotësojë një detyrë, gjenjda shpirtërore e dikujt.

Morali ka edhe kuptime tjera:                                                            ,

-Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,

-Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,

-Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,

-Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,

-Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,

-Bazimi në mundësi  të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.

"Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn

"Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të

përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli

Por e zezëdita se sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e  ndjenja dhe keto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe ti ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror.

Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etikë normative dhe etikë e zbatuar.

”Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone

"Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole

Por fatkeqësisht edhe kjo shkencë sot është hequr nga perdorimi dhe nuk gjenë zbatim në jetëne perditshme perderisa edhe moralik a renë dhe nuk behët fjalë për norm amorale apo rregulla morale, pra edhe kjo shkencë ka renë në gjum, sepse nuk kam e cka të merret.

Ndërgjegjja, është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si vecori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij.

Sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të

përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e

keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara.

Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave. Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojn ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar. Pra aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore, kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut n¨åe jetën shoqërore, vetëdije, ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara shoqërisë, qendrimi i drejtë në punë e në jetë, që n iset nga kjo ndjenjë. Materia është parësore ndersa ndërgjegja është dytësore.

Por si duke edhe kjo sot ka humbur nga horizonti, jo vetëm tani por ka filluar që ka kohë.