Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lush Palokaj: Ahmet Qeriqi nuk falë

| E diele, 25.04.2010, 09:59 PM |


Ahmet Qeriqi nuk falë

  

Nga Lush Palokaj

 

Në Radio Kosova e Lirë, në një emision special u lexua një temë historike e titulluar “Kryqëzatat, luftra që sollën pasoja fatale për qytetrimet” ku autor ishte Ahmet Qeriqi por 

 eshtë sajim historik sipas qejfit të tij plot intriga e poshterim i motivuar për një qëllim të caktuar dhe “muslimanët nuk falin”është parulla që ky e mbështetë.

Përsa i përket krimeve që i kreu Kisha e Krishterë, këto dihen. Me krimet e saj është mbushur historia mesjetare evropiane, madje kundër këtyre krimeve u ngrit edhe vetë Levizja Humaniste. Por nuk është e drejt të heshtet përballë krimeve të Arabeve në shek. VII -të dhe të Turqve sulxhuk në shek. XI-të në Lindjën e Mesme. Kjo më bëri të reagoi në njëaneshmerine e Qeriqit në shtjellimin e kësaj teme. Kryqëzatë na qenka edhe lufta e Amerikaneve dhe e Evropës në Irak, Avganistan dhe Pakistan e sigurishtë edhe në Kosovë, mendim që e kam ndëgjuar nga disa që sillen rrugëve të Bronxi-t  të cilet djersitën kur ta shkruajn emrin e tyre siç ka thënë Fishta, tek të cilët faktori fe është më i rëndesishem se gjaku e kombi. Si duket kjo na qenka rëndësia e emitimit të kësaj teme në emisione speciale dhe Ahmeti se ka ndërmend të falë - fushatë haptas kundër Selisë se Shenjtë dhe kishës dhe që e bënë këtë Radio Stacion të mos degjohet më.

Të thuash dominon mendimi i përgjithshëm pa sqaruar pakë shkaqët e fushatës i mirret e drejta lexuesit të gjykoj vet se po ta njifnin më mirë historinë shqiptarët, ajo nuk do të përseritej.

 E pashë literaturën e shfrytëzuar por nuk e pashë emrin e dy historianëve të njohur njeri shqiptar e tjetri amerikan, Tajar Zavalanit që e ka shkruar”Histori e Shqipnis”dhe Ferdinand Schevill  që ka shruar “History of Balkan Peninsula” dhe e shtjellojnë temën e lartëpërmendur dhe kam arsye t’ju besoj më tepër se Qeriqit sepse kanë shfrytëzuar një literaturë më të gjërë dhe kanë dhënë nga një histori të shkruar.

 Zavalani dhe Schevill kanë shfrytzuar historianët më të njohur boëtror dhe nuk e mohojnë të drejtën e fushatave për të mbrojt diskriminimin fetar të krishteneve e askush nuk e arsyeton inkvizicionin e disa mëkate tjera të kishës kur edhe vet Papa ka kërkuar falje, por kryqëzatat janë dishka tjetër.

“Në fillim të shek.VII-të fiset arabe të Jemenit dhe Hexhazit në Arabin Saudiane ishin bashkuar rreth fesë muhamedane, kryetar i se ciles ishte njikohësisht prijes fetar, politik dhe ushtarak. Ndjekësit e kësaj feje te re deshën me e përhap në mes të popujve fqinj nëpërmjet luftës se shenjtë ose Xhihadit.”[T.Z] Këtu ai shkruan për Halifin Omer i cili qëndroi si trashigimtar i Profetit prej 634 deri në 644. Ordhit e armatosura t’Islamizmit e gjeten Perandorinë e Bizantit të dobësuar dhe nuk paten vështirësi të pushtojnë Irakun, Persinë dhe më 651 Shahu pësoj një vdekje tragjike kurse Sirinë e dorëzoj Peshkopi pastaj u pushtue Armenia, Egjipti etj.

“Manteli i Muhamedit, kur ai vdiq, ra mbi një pasues të quajtar kalif. Nese Muhamedi arriti të merrte Arabinë, kalifët e parë morën përsipër të perhapnin mendimët e profetit përtej shkretirës se tyre.”[F.S]Dy vjet pas Damaskut i erdhi radha rënjës se Jeruzalemit qe u shoqërua nga dëshpërimi i gjithë botës se krishterë. Kalifët e parë kishin në mëndje vetëm pushtimin e botës. Kjo ishte një luftë e përgjkshme fetare e ngjashme me kryqëzatat ku shumica u islamizuan me dhunë dhe askush nga të krishterët nuk ndërmori ndonjë fushatë kundër tyre që ishte mëse e nevojshme. Vetë i pari i fesë Profeti Muhamed bashkë me Aishen me shpatë në dorë i ka pri luftës për përhapjën e islamizmit kurse mirësia, sinqeriteti, sakrifica për të tjerët, oratoria profetike ishte arma e Krishtit.

Disa shekuj më vonë[1055] kjo shtrëngatë po përhapej ngadalë në përendim, një tjetër më e fuqishme jo vetëm që u formua por edhe u përhap shpejt në lindje. Kjo shtrëngatë lidhet me ardhjën e turqve, një popull që do të kishte një domethënie të tmershme për Bizantin në përgjithësi dhe gadishullin e Ballkanit në veçanti. Ata ishin mongolë të ardhur nga Azija qëndrore dhe kishin lidhje kështu me hunët, avarët dhe bullgarët, por gjatë shek. te IX-të ata u lidhën me perandorinë arabe. Pasi u kthyen në muslimanë, turqit u vendosën në shërbim të kalifit arab. Në shek. X-të nje kryetar turk i quajtur Selxhuk grumbulloi rreth vetës një numër të madh ushtarësh të cilët nën emrin hitorik turqit selxhukë, nisën plaçkitjët në zonat e lindjës se afërt. Shkelja e Palestinës i tronditi thellë të gjithë popujt e Evropës Përendimore. Shtegtarët që ktheheshin nga Jeruzalemi përshkruanin me fjalë pikëlluese vandalizmin që bëhej kundër vendeve të shenjta dhe përsekutimin e vëllazërve të tyre krishten. E gjithë bota kristjane u përshkue nga një valë të fuqishme dhimbsurije dhe ky ishte shkaku që Papa Urban II -të muar inicjativën e një luftë çlirimtare kundër ordhive të Antikrishtit. Ajo s’ishte maskë, po një fushatë haptas e kërkuar për t’i mbrojtur të krishterët nga diskriminimi fetar dhe sigurisht që ka pasë të tillë që e “kishin marrë kryqin” me paramendim që të përvetësonin toka dhe të bëheshin në Lindjën e Afërt Dukë dhe Kont por të dy historianët e lartpermendur nuk ja mveshin kishes atë qëllim.

Sipas Qeriqit Selia e shenjtë qenka e mbushur me mëkate e muhamedanet qe dhunonin e torturonin, një botë ku nuk përfillej as mëshira as ndjenja minimale humanist ku poshtersia bente ligjin “muslimanët nuk falin,” fushatë e pastër antikishtare e tipit vehabist që dëgjohet për çdo mbremje në këtë Radio Stacion, turpi i kombit -  qenka e shenjtë.

Kur Tarik Ziadi e sulmoi Spanjën[711] nuk e gjet te zbrazet, Visogotet e fiset tjera ishin vëndas, luftuan dhe Rodriku, Mbreti Iberisë ra viktimë dhe shumica me dhunë u ilamizuan. Në shek. XIII  ebrenjët dhe muslimanet gezonin të drejtat e tyre por mbetën minoritet, për ti ikur problemit me Evropen, mbreti me edikt urdhëron konvertimin e popullit në fenë e mëparshme[në Evropën e krishtërë si musliman jemi të pavlefshëm] dhe me 1942 dëboheshin nga shteti ata që nuk konvertoheshin e vajtimi i Ahmetit për anën tjetër është perfid.

Të gjitha shtetët e Lindjës se Mesme dhe shumica të Azisë janë me popullatë shumice muslimane, të konvertuar me luftën e shenjtë “Xhihadin” [Kryqëzatë], pikërisht nga arabët dhe turqit ngase ishte kontinënt i tyre kurse Shqipëria, Kosova e Bosnja në Evropë, ndërhyrjën e kryqëzatave në kotinentin e tyre Qeriqi e shef si fatalitet e atë të arabeve ose të tuqve në Evropë të mirsëardhur.

Këto kryqëzata paskan vazhduar edhe në Ballkan më 1912 por ka harruar Ahmeti se kanë filluar më parë. Eshtë Beteja e Kosovës[1389] kryqëzatë në kuptimin e plotë të fjalës, koalicion i të krishterëve, bashkë me serb kemi luftuar kundër një aziatiku, i huaj për Evropën, atëhere kur nuk ka pasë shqiptarë të islamizuar. Mirëpo kur aziatiku u bë BABE i joni  më 1877 kur Rusia i shplli luftë aziatikut  ne ja kthyem pushkën Rusisë e Serbisë e shpesh edhe njeri tjetrit, rivalitet religjioz që eshtë fshehur nga historianët e atëherë si të kërkojmë përkrahje prej atyre kundër të cileve kemi luftuar? Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet Ahmeti. Qenkan dëbuar për Turqi e jo në një shtet tjetër. Janë dëbuar për Turqi ata të cilët e kanë ndij veten turq e ata të cilet se kanë pranuar atë identitet u ndalën në shqiperi, faktori fe ishte më i rendësishëm se kombi.

“Botëkuptimi i shumicës dërmuese të shqiptarëve në vitët 1900 deri në 1906 ka qenë për të ardhur keq, - na shpjegon Eqrem bej Vlora. - Askush nuk e ndiente veten pjesëtar të një populli: kudo që ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndarë e të prerë si me thikë. Në njërin bënin pjesë ato tri të katërta që pyetjës se çfarë ishin i përgjigjeshin”tyrk elhamdylillah,” gjë që natyrisht nuk duhej kuptuar ngushtë, nuk duhej marrë në kuptimin e një përkatësie, por të një përkatësie fetare. Çereku tjetër, shqiptarët ortodoks dhe hera-herës edhe katolikë quheshin gjaurë, emertim që jo vetem i përçmonte por edhe i ndante nga terësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje do të thosha i huaj…”

Noli thote se Gjergj Kastrioti asnjëherë nuk  e ka ndërruae fenë, madje ka qëndruar në shtepi por vetëm gjatë fushatave luftarake eshtë ftuar dhe vetem atje është quajtur Skenderbeg. 

Një variant thote se Ali Pasha ishte bir një turku por nje variant tjeter e mohon. Zavalani e paraqet të çveshur nga të gjitha atributët njerëzore.Plani i tij nuk kishte asnjë ndjenjë patriotike, as një ide kombëtare dhe ndoshta ky është shkaku pse dështoi, - thotë ai. E sa i përket Halil Patronës, Abdyl Frasherit, Haxhi Prizrenit dhe Ismail Qemalit ja falI Ahmetit me gjithë patriotizmin e tyre.

Vajtimi i tij kundër ndërhyrjës se forcave Amerikane në Irak dhe Pakistan, e NATO-s në Avganistan, Qeriqi e quan kryqëzatë e jo luftë e sekteve për pushtet, rivalitet i filluar nga beteja “Qërbelasë” në jug të Bagdadit më 680. Imami Hyseni me gjithë grupin e tij u masakrua pa mëshirë. Tragjedija e Qerbelasë u bë shkak i një përçarje të thellë në botën Islamike që vazhdon  edhe sot. Atëhere  sipas mendimit të tij edhe ndërhyrja e NATOS në Kosove nuk mund të kuptohët ndryshe vetem si kryqëzatë e Bushi pat thënë se po të ishim kundër ilamizmit ne s’do ta shpetonim Kosovën e ato shtete për të cilat po vajton Qeriqi, bashk me Rusinë dhe Serbinë kan të njejtin qëndrim ndaj Kosovës e duhet bërë apel Sali Berishës që të mos luftoj kundër vëllëzërve të Ahmet Qeriqit.

24-04-2010