| E shtune, 24.04.2010, 07:59 PM |
Një kërkes që do duhej përkrahur
Nga Gani Qarri
Pasi që ka kaluar kaq shumë kohë pa u ngritur kurr një kërkesë e tillë,nga askush që sa vite,dikush mund të thotshte se kjo kërkesë ishte gati e harruar dhe madje duket edhe paksa si e pa besueshme por ja që ndodhi kjo edhe pse pak sa e vonuar, kjo ësht plotësisht kërkes me vend dhe e drejtë.
Dhe vërtet më në fund,pas një pritje të gjatë edhe një deputet i yni tanimë doli me kët kërkesë të shumë priture e cila do duhej përkrahur nga të gjithë, anipse me një vonesë të theksuar, populli thotë më mirë vonë se kurrë.
Veprimet e ish funksionarve komunist do duhej denoncuar dhe dënuar njëzëri,por a janë të vullnetshëm dhe të ati mendimi edhe kolegët e partisë të punës dhe veprimtarisë së vet Nait Hasanit që të veprojnë në kët drejtim?!
Kryetari i Parlamentit u deklarua se Parlamenti merret me ligje por jo edhe me Histori,athua pse u deklarua kështu zotri Jakup Krasniqi, apo mos në mënyrë të tërthort, tërhoqi vërejtjen që deputeti kët qështje tia lë Historisë?!
Njerzit kanë arsye ta “lexojnë” ashtu si mendojnë ata,me apo pa të drejtë edhe nëse për asnjë arsye tjetër, për vet faktin se të paktën,siq dihet botërisht një komunist të cilin Nait Hasani kërkonë ta dënojnë edhe punën e tij të dikurshme,ai ësht varrosur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Ndaj, si mund të dënohet vepra e një njeriu e po të njejtit funksionar komunist,nga parlamenti i asaj Qeverie e cila,me rastin e vdekjes e kishte varrosur me aq shumë nderime?!
Madje a ka kohë Parlamenti i Kosovës të merret në mënyr serioze me kërkesën e drejtë të deputetit edhe nga perspektiva jo e edhe aq e mirë nga gjendja e sotme në Kosovën e lirë me një pjesë të madhe të sajë ende nën pushtimin serb,ku agjentët e serbisë,të emërtuar tashmë në mënyrën më të butë të mundshme “si struktura paralele serbe”, sundojnë,dhe bëjn ligjin në një pjesë bukur të mirë të vendit,e që duket hapur se po përgadisin me të gjitha mundësit edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës.
Athua shtrimi i kësaj kërkesë kaq të drejtë ,në këto momente, a mund të shikohet edhe si tërheqje e vëmendjes nga problemi i vërtetë,i cili rrezikon edhe ndarjen e vendit?!
Ky rrezik sot po shifet hapur më tepër se kurrë më parë ndaj edhe duhet pa humbur kohë sa më parë vendosmërisht të kundërveprohet,ndaj këtyre planeve të serbis,dhe tendencave të pa reshtura të sajë për ndarjen e Kosovës?!
Shembuj të tillë kemi përditë bile edhe me bollëk,si askund tjetër në europë.
Të gjithë shqiptarët duhet ti trishtoj fakti se vetëm sotë,sipas shtypit dhe mediave,pas heqjes së disa antenave të telefonisë ilegale serbe në Kosovë,serbët në veri,menjëherë kishin aktivizuar shtabet e tyre të “mbrojtjes civile” për mbrojtjen e atyre antenave,antena të cilat kishin ndikim kryesor edhe në vetë Aeroportin e Prishtinës e që shumë shqiptar e kishin mërzi ti hapnin telefonat e tyre celular edhe pasi zbrisnin nga Aeroplani,vetëm e vetëm nga mosdurimi i paraqitjes së dhunshme dhe të menjëhershme e SMS-ëve të paftuar të telefonisë serbe,me përmbajtje të padëshiruar dhe këte mu në Zemër të Dardanisë antike, duke na imponuar përshëndetje serbe në Atdheun e shqiptarve,pa dëshirën tonë,me fjalët e urryera ,në mes të kryeqytetit të Kosovës së lirë dhe të pavarur “welcome to serbia”?!
Madje Kosova edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe egzistencës së sajë si shtet i lirë dhe i pa varur ,edhe sot e kësaj dite,nuk ka kod të saj shtetëror e as Telefoni të veten fikse….
Duhet të jetë shumë shqetsuese jo vetëm për Popullin por edhe më trishtuese duhet të jetë për udhëheqësit dhe deputetët e Shtetit tonë,fakti se udhëheqja e strukturave paralele serbe jo vetëm që ka aktivizuar pjestarët e mbrojtjes civile por ato nën udhëheqjen e Kolonelit të ushtrisë serbe Dragoljub Janiqeviq,300 pjestar të saj i ka vën në gatishmëri të plotë,në zveqanin e vogël për mbrojtjen e antenave kryesore të telefonisë së serbisë në Kosovë!
Aq më keq,nën komandën e Kolonel Dragoljub Janiqeviqit,sipas gazetës Koha Ditore,Mbrojtja teritoriale e srbisë jo vetëm që ësht e përqëndruar në disa lokalitete të Kosovës,dhe funksionon e lirë dhe e pa penguar nga askush, por edhe përgaditjet dhe ushtrimet sipas kësaj gazete ,i kryejnë hapur dhe po aqshtu të pa penguar në Poligonin e gjuetisë të fshatit Zherovnicë afër Zveqanit në Kosovën e “lirë” dhe të pavarur.
Këto struktura policoro-ushtarake të agjenturave të sigurimit serb,jo vetëm se veprojnë hapur dhe pa pengesa por edhe mbajtja dhe funksionimi i tyre mundësohet me financimet nga strukturat e UNMIKU-t për të cilat edhe pse publikisht deklarohet se UNMIK-u i takon së kaluarës bile ësht edhe pengesë për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veriun e vendit,Qeveria e Kosovës ,sipas gazetës “Zëri” për të tretin vit me radhë edhe sivjet paska ndarë, hiq më pak se dy milion euro,për funksionimin e UNMIK-ut,për kët vit,pavarësisht deklaratave se pas shpalljes së pavarësis, UNMIK-u ësht i pa nevojshëm dhe pengesë e shtrirjes së pushtetit në Veri të vendit.
Derisa serbët në të gjitha anët e Kosovës,ngasin veturat e tyre pa kurrfar sigurimi me targa apo edhe pa targa fare,me targa të serbisë,apo edhe me targa veturash të lëshuara që nga koha e Milosheviqit, mërgimtarët shqiptarë që kanë bër shumë për shtetin e tyre të dëshiruar-Kosovën,me tu kthyer në vendlindje,që nga arritja në kufijtë e Kosovës,përkundër sigurimeve më të mira europiane dhe të pranuara anë e kënd botës,me të hyrë në kufi të shtetit tonë,fillon gjobitja e tyre,që nga pagesa totalisht absurde,në emër të të ashtuqujturave “sigurime” për makinat e siguruara me sigurime që vlejnë në krejt Europën dhe të pranuara zyrarisht nga e tër Bota,e deri te nxjerrja e dokumentacionit qfare do qoft ai,që nga Certifikata e lindjes e deri te Letërnjoftimi dhe Pasaporta,të cilat pa pagesa të majme apo njohtësi të “fortë” si merr dot.Përveq pritjes së gjatë, zyrtarët e korruptuar,edhe po ndodhi që vet ata të gabojnë në shënimin drejt të një shkronje të vetme në Dokument,me gjithë fajin dhe pakujdesinë e tyre, mërgimtarët janë të detyruar të bëjn lutje pas lutje dhe kërkesë pas kërkese dhe të dënuar që ti heqin të gjitha shpenzimet e rikorruptimit dhe përmirësimit të gabimit nga vet zyrtarët e kësaj burokracie tej mase të korruptuar.Gjëra të tilla,nga zyrtarët komunal,të përsëritura shpesh herë madje jo rrallë edhe në mënyrë të qëllimshme,tashmë të njohura dhe të mësuara përmendësh,si në vendin tonë,nuk ndodhin askund tjetër.
Mu nga këto shkaqe edhe dëshira e flaktë e mërgimtarve shqiptar për tu paisur me dokumente të shtetit të tyre gjatë të ëndrruar dhe shumëpritur,të cilin e duan dhe nderojnë me gjithë zemër,u mbetet në fytë dhe ua zën frymën ,sjelljet tejmase përbuzëse të këtyre zyrtarve të korruptuar deri në përmasa shqetsuese.
Madje edhe pse shumë deputet ish të përndjekur, tanimë janë rehatuar më së miri,me poste dhe fuksione shtetërore dhe komunale,ndjkekja ndaj disa shqiptarve, dhe sidomos disa pjestarve dhe Kryetarit të lëvizjes Vetvendosja,edhe sot vazhdon.
Si do të arsyetohet nesër para gjeneratave të ardhshme,vrasja e demonstruesve shqiptar nga UNMIK-asit rumunë, korrupcioni i hapur i tyre dhe në vend se të ndiqen ata si fajtor që janë,përkundër të gjitha këtyre fakteve, vazhdon ndjekja dhe penalizimi i Albin Kurtit dhe bashkveprimtarve të tij në Kosovën e lirë?!
Edhe pse shumë shqiptar ,ashtu edhe unë personalisht e përkrah fuqishëm kërkesën e deputetit Nait Hasani,por athua qfar do të kërkojnë gjeneratat e ardhshme,për trajtimin e heshtjes sonë të përgjithshme para këtyre fakteve,dhe fenomeneve që zhvillohen sot para syve tanë, në Kosovën e lirë?!