| E diele, 11.11.2007, 10:04 PM |
Nga Keze (Kozeta) Zylo
![]() |
Keze (Kozeta) Zylo |
Une jam krenar per ideologjine time dhe do ta mbaj koken lart si Sadam Huseini perpara litarit
Ne fjalimin e tij ne gjyqin e Hages ai tha, se jam I lumtur qe une po vuaj denimin per mbrojtjen e ideologjise sime.
Une jam shume krenar dhe do ta mbaj koken lart ashtu sic e mbajti Sadam Huseini perpara litarit.
Une do te vdes por do te vulos ideologjine time, une kam jetuar boll, pra une do te jem i pavdekshem.
Ai eshte ne moshen 54 vjec dhe ka 5 vjet qe ndodhet per krime te renda kunder njerezimit.
Ai edhe pse ndodhet ne burg ka nje ndikim absolut ne Partine e tij Radikale te Serbise, si nje nga partite fashiste ne bote, nje parti moter e Sllobodan Miloshevicit.
Mjaft Parlamentare ne Serbi akoma mbajne foton e tij ne gjoks duke derdhur lot dhe duke demonstruar qe mbajtja e tij ne gjyq eshte komplet e padrejte.
Ai po lufton egersisht per nje Serbi te madhe. Deklaratat e tij kane qene per perfshirjen e Kosoves dhe te Metohise ne nje shtet unik serb.
Kosova sipas sipas Z.Sheshel i perket vetem Serbise dhe kjo nuk ka pse te zgjidhet nga padrejtesite e Komuniteti Nderkombetar.
Sidoqofte gjyqi per te ka shkuar shume ngadale, pasi vjet ai u fut ne greve urie per 28 dite rresht.
Ai pretendon se nuk i jane perkethyer ne anglisht dy librat e tij si: Ideologjia e Nacionalizmit Serb†dhe Kryerja e krimit te Romes Katolike per krijimin e shtetit Kroat, ku ai i perdor si evidence per te kundershtuar akuzen e rende per genocid kunder njerezimit...
Ai pohoi gjithashtu se gjuha e vertete e Serbise eshte Stokavian, rrenja e dialektit per gjuhet e Sllaveve te Jugut dhe pikerisht ketu e ka nismen dhe shkendijen Nacionalizmi tek une dhe tek Partia Radikale qe na mbeshtet.
Shpesh me nje arrogance qe eshte ne natyren e tij dhe ne menyre krejt harbute, nga i akuzuar u kthye ne akuzues duke denoncuar Kombet e Bashkuara, gjyqin e Hages, se ato jane vegla te njera-tjetres dhe po marrin pjese ne fallsifikimin e historise.
Gjithashtu ai deklaroi se fati i historise nuk me lejoi te vi prape ne fuqi, por nqs do te vija, cdo gje do te ishte ndryshe.
E ndersa shikoja kete monster te njerezimit qe fliste pa iu dridhur qerpiku ne gjyqin e Hages, me vete i lutesha Zotit:
Ruajna Zot nga keta perbindesha qe mund te perfundojme ne kthetrat e tyre, vetem per nje sekonde, dhe Bota te behet hi nga Radikalet serbe, si Shesheli, apo dhe nga Sllobodanet e rinj, qe botes po i shtohen dhe me shume.