Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Të dënohen krimet, por jo të ketë edhe hakmarrje

| E enjte, 22.04.2010, 09:56 PM |


KOMUNIKATË E SHBP,DEGA NË BESIANË

 

KËRKOJMË TË DËNOHEN KRIMET, POR JO  TË KETË EDHE HAKMARRJE NDAJ ISH BARTËSEVE TË FUNKSIONEVE NË ATË KOHË

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në një komunikatë për medie të Shoqatës të burgosurve politik,dega në Besianë,të nënshkruar nga kryetari i saj Afrim Fusha thuhet se “Mosmiratimi i Projektrezolutës për dënimin e krimeve gjatë periudhës në kohën e komunizmit nga Parlamenti i Kosovës kohë më parë, ishte një gabim dhe ky gabim tanimë ka dal në sipërfaqe, sepse deputeti i këtij Parlamenti , z. Nait Hasani ka bërë kallëzim penal për një numër ish udhëheqësish të ish nomenklaturës komuniste në Kosove dhe ish  Jugosllavi të cilët si funksionar të dikurshëm akuzohen për krime  të ndryshme”. Shoqata e të burgosurve politik dega në Besianë kërkon vetëm miratimin e një rezolute për ti dënuar krimet, kërkesë edhe e KE-së për ish vendet komuniste, por nuk kërkon që tanimë të këtë hakmarrje ndaj ish bartëseve të funksioneve në atë kohë. Megjithatë ne ish të burgosurit kërkojmë që të qartësohet se ishim ne gabim që u përpoqëm për çlirimin e Kosovës, apo ata që na dënuan dhe na persekutuan dhe që sot një pjesë e madhe e jona serish kemi pozita të njëjta në raport me disa ish bartës të sistemit komunist dhe tanimë bartës të funksioneve politike dhe shtetërore  sot. Kërkesa jonë është humane për ata që pësuan dhe demokratike për kohën që po jetojmë,thuhet në komunikatën e SHBP,dega në Besianë.