Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Nazmi Bytyqi - Veprimtar i palodhshëm për pavarësinë e Kosovës

| E enjte, 22.04.2010, 09:58 PM |


NAZMI BYTYQI- VEPRIMTAR I PALODHSHËM PËR PAVARËSINË E KOSOVËS - RUGOVIST FANATIK

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Ka shumë vite që në shkrimet e mia  merrem kryesishtë me Istogun dhe rreth Istogut. Ka shumë vite që kam kuptuar se Istogu është i veqantë, se Istogu ishte dhuratë e Zotit për njerëzit ngase aty Zoti kishte krijuar një relief dhe një klimë disi të veqantë nga viset tjera, aty kishte krijuar edhe burimet e ujit të cilat ishin pasuria dhe bagatia e popullatës për të pasur të mira materiale dhe jetësore. Në veri të komunës kishte ngritur Bjeshkët e Nemuna ngase nga andej vinte droja dhe e keqja nga ardhacakët karpato sllav, pra disi kishte krijuar një mburoi për shqiptarët.

Nga gjitha këto popullata, pra qytetarët e Istogut qysh me shekuj kishin treguar menquri dhe mirësjellje ndaj njeri tjetrit, kjo frymë vazhdon edhe tani e tutje ngase në vitet e 40 ta të shekullit të kaluar një nenë shqiptare me bekimin e të madhit Zot kishte lindur një fëmij i cili në të ardhmen do të shëndërrohej në një Profet, pra në një të derguar të Zotit për ti mbushur shqiptarët mend se si duhet dashur njeri tjetrin që të kenë suksese në ardhmërin e tyre, pra Ibrahim Rugovën. Istogu me shekuj kishte dhenë njerëz të mëdhenj dhe patriot kombëtar shqiptarë e shumë pak patriot të çiftelijave dhe të komunizmit ngase nuk ishte e jona. Dekadat e fundit e forcojnë këtë bindje ngase nga trojet istogase dolen shumë intelektual dhe luftëtar të denjë të kauzes kombëtare shqiptare me ide djathtiste dhe demokratike. Për të tillët duhet shkruar herave tjera ngase për një numër të caktuar duhen shkrime nga njerëz të nivelit të madh intelektual ngase une nuk jam i tillë por jam thjeshtë një vullnetar dhe publicistë i vogël që dua të shkruaj për ata që në mundësin dhe kaqikun e tyre dhanë shumë për Istogun.

Një i tillë është edhe istogasi që rrjedh nga familja qytetare istogase Zotëriu Nazmi Bytyqi, ky istogas kishte lindur në vitet e 60ta athere kur shqiptarët e Kosovës kishin filluar me të madhe të delnin nga kthetrat e rankoviqit dhe të orientoheshin në shkollimine duhur për të i dal dikur zot atdheut se pa të shkolluar nuk kishte mundësi të krijohej platforma reale për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe. Nazmiu i lindur në familjen e madhe Bytyqi që shquheshin si njerëz punëtor dhe përparimtar, kishte studiuar matematiken dhe me këtë kishte përmbushur kriteret që të vihej në rrjedha kombëtare e kjo ndodh menjëher me themelimin e LDK ku ai qysh prej ditës së parë e deri me sot e tutje mbetet një adhurues dhe veprues fanatik i kësaj partie me filozofi rugoviste. Ne istogasit mbajmë shumë mend veprimet e istogasve gjat gjenocidit aparthejd serb mbi shqiptarët, në Istog ato kohë të republikës së Kosovës shpallur me 2.korrik e forcuar me 7 shtator funkciononin të gjitha organizmat shtetërore kuptohet nenë okupim, LDKja ishte prijëse por si shtyllë dhe krah i fortë ishte edhe Këshilli për Financim. Ky këshill në Istog funkciononte thuaj më së miri në terë Kosovën, ishte dhe mbeti transparent ngase udhëhiqej nga njerëz të fortë dhe patriot që nuk luanin me djersën e mërgimtarëve, këtë e dijmë edhe ne në perëndim ngase Shoqata Gurrat e Bardha të Istogut me seli në Zvicerr ishte donatore e madhe e ndihmave për arsimin istogas dhe mjetet tona nuk u keqpërdoren asnjëhere nga Këshilli për Financim dhe me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që ishin ato kohë. Një nder ata ishte edhe Z. Nazmi Bytyqi, njeri i veprimit dhe i angazhimit, njeri që deri sa u krye lufta në Kosovë ishte shtyllë në këte komision por edhe në LDK. Pas lufte Nazmiu ishte dhe është një nder të vyerit më të mëdhenj të LDKsë, ishte gjerë në vdekje njeri i ngushtë i Zotit Fadil Ferati, tër madhit istogas, ishte gjithhere në vend pune, sa here kam shkuar në istog pra në komune Z. Bytyqi ishte aty ku duhej ishte duke punuar dhe duke koordinuar të gjitha aspektet që kishin të bënin me Kryetarin Ferati dhe me Kryeshefin Rugova, pra Nazmiu ishte i dhenë aq shumë ndaj LDKsë dhe mbarëvajtjesë së institucioneve komunale sa që shumë pak kishte kohë për familje, për disa kundërshtar politik ishte therrë në sy ngase dihej se Nazmiu nuk lëshonte as një milimeter pe kur ishte në pyetje institucioni dhe LDKja. Ky zotëri dy here zgjidhet anëtarë kuvendi,  por puna kryesore e tij ishte dhe mbeti funkcionimi dhe realizimi i objektivave komunale në të mirë të qytetarëve istogas. Me një rast gjatë udhëtimit tim nga Prishtina për në Zvicerr së bashku me mikun, dhe Kryetarin Historik istogas Fadil Feratin, Fadili më pati thenë” nuk ka ndodhur asnjëhere të shkoi në zyren time e aty të mos më pret me të gjitha gazetat nazmi Bytyqi, dhe kur ai ishte aty une isha i sigurtë se punët janë në rregull e kam bashkëpunëtor të ngushtë” kështu më pat thenë i ndjeri Ferati. Po i njejti është Nazmiu edhe me kryetarin e tashëm të LDKsë dhe të Istogut z. H. Rugova, të tillë janë thuaj të gjithë në Kryesinë e LDKsë në Istog, ngase ajrin e kemi të pastër, ujin si loti dhe frymën rugoviane.

Lirishtë mund të thuhet se Nazmi Bytyqi është ndër figuart më të forta të LDKsë në Istog prej themelimit e deri me sot dhe në të ardhmen.