Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi

| E merkure, 21.04.2010, 09:59 PM |


Në 11  vjetorin e rënies

 

PËRKUJTOHEN BABË E DJALË DËSHMOR, SALIH E KADRI QERIMI DHE BEDRI BISLIMI

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 11 vjetorin e rënies në Katunishtë të Besianës  , u përkujtuan dëshmorët babë e djalë, Salih e Kadri Qerimi, , ndërsa në fshatin  Ballsh ( ish Ballovc) dëshmori, Bedri Bislimi. Në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve merrnin  pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve si dhe qytetarë tjerë liridashës të Llapit e më gjerë. Ndonëse një kohë të gjatë Salihu dhe Kadriu qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat(ish Obrançë) ku në ofensivën e njohur të Kastratit vetëm këta dy dhe një shok tjetër ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në këto anë. Mu aty ku Kadriu patë shkatërruar me mortajën e tij automjetet e makinerisë serbe është paraparë të ngritët lapidari projekti i të cilit është i gatshëm tash e disa vite,po që ende nuk u bë realitet thanë bashkëluftëtarët e Kadriut. Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin  Albonë (ish Pakashticë) ku edhe bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri tjetrit ashtu si qëndruan edhe në frontet e luftës. U bënë  homazhe dhe u vendosen kurora lulesh edhe në vendin e rënies së Kadriut tek lapidari në Jahovcë të Albonës. Po ashtu në fshatin Ballsh në 11 vjetorin e rënies u   përkujtua dëshmori i kombit Bedri Bislimi i cili ndonëse mori pjesë në shumë beteja anekënd Llapit,ra dëshmor në fshatin e tij të lindjes.

 

 

PËR LIRI BASHKË ME DJALË KANË RËNË

 

(Sali Qerimit)

 

Katunishta dhe Besiana

Se harron Salihun me të gjithë djalë

Që për lirinë e Kosovës

Jetën e kanë  dhënë.

 

Demonstrata dhe protesta

Organizoheshin çdo ditë

Sali Qerimi në ballë

Gjithnjë rinisë duke i prirë.

 

Kur Kadriu rroku pushkën për liri

Pas tij shkoi në çdo hap babai i tij

Salihu s’u nda nga djemtë e lirisë

Para tyre shkaut çdo herë i dilte karshi.

 

Në Kastrat krisi predha e parë

Shkaut automjetet ia shkatërroi

E ndezi Kadri Qerimi

Babë Salihu në krah i qëndroi.

 

Në përvjetor kur i kujtojnë

Blinera dhe Valdrini

Gjysh Salihut dhe babë Kadriut

Këngë trimërie u këndojnë.

 

 

LIRINË E KISHTE IDEAL

 

(Bedri Bislimit)

 

Në rrugën e lirisë

Kaherë ishte përcaktuar

Në protestat studentore

Nga policia ishte keqtrajtuar.

 

Ishte ushtarë i guximshëm

Dhe asnjëherë s’u ndal

Mori pjesë në shumë beteja

Dhe vetëm lirinë e kishte ideal.

 

Nga pika e Revuçit

Kaloi në anën lindore

Dhe në fshatin e tij

Ra në pritën barbare.

 

Deshi të dinte për nënën

Barbarët që ia kishin zënë

E sot nënë Rabija është krenare

Për djalin dëshmor që ka rënë.

 

 

PËRMENDORJA RREZE LËSHON

 

(Kadri Qerimit)

 

Në fshatin Albonë

Tutje në një kodrinë

Përmendorja ruan kujtim

Për dëshmor Kadriun.

 

Përmendorja e trimit

Rreze lëshon pa nda

Dëshmori nga Katunishta

Heroikisht këtu ra.

 

Në njëvjetorin e rënies pllaka

Valdrinë e Blinerë, mos lotoni

Lirinë që babai me shokë ua solli

Gjithë së bashku do ta gëzoni.