Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder R. Hoxha: Poemë e dhimbjes krenare

| E merkure, 21.04.2010, 09:22 PM |


Skënder R. Hoxha

 

 

POEMË E DHIMBJES KRENARE*)

/Do kujtime për Jabllanicën, vendlindjen time/

 

 

Ka shumë rrugë malore që çojnë

N’Jabllanicë n’këtë skaj’ Dushkaje

Kurse n’krah t’Lugut t’Baranit

Është Lumbardha me disa vaje.

 

Kur trupoj Lumbardhën, arat               5

Ngjitem kodrave përpjetë,

Me martirët e ‘njëzet e njëshit

N’lapidar për t’u zatetë.

 

Afër Malit t’Vnesht’ve                     

Në majë të Kodrës së Madhe,             10

Gjashtëdhjetë e katër burra

Çetnikët i patën bërë batare.

 

Kështu kanë bërë çetnikët e zi

Banda serbe e malazeze

Të Savë Batares ato hordhi                  15

Miliç Kërsta iu kishte pri’.

 

Ndalem e çmallem gjatë

Aty në Kodrën e Madhe plakë,

Jabllanicën e shumëvuajtur

E sodis si në shuplakë.                          20

 

Ia kujtoj të kaluaren

Nëpër shtigje e histori,

Burrat e urtë dhe trimat

N’kulla të gurit me frëngji.

 

Edhe turkut edhe shkjaut                      25

Nëpër mote i thatë – JO!

N’këngë malësorçe e me lahutë

Troje shqipesh gjithmonë këto.

 

Brez pas brezi ndër këto male

Ruajtët traditë kanun e fe,                     30        

Gjuhën shqipe e plisat e bardhë

Që janë të shenjta për atdhe.

 

N’Jabllanicë vinin strategët

Nga shumë vise të shqiptarisë,

Për punë t’kombit në Lëvizje…            35

Si të dalë prej robërisë.

 

 

Lanë këta burra amanete

Se armiq edhe tradhtarë

N’votra tona mos me’i lanë

Zot shtëpie as komandarë.                      40

            

            * * *

 

Ishte kalitur këtu rezistenca

Nga kohë t’moçme deri më sot,

t’Jabllanicës djem sokola

donë këtij trolli për t’i dalë zot.

 

N’dhjetëvjëtësh t’fundit t’shekullit njëzet,   45

Serbosllavët e harbuar

Polici, militarë e qyqarë,

Gjenocid bëjnë mbi shqiptarë.

T’i shfarosin donë nga faqe e dheut

Këta stërnipër të Skënderbeut.                      50

 

Më nëntë mars nëntëdhjetë e tre

Ishin nisur një ekspëditë,

Nga Gjakova një grup policë

Paskan shkuar në Jabllanicë.

 

N’Mahallë t’Lugjve ishin ndalë,                    55

Kërkojnë njerëz e kërkojnë armë,

Do djemni aty janë bashkuar

Bandën serbe e kanë rrethuar.

 

Do të rinj e do më të vjetër

Kishin vendosur të bëjnë dekën,                   60

Këmbë polici n’shtëpi mos të lanë,              

Pushkë as allti mos me ju dhanë. 

 

Fjalë pas fjale në bisedime

Policët turren më kërcënime,

Me fjalë t’rënda nis policia,                          65   

Fort ngushtuar ish’ kanë Sadria.                  

 

 

Sadri Zeneli e humb durimin

Kacafytet me njëfar’ Millutinin,

e ia nxjerr alltinë prej dore,

Radio-lidhjen ia then përtoke.                     70

 

Policët tjerë marrin frikë,                             

Nuk guxojnë ata për t’livritë

Prej fshatarëve t’Jabllanic’s

Mezi ia dalin të hyjnë n’”Gazikë”.

U khtyen shkiet të turpëruar,                       75

Se kështu kurrë s’ishin mësuar                   

T’ikin keq haraç pa marrë

Si zagarët bisht  nër kambë.

 

Pas tri ditësh do policë tjerë

Marrin me vete dhe oficerë,                        80

A s’po miunden hak me nxjerrë                 

N’Jabllanicë shkojnë me “Landrover”.

 

N’Mahallë t’Lugjve ndalin turrin,

Por tash kanë punë me krejt katundin.

Nisin fshatarëve po iu mbajnë fjalë             85

Se “kemi ardhur vesh me’u marrë,             

Për do njerëz që po i kërkojmë

Janë n’fshat t’juaj – dyshojmë,

Policia duhet me hi

T’hallakati npër disa shtëpi”.                      90

 

Kurrë! – thanë burrat – pënjëherë             

Se kemi bërë një be të madhe,

N’për sht’pi tona s’ka për t’hyrë shkja

Për pa mbetur katundi n’gra.

 

Me zë t’lartë foli Halil Smajli,                    95

I derës së gishtit e Kuvendit                       

- nuk ju njohim tash për policë,

se ju jeni shovenistë…

 

Aty bëhet një përleshje

N’mes policësh me do burra,                      100

Mësyjnë ta shkyejnë atë kriminelin        

Pse n’makinë e fusin Halil Zenelin.

 

Qazim Brahimaj e Avdyl Zeneli,

Tahir Hajdari e Hajdin Ahmeti,

Xha Tatiri me djalë Faikun                         105

Sypatrembur për armikun.                                 

- I kam do vjet – thoshte atë ditë Qaza,

- por nuk ndi për këta hajlaza.

Ishin këta burra të orëve të para

E të tjerë që u priu e mbara,                       110 

Ua kanë nxjerrë me zor Halilin,               

Shkiet e ndezin automobilin.

 

 

Shpejt vijnë burrat përpjetë Ulic’s

Nga çdo lagje e Jabllanic’s,

I gjithë fshati ishin të një goje                    115

S’durojnë më armik n’këto troje.              

 

Ikën shkiet shpejt e shpejt

Që t’mos kthehen këtu për gati gjashtë vjet,

Se e panë në sa është ora

U kishte dalë atyre boja.                              120

S’ju kishte mbetur vend n’këto anë          

Veç kur t’vijnë për t’ndarë mejdan.

 

U hap lajmi e mori dhenë

Se çka ndodhi atje n’Dushkajë,

Thoshin burrat e Malësisë –                        125

Heu, të lumtë moj Jabllanicë!…                

 

Kanë dëgjuar bjeshkë e vërri,

Llap, Gallap e Dukagjin,

Has, Llapushë edhe Drenicë,

Për rezistencën n’Jabllanicë.                      130  

 

Ishte habitur krejt shkinia,                       

Vallë, kush janë këta bij shqiptari?

Që kanë zemër e kanë trimëri

Të kacafyten me polici!

 

Jabllanicë ty t’u dhashtë e mbara               135

T’punoi ora e prine e para,                     

Ke lënë shembull historik:

Se si i thuhet armikut – armik.

 

I tërë fshati bënin roje

Të gatitur i madh e i vogël,                        140

Se mos bandat serbiane                         

N’Jabllanicë vijnë për hakmarrje.

 

 

Shpejt ia mbërrijnë djemtë e Gllogjanit,

Haradinajt – nipa t’Brahimajve,

Të bëhen plane për t’u armatosur              145

Se kjo që është nisur do të sosur.             

 

Është formuar Grupi i Parë

Ilegal, po atdhetar,

Po, për nderin e shqiptarisë

Për të mbrojtur prakun e shtëpisë.              150

Grupi i vogël me pak vetë                        

Djem sokola trima me fletë:

Lahi Brahimaj, Sadri Zeneli,

Të Brahimajve – Naseri e Hyseni,

Si luan ai Myrtë Zeneli,                             155

Luan Smajli njaj pika e djalit,                  

Agim Zeneli i bacë Bardhit,

I Ukzenelve ishte Xhevati,

Sokol Smajli e Hajdar Ahmeti,

I Përkolve – Selim Ademi.                         160

Këta janë djem të Grupit të Parë,             

Për ditë lirie – nismëtarë…

 

Guerilja vjen e zgjerohej,

Për aksione po gatohej.

Të papërtueshëm këta trima:                      165

Hamza, Miftari e Nazmi Brahimaj,         

Se ky armik s’do bisedime

Veç kërkon njat grykë martine.

 

Gjatë kësaj kohe n’Jabllanicë

Vinin trimat prej Drenic’s,                        170

Nga Drenica e Malësi tjera                       

T’bashkëveprojnë për plane t’reja:

Haradinajt, vëllezër nga Gllogjani,

Vinte këtu ai Hashim Thaçi,

Vëlla Rexhepi me Sylejman Selimin,        175

Kadri Veseli, Xheladin Gashi,                 

Abedin Rexha – Sandokani,

Ismet Jashari – Kumanova,

Ishin Fehmiu e Xhevë Lladroci,

Mujë Krasniqi e Rasim Kiçina,                  180

Mirë nënë Aza i ruante këta trima…       

 

Kishin arritur do armë t’mira

N’Jabllanicë për këta trima,

Ishin ardhur nga patriotë –

Për t’i dalë atdheut zot.                               185

 

Nisin aksionet guerile,                          

Guelilja me këta petrita

Që s’i ndante nata as dita

Në aksione e nëpër prita.

Policinë e kishin cak                                   190

Dhe stacionet t’i hedhin n’ajër,             

Ogurzezat policore –

Ku shqiptarët u dhunuan prore.

 

Me aksione e luftë guerile

Mish e shpirt këta djem pa hile,                  195

Ky armik do hequr qafe                       

Me plumb t’kuq e jo me llafe…

 

Kështu vazhdoi për disa vjet,

Por akmiku i dalë prej shkine

N’Kosovë bëri edhe shumë krime,              200

Bëri masakra në këto votra                  

U shqetësuan Evropa e bota.

           

             * * *

 

Fillimviti ‘nëntëdhjetë e tetë

Lufta bëhej më e nxehtë,

Nëpër frontet më të vështira                       205

Ishin djemtë nga Jabllanica.                

Në Lug t’Baranit e n’Dushkajë,

Drenicë, Podrime e Kallavajë,

O për t’marrë armë në Shqipëri

Jabllanicasit kanë pri’.                                210

 

Muaji maj i atij viti                             

Ofensiva bënte armiku,

Nga çdo anë e përtej Bistricës

T’i afrohej Jabllanicës.

 

Luftë e rreptë n’Këpuz e n’Qeskovë           215

Sjell armiku tanke e topa,                  

Me ushtri e polici

Donë të bëjnë pluhur e hi.

 

UÇK-ja u del përballë,

Komandonin Agimi e Myrta                       220

Po, këta edhe shumë petrita               

Që i kishte rritur Jabllanica,

armikut sllav ia fusnin tmerrin

N’ajër ua dogjën helikopterin.

 

Ditë e kobit njëzet e një maji                       225

N’betejë të Këpuzit vritet Myrta,      

Myrtë Zeneli bie n’altar

I Jabllanicës dëshmor i parë.

 

   

           

Luftë pas lufte nëpër beteja

Rezistuan këta djem si rr’feja,                    230

Për sulme t’egra armiku gatohej        

Jabllanica shpesh granatohej.

 

Në rrethana të panjohura

N’Grykë të Shtrazës skaj’ zabeli

U gjet i vrarë Muhamet Zeneli                  235

             

                * * *

 

N’fillim t’gushtit nëntëdhjetë e tetë

Në ofensivë Jabllanica u gjet,

E rrethuar prej t’gjitha anëve                    

Nga hordhitë serbosllave.                   

 

Për Rrugë t’Gllogjanit vinin tanket,           240

Vijnë nga Suka për Rrugë t’Kralanit,

Nga Zhabeli e Lugu i Baranit,

Prej Bokshiqit e për Va t’Gashit.              

 

N’tym e n’flakë krejt Jabllanica,          

Më dy gusht bjen ushtar Drenica                 245

Idriz Gucati prej Tërsteniku,

Deri n’vdekje se trembi armiku.

 

Datë tre gushti e kishte radhën                  

Ditë e kobshme për nënë Azën,            

N’kacafytje ajo me barbarë                         250

Si burrëreshave që u ka hije

N’fushë të nderit ajo bie,

N’oborr t’vet e vrasin me t’ëmën             

Për t’i mbetur i madh një emër.           

 

Azë Brahimajn e vranë çetnikët,              255

N’rezitencë ishte n’oborr t’shtëpisë

Ku u shtroi sofra trimave t’Lirisë.

 

Armiku sllav që s’ka më të keq                

Nuk kurseu fëmijë, gra, as pleq,           

I vrasin dy pleq të Kasumajve:                 260

Ishin vëllezërit Arifi e Sejdiu.

I vrau një dorë krimineli

Tek po ktheheshin bri Zabeli.                  

 

Nuk kanë dashur të largohen                 

Nga praku i shtëpisë,                                 265

Ishin nga një derë bujare

Gjithmonë nder i shqiptarisë.

 

* * *

    

Pas një muaji ofensivë e dytë                   

Sjell armiku gjithë orditë,                     

S’ishte ngopur n’ofensivë t’parë                 270

Me disa pleq e me një ushtar,

Nuk kishte marrë të mirë haraç

Se i humbën ushtarë edhe tri herë kaq.      

 

N’atë mengjes të muajit shtator             

Dridhnin tokën tanke e topa,                          275

UÇK-ja ishte n’për kodra –

N’Pikë t’Shqiponjës e n’Pikë Te Shkolla.

 

Luftë e rreptë bëhej ato ditë                       

Por nuk ishte e barabartë,                      

Kishin ardhur shumë barbarë                         280

Të luftojnë me’i grusht ushtarë…

 

Nga luftimet gjëmon Zabeli

N’Pikë t’Shqiponjës Driton Zeneli,          

Janë n’këtë Pikë do ushtarë trima            

Gjuajnë n’armikun si vetima.                        285

 

Mirë drejtonte komandant Dritoni

N’luftë i njohur me nofkën “Fatoni”,

Por një ditë shkruar prej Zotit                    

N’Kodër t’Madhe e gjet plumb i mortit.       

 

E ka prekur e mortit dorë                                290    

T’nëntëdhjetë e tetës më tetë shtator,

S’do të lëshonte ai pozicionin

Prej armikut mos t’humbë mejdanin           

 

Po atë ditë prapë punoi kobi                         

N’lagje t’fshatit bjen Xhevdet Hoti,                  295

Ushtar Xhevdeti vritet atë ditë

Kish’ mendu’ se janë larguar hordhitë. 

 

N’ofensivën në shtator                                  

T’Jabllanicës ranë dy dëshmorë.                 

 

 

Gjatë kësaj lufte u dogj katundi,                       300

Pleq, gra, fëmijë ishin n’për male.                   

U dogj katundi shtëpi për shtëpi,                 

Vrisnin shkiet edhe bagëti.

             

             * * * 

 

Ushtarët trima të Jabllanic’s,

Të shpërndarë nëpër vija t’Frontit                   305

Ku e kërkonte Ora e Lirisë –                           

Nëpër Kosovë në flakë t’barotit.                  

 

             * * * 

 

Erdhi janari i vitit të ri,

Djemtë e luftës shkonin n’Shqipëri

Për stërvitje e armatim,                                     310

Ndonjëherë edhe për shërim.                          

 

Njëzet e nëntë janari ‘nëntëdhjetë e nëntë,    

Për Kosovën ditë e rëndë  -

Tek po shkonin trimat n’Shqipëri

Kishin rënë në një pusi.                                   315

 

E kalojnë disi atë pusi,                                     

Djem të zgjedhur kishte aty                           

Komandant Agimi – “Çergashi” duke iu pri’,

N’Rogovë t’Hasit atëherë kanë mësy.

Për të qenë afër Shqipërisë                               320   

Të vazhdohen punët e lirisë,                             

Por aty dora e tradhtisë                                  

Hije t’zezë i la shqiptarisë.

 

Athua mos, vallë, atë natë hana                     

M’i zbuloi këta djem si zana?                      325

Athua mos ajo natë me shi                               

Më bëri hile në këta djemni?                      

 

U gjendën trimat të rrethuar

Nga gjakpirësit e tërbuar,

E rreptë bëhej një luftë n’moh                    330

Atë ditë janari që n’gjak u ngroh.                   

 

Kolaboracionistët e tradhtarët                    

Ua kishin kurdisur djemve pritën,

N’luftë me shkjaun dhëmb për dhëmb

Ranë si burrat e s’u koritën…                     335

 

Ranë ushtarët nëpër oborre,                             

Ranë edhe vendës prej Rogove,                 

Agim Zeneli aty ra,

E prej shkieve s’dihet sa.

Agim Zeneli e Luan Smajli                        340

T’Jabllanicës këta dy trima,                            

Nëpër shumë lufta u dalluan                      

Keq i mori n’Rogovë tradhtia.

 

Ishte Agimi luftëtar i mbarë

Komandant i Batalionit të Parë,                 345

Me Luanin të pandarë.                                    

Luan Smajli i biri i Avdisë                       

Ishte student i historisë.

 

Dëshmorë t’kombit, martirë, viktima

Deri tash dha shumë Kosova,                    350

Por aty ku ka dorë tradhtia                              

Nuk na e falë kurrë historia.                          

 

                 * * *

 

Me lufta t’egra erdhi prilli,

S’çelën lulet as trëndafili.

Me tym të zi mbuluar Dushkaja                  355

Ushtria Çlirimtare nëpër shullaja.                  

 

Bëjnë qëndresë djemtë e Lirisë              

Për të mbrojtur prakun e shtëpisë,

Bashkë me mikun që iu erdhi pas shpine

- Pakti NATO me bombardime.                  360 

 

Ofensiva e prillit të thyer,                                

Pesë e gjashtë prillit të atij viti t’zi         

N’Jabllanicë bëri kërdi –

U futën tanket me këmbësori.

 

Tash do trimave thuase u erdhi radha            365

Të UÇK-së ishin t’radhëve t’para,                  

Në aksione, lufta e shumë beteja              

Trima t’urtë e t’shpejtë si rr’feja.

 

Naser Brahimaj bie n’Pikë Te Shkolla

N’pozicion lufte bashkë me do sokola,           370

Në Pikë Te Shkolla e vrasin Naserin               

Këtë që ua fuste armiqve tmerrin.             

S’kishte lënë luftë në Dukagjin

Pa marrë pjesë Naseri trim…

 

 

N’luftë të Këpuzit e t’Qeskovës                      375

Kishin dëgjuar shkiet për Naserin,                  

Me shumë trima të Jabllanicës                  

Ua pat kallur n’ajër helikopterin.

 

Po të nesërmen, më gjashtë prill

Drama e madhe kishte zënë fill,                      380

N’fushë të nderit bjen Sadri Zeneli                 

Afër shtëpive, skaj Zabeli.                         

 

Sadri trimi ai mjekërbardhi

I rezistencës ishte i pari,

Inxhinieri i metalurgjisë -                               385

I pat dhënë grusht xhandarmërisë.                 

 

Ishte Sadriu i ilegales,                                

I vetëmbrojtjes e luftave t’rrepta

I pathyeshëm deri n’frymë t’fundit,

Nuk largohej prej katundit.                              390

 

Ranë këta trima siç ka hije                             

N’tokë t’vendlindjes në altar,                    

Për t’u bërë dëshmorë lirie

E njomën n’gjak t’pranverës bar.

 

Më këtë datë veç natën vonë                            395

N’Kryq t’Rakocit në një lëndinë,                  

Duke ndërruar pozicionet –                     

Një grup burra nga Jabllanica

Kishin rënë në t’armikut prita.

 

Disa djem të armatosur                                400

Ishin ushtarë të UÇK-së,                             

Ndezën armët nëpër natë                       

Por, kanë thënë se – prita t’çartë.

 

 

Të gjithë ishin të Mahall’s Mulaj

Vëllezër të gjakut e kushërinj,                     405

Veç ashtu shkruar prej Zotit                      

Gjashtë prej tyre vriten aty.                   

 

N’pritë të pare, po që gjeti –

Bjen dëshmor Arben Mehmeti,

Keq e çonta nata gjamën –                           410

Ra Alia bashkë me Ramën,                       

Nga ky grup edhe këta shkuan              

N’Mal t’Rakocit u martirizuan.

Ramë Mehmetaj e Ali Rama

Burra t’mirë i pati mëhalla,                         415

Ranë n’këtë pritë që ishte gatue,               

Selman Rexha këtu u plague.                 

 

N’pritë të dytë ranë tre dëshmorë,

Bënë qëndresë me armë në dorë:

Islam Ademaj e Bajrush Mehmeti             420

Nëpër drunj, dëllinja e therra,                   

Bashkë me ta ra edhe Fitim Rexha.        

Nëpër t’shtëna të atij kiameti

U plagos Mehmet Mehmeti,

Nga ky grup atë natë i shkëputur                425  

humbi Lan Rexha që është i zhdukur.      

 

N’këtë natë t’kobshme të tërbuar           

Asllan Mehmetaj ishte hutuar,

Përreth t’vrarëve i tmerruar

Ndarë prej tjerëve i vetmuar –                     430

Tri javë maleve ka mbijetuar.                   

 

N’Jabllanicë prapë ajo egërsirë               

Ia shtoi fshatit edhe një martir,

Në një bahçe mbuluar me zall –

Ukshin Hamza u gjet i vrarë,                      435

S’kishte dashur të shkojë askund                 

Po t’bëjë dekën n’mahallë n’katund.        

 

                  * * *

 

Pas këtij prilli të shëmtuar

Vinte maji me shumë ankth,

Maji i lodhur në prak t’lirisë –                      440

Dhembje tjetër për Jabllanicë.                       

 

Në Gjakovë kishte shkuar Gania             

Donte të dijë si është familja

Dhe t’i nisë ata për Shqipëri

E prapë të kthehet te shokët e tij.                445

 

Por shtatë maji nëntëdhjetë e nëntë             

Për Gani Brahimajn gdhiu i rëndë,         

N’rrugë t’qytetit me shumë të tjerë

Befas hasin në kriminelë –

I kanë zgjedhur nja njëzet e tetë                   450

E i fusin rrugic’s  përpjetë,                           

I arrestojnë ata policia                             

Në atë grup edhe Gania,

Bashkë me këta edhe mësuesi Gani

Për t’mos u kthyer më në shtëpi,                  455

S’dihet gjallë apo i humbur -                       

Nga ajo ditë ai është i zhdukur.               

 

Prej Gjakovës që atëherë

Ka të zhdukur edhe shumë të tjerë,

Serbi vriste e masakronte,                             460

Arrestonte e kidnaponte,                              

Shumë të rinj patën këso fati                     

Me lot nënash u la Çabrati.

 

Krejt Kosov’s nëpër atë t’lig mot

Ushtria Çlirimtare i dilte zot,                         465

N’Jabllanicë e në Dushkajë -                        

Nuk dorëzoheshin djemtë e saj.                  

N’Pikë t’Shqiponjës n’mal me qarra

Me Njësit t’vetin edhe komandant Mala.

Nëpër Mal t’Kodrave e istikame                    470

Fort i bënin armikut dame,                            

Nja dy tanke kallur ia kanë                        

N’Jabllanicë një, tjetrën n’Gllogjan.

 

NATO-ja nga ajri me sulme t’veta,

UÇK-ja n’brigada e n’çeta                             475

Në armikun fusin panik –                             

I dëmtojnë njerëz edhe teknikë.               

         

               * * *

 

Pas kësaj lufte të përfunduar

N’histori duhet shkruar:

Dymbëdhjetë dëshmorë dha Jabllanica.           480

I trembëdhjeti nga Drenica,                             

Gjashtë martirë e dy t’pagjetur,                 

Shtëpi për shtëpi katundi i djegur,

Janë këto dhembja e krejt katundit

Është haraçi i luftës së fundit…                       485

                       /shkurt – mars 2004, Pejë/

­­­­­­­­­­­______________

*) Këtë poemë së pari e botova në librin tim monografik “JABLLANICA (SHQIPONJA) E DUSHKAJËS”, Art Poetika, Pejë, 2004, fq. 253 – 271. Po ashtu e kam botuar edhe në librin poetik me titull “POEMË E DHIMBJES KRENARE”, Art Poetika, Pejë, 2007, fq. 49 – 79. – (Autori)