| E merkure, 21.04.2010, 08:13 PM |
Kujtim Luli
Sali Qekut
Isha fare i vogel, kur te njoha
Babgjyshi Halili, me fliste per ty
me thoshte, o biri im jemi Bellagji
Brez pas brezi, jem pre me shki.
Fshati Belle, vater e trimerise
disa here e djegur, nga barbaret e shkinise
strehonte Isa Boletinin, dhe trima te tjere
si Marash Pali, qe luftonte kunder Krajlise.
Krenohej Deqani, Broliqi qe te rriti
Adem Jashari, qe armet e para nga kulla jote i mori
ja plase zemren serbise, me tyten e pushkes
Rrenove kufirin njeqindvjeqar te Shqiptarise.
Pusho i qete, ne fshatin Broliq
Qendro krenar, statuje e lirise
Vepren tende, nuk guxon ta harroje Kurre
Ai qe i thote vetes BURRE.