| E marte, 20.04.2010, 09:21 PM |
Çerkin Bytyçi
Prof. Dashnor Xërxa
Koncert i fundit
(Prof. Dashnor Xërxa)
Notat e pentagramit
u mbyllën në arkivol
t`lartësuara edhe këtë herë
Shkopi i lotuar
i dirigjentit pushon diku
e heshtja
është shpallur mbret
i këtij koncerti
me dekorin e zisë
Ndërkaq, duartrokitjet
jehuan furishëm
ia dhanë hieshinë
koncertit të fundit
për dirigjentin në amshim