| E diele, 18.04.2010, 07:50 PM |
Dibran Demaku
EU YMER ELSHANI
(Poetit Ymer Elshani i rënë
për lirinë e Kosovës)
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nipit
për zogun e plagosur
në majë të pipit?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mbesës
për këngën e pakënduar
dhe mitin e qëndresës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë plakut
për plisin e shpuar
dhe pikat e gjakut?!
Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nënës
për rrezet e diellit
dhe dritën e hënës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Teutës
për lotin e syrit
për petkun e futës?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mikut
për prakun e mbrojtutr
ballë për ballë armikut?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them Tregimit
strofës së mbetur në gjysmë
dhe vargut të pikëllimit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë gurit
për shqipen e qëndisur
në palë të flamurit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them unë fisit
për yllin e ndritur
për rrënjën e Lisit?!
Eu, Ymer Elshani
çfarë t`i them lirisë
për ëndrrat e tua
n`panteonin e pavdekësisë?!...