| E diele, 18.04.2010, 07:30 PM |
PILO ZYBA
D I M Ë R
- gruas sime -
Kudo bardhësi,
Natyra si kartë e pa shkruar.
Ti më godet,
Me topa të ftohtë, me zëmër të përvëluar.
Gërma frymëzimi,
Na bien mbi flokë, faqe e sy,
Borëzohemi,
Bëhemi pleq fisnikë të dy.
Pleqëria
Tu duk se trokiti te porta
Dhe bota - ndjenjë nën këmbë t’u gremis.
Me të puthura më mbulove,
Të kujtohet ai dimër në Melis?
Nga pleqëria u frikësove,
Për një ditë
Kërkove ta pije gjithë nektarin e dashuris
Greqi... prill 2010
NË KËRKIM...!
- kënga e mërgimtarit -
Hëna më ndiqte mes degësh,
Humbiste e çfaqte fytyrën
E saj të praruar,
Herë portokall, herë mollë e ndaluar.
Më shoqëronte mua
Endacakun e harruar.
Rrugës së jetës,
Vuajtja dhe shpresa bashkë ngatërruar.
Vitet rrodhën si përrua i harruar.
Një frut, një bimë, një farë,
E mbusha torbën time të gëzimit.
Diçka gjeta, diçka mblodha,
Por harrova përgjithmonë rrugën e kthimit.
MES DY FRONTESH
Përmbi gjunjët e lëmuar gjithë bukuri e shënd,
Vajza ime ka praruar fund të bukur të argjëndtë.
Gruaja flet e hidhëruar:- Ti do të na lësh pa mend!?
Përmbi gjoks të mrekulluar vajza perde tyli mban,
Gruaja flet e revoltuar, tylin e kërkon jorgan.
Vajza hesht se force ska, por zëmërohet – o baba!
Babi kur ishte i ri hënën e bukur s’e pa,
Edhe dallgët e fustanit kur flladi i shtyn me kra.
Mes dy frontesh ballë-përballë qëndrojnë ngritur dy ushtri,
Unë sdi kujt ti jap radhën ndonse mes dy malesh rri.
Hënë e bukur nëpër gjethe syrin e bukur e tret
Djalëria poshtë fshehur bukurinë e saj e prêt.
Unë qëndroj mes dy zjarresh vështrimin jashtë e tret,
Ri i heshtur pranë kamares, por dhe heshtja shumë herë flet.
Vajza vjen më puth në faqe, nëpër shkallë si ëndërr shket!