| E shtune, 17.04.2010, 09:56 PM |
Halit Bogaj
YMER ELSHANI
17 prill 1999
Në Drenicë
Ata barbarë
Vranë e prenë
Shumë shqiptarë
2
Një ndër ta
Ymer Elshani
Që i shkonte
Aq larg zani
3
Na u vra
Ymer poeti
Me atë shpirt
Porsi deti
4
Na u vra
Një pishtar
Që vërtet
Ishte shqiptar
5
Që mësoi
Shumë gjenerata
Në stuhira
Në shtërngata
6
Na dhuronte
Dituri
Dhe shumë
Prozë e poezi
7
Me inat
E vrau armiku
Edhe vatrën
Na e fiku
8
Ne na la
Pa atë trim
Që na jepte
Shumë kushtrim
9
Ne na la
Pa patriotin
Që me libra
Çonte motin