| E shtune, 17.04.2010, 09:58 PM |
UDHËTIMI NËPËR FERRIN E DANTES
KUFIRI ËSHTË TE MOLLA E KUQE
Nga Ramiz DËRMAKU
Kjo që po ndodhë në Kosovë është tragjike dhe brengë e madhe për të gjithë shqiptarët, si në vendlindje,ashtu edhe për ne në diaspor. Si mund të jemi pa brenga të mëdha kur para syve tanë po shohim se si shkatrrohet vendlindja dhe Atdheu ynë i dashur Kosova. Të gjithë i kemi kthyer sytë dhe mendjen nga Kosova, nga Ushtrija Çlirimtare e Kosovës, nga nënat,baballarët,fëmijët, dhe familjet tona, të cilat sot po përjetojnë momenteet më të vështira të jetës: nga torturat, dhuna, rrahjet, burgosjet dhe vrasjet e shumta, të cilat po i kryejnë kriminelëtserb në krye me Millosheviqin. Përgatitesha për të udhëtuar nga Gjilani me autobus për në SHkup; e nga Shkupi për Zvicër me aeroplan fillon rrëfimin xha. Hesati nga shipashnica e Epërme, komuna e Dardanës (ish. Kamenicës). Temperatura tregonte diku mbi
-Në afërsi të Konqulit tha vozitësi me një zë të ultë.
- Aty nuk është kufiri, ndërhyri xha Hesati.
-Kufiri ynë është shumë largë…., larg.., tek Molla e Kuqe.
-Atje është kufiri i shtetit të Kosovës. Dhe, ja pranë zonës së“ kufirit“, kolona e gjatë e autobusëve,veturave, një kolon e armatës serbe vinte nga Serbia dhe hynte në Kosovë, pritje… Në autobusin tonë hyjnë policët dy në derën e parë dhe disa të tjerë prapa. Prap i njejti skenar si më parë ! –Qirren.“Përgatitni pasaportat“, dëgjohen fjalët në gjuhën serbe. Çun, ku shkon ti ?- e pyeti polici të riun. NJë kontrollim rutinor u bëhet udhëtarëve. Po shkoj në Zvicërr „Jo në SHqipëri ! Jo . Sigurisht ? ! Sigurisht.., Jo, ju përgjegjë djaloshi, të cilit nuk i trembej syri. .. Po ju zonjë, ku shkoni ? Po shkoj në familjen time, në vendlindjen time, për lindje të nji djali – ushtari ia kthen zonja. Ju zonjë nuk jeni nga Serbia…, por nga Prishtina. Çka kërkoni ju këtu ? ! Juve sigurisht nuk ju kërkoj, iu përgjegjë zonja me flokë të gjata , pa kurfarë frike. Këtu është toka dhe vendi ynë. Ne nuk do të largohemi kurrë nga trojet tona. Më mirë për ju është të mos flisni.., ia ktheu polici i demoralizuar.., dhe bërtiti.. në gjuhën serbe „Çuti“, do të thotë shuaj. Në anën tjetër ai i shikonte ca të rinj, të cilët i kishin drejtuar shikimet ndaj tij. Pas një kontrollimi të gjatë, policia dalin nga autobusi dhe me vete marrin 3-të rinj. Xha, Hesati, 70 vjeqar përsëri ia filloi bisedës. A e dini ju shkakun e kontrollimeve?! .., ata përgjegjen me lëvizje koke jo. Po ç’farë problemi kanë axhë ? pyesin posagjerët…Kontrollimet vijnë nga shkaku i dezertimeve të shumëta të policisë, ushtrisë dhe të eprorëve ushtarak nga armata serbe. Në fundë , pyeti xha. Hesati ? Pse ne nuk jemi të urtë, të qetë dhe tolerant. Kur bisedojmë në mes vete, për çështje kombëtare e atdhetare ?? Situatë më e mirë nuk qenka edhe këtu në diasporë, thotë xha Hesati, i zhgënjyer në organizimin dhe unitetin tonë në diasporë.
P.S. Marrë nga ditari i jetës
Punuar me 16.04.2010 ora
Weingarten-GJermani