| E shtune, 17.04.2010, 09:15 PM |
Anatomia e atdheut tim
Ta bëra autopsin
e kohve ,
duke gërmuar me thonjët e mi
si bisturi…..
Ti kam prekur damaret e gjatë
të prere …
I gjeta rrjedhjet e tyre nga
shkojn dhe vinë.
Lekure e trupit, këmbe e duar
Sa herë ti kann prerë….
Ti lypa sytë
ndezur të kishin mbetë .
Ta lypa koken , nuk të kishte trete ….
Ta lypa gjuhen
në çdo therrime të dheut të kishte mbetë.
Ta lypa zemrën , gjalle ishte me të vertete.
Ti kërkova zërat e njerzve,
ngrire në muret e kalave
të kishin mbetë….
Eca nëpër trupin tendë
duke lypur damaret e tu,
të bëra analizen DNA-ane,
ta bëra autopsin ti gjeta pjeset
e trupit tënd të gjatë ..
O toka ime…….
Kudo që të
I mora malet e mia
Fushat bregdetin lumejt bjeshkët,
i mbështolla në lëkure tënde
O atdheu im.:
I gjeta kohët njëra pastjetres
në damaret e tu lidhur kishin mbete .
Sa herë të
Sa herë ti trembën njerzit e tu,
ata u lëshuan mbi detë duke ikë.
Anatomia e atdheut tim…..
Sa here të
sa herë të
të pa besët e tradhtaret .
Nëper rrugë
njerzit , gra burra e femije.
Mbeta duke mbledhur kocka nëper kohë .
Atdheu nuk i vret kurr njerzit e tijë,
Por ka nga ata që e vrasin atdheun
Per një grusht” pare”o per lavdi”.
Atdheu im , mbi trupin tënd
kuaj të vjeter e kuaj të ri damaret ti shkelin ,
duke lën pas hijen ,hijen, hijen……ikun !!!!!1
Anatomia e atdheut tim,
lekuren e coptuar
duhet ta qepim…..
Ndaj ta bëra autopsin,
ti prek damarte të rri në syte e tu.
Mbi trupin tënd një dritë të pa shuar
një grusht qirinje …
Të mbroj nga gjarperinjet që herë ikun
herë vin …
Jo kurrr…
Anatomia e atdheut tim…..
Doren në deren e shtepis vendos kame,
rreth e rotull heshtje, muret e oxhakut per tokë
ra kanë .
Iken iken pas lan trupin tendë
heshtja mbuloi gjith fshatin .
Mure të kulles time maje gurit
Jeni pjes e anatomis së atdheut tim…..
Zef Mulaj,