| E shtune, 17.04.2010, 09:04 PM |
Tahir Bezhani
LINDJA E DIELLIT
Mëngjeseve shpirti shprush freskinë
Të fjetur në tingujt e këngëve
Katarzë e azdisur
Hapësirës qiellore
Dielli kur perëndon
E nata shtrinë krahë
Kujtimet e ditës lëpihen
Në shpatin e lodhur,
Rrezeve të ikura,e
Errësira ngulfat mendimet
Dyluftim kërkon vetmia
Në fushën e mejdanit
Mendimet rrapëllijnë
Portave të mbyllura....
Ëndrra të vështira
Mes lindjes e perëndimit
Dy dashuri të ngrira
Mbi kalin e Trojës....
Gjakovë,
Prill,2010
MË SHPËTO KËNGA IME
Ditë e ngarkuar plot
Natën mendimet shëtisin
Fluturon shpirti e mendja
Të gjitha ngushticave të botës
Asnjë vrimë për ikje...
Këngës thuaja malësorçe.
Fyellit vrimat t’i pëlcasin
Kënga ime e bardhë.....
PASQYRË E THYER
Shikoj vetën në pasqyrë
Fytyrë e përplasur
Dhëmbëve të huaj
Herë i ngjajë tokës së djegur
Herë zjarrishtave të motit