| E premte, 16.04.2010, 09:57 PM |
Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale
Nga Faik Krasniqi
Ceshtja e bashkimit te Kosoves me Shqiperine eshte nje zhvillim i domosdoshem per te miren e te dyja vendeve e edhe me shume ne te miren e Kosoves se sa te Shqiperise.
Kosova nuk i ploteson kushtet e te qenurit shtet i pavarur ekonomikisht, dhe se perderisa do te egziston si i tille gjithnje do te jete i ndikuar apo i detyruar qe te ben koncesione ekonomive te shteteve fqinje dhe te jete pjesa me e izoluar dhe me e pazhvilluar e ballkanit ne krahasim me vendet tjera! Kesaj mundet lirisht t'i shtohet edhe jostabiliteti politik si dhe pavaresia e kushtezuar qe ende eshte ne peshojat e fuqive te medha.
Nga ana tjeter Shqiperia do te vazhdon me te njejtin tempo qe kemi pare vete ne keto 20 vitet postkomuniste, ku jostabiliteti politik i percjelle me korrupcion dhe keqperdorime te medha, thellesisht do te vazhdojne te demtojne cfaredo progresi ekonomik te saj, si dhe do te mbane shkallen e varferise se popullit te saj ne shkallen me te ulet ne Europe krahas Kosoves, Bosnes, Maqedonise dhe Moldavise.
Nje bashkim qofte i plote apo konfederal ne mes te Shqiperise dhe Kosoves eshte jetik per te dyja keto po qe se synojne te permiresojne gjendjen e mjere politiko-ekonomike me te cilen po ballafaqohen dhe do te vazhdojne te ballafaqohen ne te ardhmen e larget po qe se nuk bashkohen ne nje forme apo tjetren.
Sido qe te jete ne kuader te kesaj ceshtje te bashkimit te domosdoshem politiko-ekonomik ne mes te Kosoves dhe Shqiperise ekziston edhe nje dimenzion i po te njejtit problem qe s'duhet anashkaluar per asnje cast, e ai eshte bashkimi i popullit shqiptar qe ne realitet eshte vete shkaktari kryesor pse Kosova si dhe Shqiperia jane aq te dobeta dhe jostabile si shtete.
Pra vete fakti historik qe populli homogjen shqiptar dhe territoret e tij te banuara me shumice shqiptare u ndane ne 6 shtete, tregon se: Si popull i ndare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Serbi, Mal te zi dhe Cameri nuk do te arrijme kurre nje zhvillim te mirefillte kombetar pasi qe vete keta kufij artificial te shoqeruar me konventat dhe ligjet nderkombetare e pengojne nje zhvillim te natyrshem te tij ne te gjitha kapacitetet dhe mundesite qe ka.
Te mos harrojme kurre se po keta kufij qe kalojne permes trungut te etnikumit shqiptar qofshin ata kufiri Kosove-Shqiperi apo Kosove -Maqedoni jane trashegimi e po atyre kufijve qe ne vitet 1912-1913 ishin vendosur per asnje qellim tjeter pos per te ndaluar dhe penguar popullin autokton shqiptar, per tu zhvilluar ashtu sic i takon me te drejten hyjnore qe i ka dhane vete Zoti.