| E premte, 16.04.2010, 09:38 PM |
TIRANË- Shkrimtari i famshëm Ismail Kadare anulon vizitën e planifikuar në Greqi. Shkak janë bërë thirrjet raciste, antishqiptare të korit të ushtrisë greke gjatë paradës së festës Kombëtare të Greqisë më 25 mars, pas të cilave Kadare ka pohuar se në një klimë të tillë, vizita do të ishte e papërshtatshme.
Vetë Ismail Kadare përmes një letre zyrtare (cituar nga agjensia NOA) ka deklaruar se ai ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e 19 Prillit 2010 në Athinë, ku do te referonte ne
Megaro Muzikis Athinon.
"Unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 Marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë në paradën zyrtare me rastin e Festës Kombëtare Greke, hodhën parulla antishqiptare. Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve ndaj unë vendos të anuloj vizitën sime në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë admirimin tim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme"- thuhet në letrën e Kadaresë.
Koret e ushtrise greke leshuan thirrje fyese e denigruese per shqiptaret. "Gjakun tend do derdhim more derr shqiptar", ishte vetem nje nga parullat e leshuara nga ushtria greke, pas te cilave pati reagime te shumta.