| E enjte, 15.04.2010, 09:45 PM |
MELODRAMA
Suzana Zisi: Iazhet kanë ftohtë, poezi, botoi Toena, Tiranë 2006
Nga Ferit RAMADANI
E vërteta poetike gjithmonë ka dale nga intima dhe gjuha e saj prej lotëve, ka bleruar universin. Ndersa thellesia medituese ka perfeshi permasat duke ua rrefyer linjat e kuptimit se ne vetebesimin krijues te te medhenjve, jane të njejtat ndjenja që vlojnë, dhe ato vijnë e behen te njohura si shprehje, kur arrijnë t'i bejnë te mundshme, ato qe kane aftesi ! E tille del e formësohet nga bëma e parë poetike e permbledhjes " imazhet kane ftohtë", që nis me ciklin "ëndërra në pjatën e mungesës " ku prin poezia " Jam ajo bebe", ku poetja Suzana Zisi hap lartesite e horizontit poetik :
Perballe teje
dhe nje planeti te panjohur.
Unë-satelit - dhimbjesh,
ndjej gërricje dhe therje
të ngarkuara me shekuj
minuta,
sekonda,...
Ky rijetesim i tillë , qe bart ne vetedie fatin dhe lumturinë, siç e ka te ngerthyer dhe tragjikën edhe pikëllimin, senderton planimetrine krijuese ku arkitektura e nje modeli veçon aktin e te shprehurit, në vendimet e jashtezakonshme te deshirës. Dhe, po atyre vrulleve u jep kushtrim per jehonën e akteve te heshtjes ku intima ndrydhet deri në përçudnim se :
- Janë ndërruar pelenat, por jo fytyra qysh nga koha
kur muzat m'i leshove te kafshonin te uritura.
Sipas gjithe asaj që në përmbledhjen " imazhet kanë ftohtë ", të Suzana Zisit, behet nje gjendje adekuate ku vlon deshira per nismen komunikuese, e cila jo njeherë ne linjat e vibrimeve mbetet perballje e dy shpirterave që hapen e tjetërsohen në pahetueshmeri, ku befasisht derdhet energjia e forces dashuri, dhe pershtypja që rishfaqet si vlerë poetike, i jep identitet poetes per vetite e deklamimit krijues te meditimit . Me këtë vullkan ndjesishe ajo, e hap porten e mbyllur te shpirtit qe pafajsisht e ndjen çdo gjallese ne ndrydhjen dhe burgimin e pamundesise shprehese.
Kohërave, nëpër të cilen kalojnë brezat, është e pamundur te mos ndeshen rastesi te tilla dashurie. Është krejtësisht normale, mbase, krejtësisht dhe e pamundur te mos lindin personazhe, po aq te paster , te ndershem, dhe te guximshem, qe e marrin rolin :
"si nëpërke e etur per uje dhe zjarr
te jam lidhur e tera pas trupit...
Ringrihu prej hirit
per te rishkruar legjenden tone te re,
Ne pergamene perqafimesh..., poezia CRAZY
Nëpër gjithë këtë besim - falje te asaj qe dashuron, dhe atij që eshte i dashuruar , jo njeherë kanë rënë dhe kanë dalë besëprerjet, tradhëtitë...! Poetja duke u vendosur në transhenë e linjes besnikëri, nxjerr ne shesh po atë luhatje te sëmure te fantazisë njerëzore, parasegjithash te gjinise mashkullore, që "
Endesh si hije, mes ecejakesh te pasosura...
Dashnor i perjetshëm...
Tragjik i shekujve...
Luhatja dhe pavendosmeria e tipave te tille, ashu siç eshte venë në shënjestren e poetes, i ka detyruar ata, dhe në fund, kanë mbaruar në ironine e vetmuar të netëve.Nëpër atë rrënim ku ardhmëria sterkeqet, per hir te shfrimit ka lindur ajo ndjenje e oreksit për :
Doruntinat, ti i nderroje perditë.
Nga kjo qartesi ku pasionet e njerzve vijnë e permbyten del nje qartesi se nga veprimet e palejueshme te kesaj shkundullime që eshte shperndare nëpër permasen njerëzore, varferohet shpirti, vritet dashuria. Por nuk eshte vetem ajo. Trajtimi jo i drejte i gjinise femerore, nga gjinia mashkullore ka krijuar katarsisin ku :
Gjyshet, ua qendisen rrobat niperve me kuaj ere,
mbeten pa atdhe...
Meshkujt, u vune zgjedhen grave
dhe i derguan ne arë.
Nëper jehonën e padrejtesise, ku nëpërkëmben kerkesat e Zotit, qe i shkroi në librat e shenjtë, dhe mbijetimi i djallezisë që u krijua me nje qëllim te keq, krijoj situatat ku femra eci drejtë një ardhmërie. Edhepse, ajo ishte rruga e Sizifit, që të arrijë deri tek niveli i adhuruar i saj, per te pasur mireqenien, lumturinë, dhe njekohësisht per te shpaluar vlerat qe posedon. Këtë shpalon poetja Suzana Zisi ne poetiken ku :
- Është shpirti yt, duhet lexuar...