Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Hanko Halla në Koshare

| E enjte, 15.04.2010, 07:33 PM |


HANKO HALLA NË KOSHARE

 

 

 

Në këtë mëngjes të freskët

 

erdha ndër këto varre,

 

  vend të shejtë,

 

që i thonë  Koshare.

 

 

 

Nuk pyeta vitet  a mund të vij,

 

në mes djemve e vashave

 

nuk ndiej pleqëri.

 

 

 

Po unë e gjora kam një hall tjetër,

 

Hashimi me shokë ,

 

vallë ku na mbeten?

 

 

 

Nê përkujtime s'shihet n'Dukagjin

 

bashkë me Ramushin kurrë nuk rrinë.

 

 

 

Kush i ka fajet halla nuk e di,

 

na bënë pikë e pesë  me këto parti.

 

Shpeshherë dëgjojmë disa veteranë

 

unë jam  me  këtê, atë zili e kam.

 

 

 

Betimin keni dhënë përpara flamuri

 

sikur në Abri, ashtu në Rrasë të Gurit.

 

 

 

Jusuf Zenunaj, 12 prill 2010