Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Liman Zogaj?

| E enjte, 15.04.2010, 08:47 PM |


Liman Zogaj?

 

 

METEORI I DRITËS

 

Mesuesit Tim Hafir Zogaj

 

Do shtëpi përdhese

mbuluar me terr

Mesuesi/Meteor

kërkonte pranëver.

 

Shkollës i hapë portat

me u mbushë plotë dritë

mesuesi/Meteor

në diellë i mbanë sytë.

 

Udha si në ferrë

mbi lum as një urë

Mesuesi/Meteor

shkruante dhe ne gur.

 

Përtej do shkëmbinjëve

të qarë si me thikë

Mesuesi/ meteor

shikonte do dritë.

 

 

PERTEJ DETIT

 

Të shkrova vargje

prozë,elegji

për fytyrën si dielli

për dy syt e zi.

 

Të thura dhe këngë

kam frikë se gabova

pse ma bëre vajë

këngën që se knova.

 

Dhe kur të mallkoja

thashë/mallkimi mos raftë as mbi gur

unë humba tej detit

e ti sme thirre kurrë.

 

Syt kurr s mu thanë

i ka ruajtur loti

ani se s`më flet

unë them e rujtë zoti.

 

 

PRANVERA

 

E dua

për blerimin e fushave

për ngjyrën e luleve

për blegrimen e qingjave

për këngën e bilbilit.

 

Pranvera

mi shkrehi akullnajat

varur në shpirtin e plaguem

gjakun e ngrirë damarëve

buzqeshjen e lule borës.

 

Edhe ajo ishte Pranëver

buzëqeshjet mi herri nga buza

kënga mu bë gjamë

loti mu bë rigë

stinë e dashurisë së djegur.

 

 

SONTE

 

Si një laborator

me eproveta të thyera

në dhomën time thyhen

endrrat,pritjet.

 

Në shtratin e gjumit dehem

sepse njëher

e kam hequr numrin te porta

dhe se gjëja kullën time.

 

Kam frikë

se e humbë ekulibrin e kockave

dhe e thyejë në gur

oazen prej qelqi.

 

 

LULE BORA

 

Lule mori lule

me at shtat të hollë

si stë thyen era

si rritësh nënë borë.

 

Edhe ti e bardhë

por na sjellë pranëver

a gëzoheshë si unë

kur na rrezon diellë.

 

Lule mori lule

dhe e ngrirë nënë akullë

na thua e buzëqeshur

diellin e kem afër.

 

 

E PRITA

 

Nëpër shekujë

mbi hirin e zjarreve kurr të fikur

edhe foshnjët belbëzonin

Atdhe/toka ime.

 

Qe tremijë vjet

Drenica i nisë dasmat me krisma

Kosovës ia përkdhel ballin kënga

“Thërret Prizereni mori Shkodër”.

 

Te ura e shejtë

Ajkuna flet me zërin e gurrës

aty shërohen miopët

me himnin:Pakë dritë të lutem.

 

E Prita

për secilën pikë gjaku

edhe poeti e pagëzoi kryeveprën

/Pamvarësia Ime.

 

 

BIOGRAFIA E DRITES

 

Nga dëftesa e kallur

e heqa pake shkrum,pakë hi

si fanar pas mjegullës

rrezatonte shkronja D.

 

Shkretëtirave

i lashë shatë palë lëkura

te një gur

e skalitur shkronja R.

 

Në aeroportin e ri

udhëtaret kishin marramendje

horizontin e tundëm duke u përkundur

piloti mbante incilaen I.

 

E puthëm tokën

si bukën

prej sot betohem në dhe

dalja ishte te shkronja T.

 

Në kullë

era e shfletonte

një liber

dhe u ndalë te shkronja A.

 

 

E PRITA

 

Nëpër shekujë

nuk lindëm mëmec

edhe foshnjët belbzonin:

Atdhe/Toka ime.

 

Qe pesëmijë vjet

Drenca i nisë dasmat me krisma,

kosovës ia perkdhelë ballin kënga

“Theret Prizreni mori Shkodër”.

 

E prita

për secilën pik gjaku

edhe poeti e pagëzoi kryevperen

/Pavarësia ime.

 

 

ANI MORE ANI

 

Deren e lashë hapur

të prita mor burrë,

ti spaske levizur nga shtrati

qenke bërë si gur.

 

Ani more ani

jemi keshtu si jemi

po si mbollem lulelet

therra do të kemi.

 

Kopshti si shkretëtirë

sofra do jetë thatë

kotë i lëpinë buzët

nuk do kërkoshë mjaltë.

 

Ani more ani

mos harro këtë fjalë

pa punë nuk ke dritë

djalë/more djalë.