Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Në Kosovë

| E merkure, 14.04.2010, 09:16 PM |


Halit Bogaj

 

NË KOSOVË

 

 

 

Në Kosovë çdo njeri

 

Është përpjekur për liri

 

Armiqtë tanë në çdo anë

 

Shumë të vrarë na i lanë

 

2

 

Na i ndezën shumë shtëpi

 

Me aq mllef e egërsi

 

Si kuçedra u lëshuan

 

Vendin tonë e shkretuan

 

3

 

Si barbarë të vërtetë

 

Si të ishin në mesjetë

 

Pa mëshirë ata vepruan

 

Vranë e prenë e masakruan

 

4

 

Se kështu gjthmonë Serbia

 

E ushqyer nga lakmia

 

Tokën tonë e pretendonte

 

Pa shqiptarë e dëshironte

 

5

 

Por një ditë erdhi çlirimi

 

Atje larg nga Perëndimi

 

Armiqtë tanë u ndëshkuan

 

Nga Kosova u larguan