| E merkure, 14.04.2010, 09:26 PM |
Luan Çipi
Lindi Luka–si
Ngrihem herët në mëngjes
Hap kompiuterin, si përherë.
Një shkëlqim i rrallë u ndez
I pa parë ndonjë herë.
Vjen lajmi nëpër eter,
E nis Arta, ime bijë,
Nga Hollanda, ajo merr
“Dela, lindi një fëmijë”.
Gëzimet skanë të mbaruar
Lajmi zgjon Vlorë e Tiranë
Çipatët me djalë janë shtuar:
Me emrin Luka,s - Adrian,
Eshtë bir i çiftit Kaman
Dhe i Adelës, - vëllai i Nikut,
Lindur si Amerikan,
Po Shqiptar, një “degë e fikut”,
Që do rritet, trashëgohet,
Do trimrohet, si kreshnik.
Një dyfek NATO-s i shtohet
Shqipëri + Amerikë.
09.04.2010