| E hene, 12.04.2010, 09:59 PM |
Ç’DO RRUGETIM TJETËR POLITIK NE TREVAT SHQIPTARE DO TE DESHTOJ
PËRPOS BASHKIMIT TE SHQIPERISË!
Nga Albert Shabanaj
Për të gjithë shqiptaret e vëmendshëm zhvillimet në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nuk janë diçka e pa pritur, dridhjet dhe cunamet politike shqiptare do te jene prezentë deri atëherë kur populli një dite patjetër,do zbuloj kanalet misterioze qe po fshehën por edhe po mbrohen nga ato... Tani edhe njeriu më i thjesht më i pavëmendshëm në trojet shqiptare i është bërë e qartë, se sarkazmat e politikës ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës janë te pa frenueshme ashtu siç nuk janë të frenueshme edhe injoranca, poshtërsia, si dhe tradhtia e shumë politikanëve shqiptarë.
Durimet,pritjet dhe premtimet e kota,ndaj shqiptarëve të Kosovës iu dhurua një karrem i quajtur “PAKO E MBUSHUR ME AKUJ NGA AHTISARI” Nga ajo pako e ngujuar ne vete u gatua nga kanale të errëta EUnderkombetare , për te përfituar vetëm serbet dhe Serbia. Serbia vazhdon te përfiton gjithnjë e më shumë nga injorantët politik,shqiptar dhe ndërkombëtare.
Pasi qe Serbia dhe serbët aq shumë përfituan në Kosovë, ata nuk po trajtohen si kriminel dhe keqbërës gjate luftërave ne Ballkan,por po trajtohen si engjëj duke u përkëdhelur nga secili cep i politikes ndërkombëtare,duke iu hapur dyert ne te gjitha favoret ndërkombëtare... favore këto te gjitha te dhuruara pikërisht nga të parët e Kosovës,pra nga elita e vetëshpallur e Kosovës!... Nga një vrojtim shume logjik del ne pah se serbët do te shkojnë edhe me larg! Thanë troç,se serbet jo që nuk do të e njohin ketë pavarësi te Kosovës,ç’fare ajo është, por vazhdojnë ne njërën ane te krijonin pozita ne terrenin faktik dhe diplomatik,ne anën tjetër vazhdojnë te kërkojnë leje nga institucionet ndërkombëtare të kthehen ushtria dhe policia serbe në ato komuna ku ka serbë fillimisht dhe pastaj është e vetëkuptueshme se ku dhe me se do ndalen ata...!
Pas gjithë asaj, pas gjitha atyre krimeve qe bën serbet mbi popullatën shqiptare nder dekada me radhe,liderët tone,se fundi Presidenti Sejdiu,vazhdon te bluaj si kafsha ne grazhd,se Kosova na qenka Atdheu i te gjithëve! Turp i llojit vet!!! Ka kohe qe po folët dhe shkruhet për bisedime-negociata me Serbinë,për fillim te ashtuquajtura teknike e qe me vone rezultojnë ne ribisedime për fatin e Kosovës tone te mjeruar skajshmërisht nga s’pa gjaket shqiptare... Sepse serbët duan të përfitojnë sa më shumë,nga kjo politik aktuale qe ka katandisur Kosovën dhe mbare popullin shqiptare. Sepse Serbia e di mire se këta kolaboracionist, shesin,falin dhe tradhtojnë çdo gjë qe është shqiptare. Ata e dine mire,se një dite,dhashtë Zoti sa me pare te shkojnë ne historinë e plehrave dhe politikat e tyre do te mbesin paçavure ne shportat e historive te grisura shqiptare.
Janë te pa numëruara krimet dhe llahtarët që kanë bërë regjimet serbe mbi shqiptarët, dhe kushdo që shef diçka të mirë nga cilatdo bisedime me Serbinë, është i marre,ose ka te prire dëshirën për gënjeshtra. Ata doreshlir lideruca,qe shpërblejnë krimin dhe terroristet serb,duke i shpërblyer me toka,shtëpia,traktorë etj... nuk lejon kronologjia logjike te konstatohet apo te pritet diçka e mire nga politikajt aktual. Nga kronologjia e karrierës se tyre,asnjëherë nuk ngritën zërin kundër serbëve, asnjëherë nuk këmbëngulën, madje as edhe nuk përmendin se me çdo çmim duhet t`i ndëshkojë drejtësia ndërkombëtare, ne asnjë takim tyrin apo seance parlamentare nuk u dëgjua zëri i se drejtës dhe ndërgjegjes kombëtare!Kriminelët, uzurpuesit, dhunuesit, e xhelatët serbë dhe regjimet e tyre, vazhdojnë te jetojnë te qet dhe te privilegjuar...Ata që nuk ju kundërvihen politikisht këtyre barbarëve, por i trajtojnë dhe iu krijojnë aq shumë favore më shumë se popullit te tyre, nuk do te jetë habi, qe një dite te janë në gjendje të pajtohen që Kosova të jetë prapë nën sundimin e Serbisë. Unë mendoj se,nga dobësitë karrieriste dhe dobësitë egoiste te politikanve tone,na del edhe përgjigjja e pastër si loti i pyetjes se madhe dhe pyetjeve te tjera te shumta qe na ngërthejnë ne vete secilin: Përse politika dhe diplomacia ndërkombëtare i kanë bërë sehir shqiptarëve për t’ju dhuruar vetëm minimumin e të drejtave tyre?
Përse kjo politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, e paraqet si argument vendosmërinë dhe këmbënguljen serbosllave për zvarritjen dhe mos zgjedhjen fatlume deri më tani të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, ashtu siç parashikohen për zgjidhjet e çështjeve kombëtare sipas dokumenteve ndërkombëtare ? Përse u injorua lufta dhe nuk u kuptua drejt porosia e gjakut te dëshmorëve të lirisë dhe bashkimit kombëtar ?
Përse u bënë kaq shumë vonesa të pafalshme në kuptimin e zgjidhjes se drejt të çështjes shqiptare? A materializohen ndërkombëtaret nga mosaftesit dhe marrit tona politike kur thonë se,shqiptaret nuk janë te zotet e vetvetes ? A’ u demobilizua dhe çarmatosen UÇK-ne pas Luftës,për t’i ndjekur dhe burgosur me vone ? Sa shtrenjtë janë duke paguar shqiptaret nga Kosova në veçanti dhe Shqipëria etnike ne përgjithësi , durimin dhe nënshtrimin e imponuar nga lidershipi shqiptar? Cilës pale i shkon për qejfi-shtati fshehja dhe shtypja e qëllimeve tona kombëtare për bashkim?
Përse vallë u dashka t`i apostrofojmë qëllimet tona kombëtare për bashkimin e Atdheut ?
E di mire qe ka edhe mjaft pyetje tjera te cilat presin te shtrohen,ashtu siç e di qe një dite nuk do te ja falim vetes këto gabime qe ne t’ardhmen mund te jene katastrofale për popullin tone ne njërën ane dhe nga ana tjetër nuk do te na kuptoj bota si te tille...! Nuk do te na fale gabimet as Amerika, apo duam t`i hedhim hi syve amerikanëve e tjerëve., se çështjen tonë kombëtare do ta zgjidhim hap pas hapi, me fjalë tjera, dashkan politikanët shqiptarë të na bëjnë politik te holle qe për momentin nuk shihet ne asnjë horizont te planetit tone. Një diplomaci te brumosur me m... dhe intriga e pabesi, qe interesat e kështu politikave, intuita e secilit shqiptar i dallon. Sipas mendimit time shihet shume qartë se politikanët shqiptarë nga të gjitha hapësirat shqiptare duan t`i mbrojnë pozitat e tyre personale, klanore,partiake e të tjera, politika ato aspak te vetëdijshme dhe fare te ndërgjegjshme se shkelin mbi idealet KOMBËTARE dhe mbi gjakun e dëshmorëve të popullit që dhanë jetën dhe pa i marrë parasysh sakrificat dhe heroizmat e mëdha gjate shtegtimeve historike për lirinë e për bashkimin e ATEDHEUT !
POLITIKA GJITHË SHQIPTARE ,
Zhvillimet në Republikën e Shqipërisë, qoftë në trojet të tjera shqiptare të ndara me dhunë e terror nga pushtuesit sllave dhe grekë, si gjithnjë me bekimin e “ drejtësisë “ evropiane, janë në gjendje mjerimi për shume arsye: Arsye këto që kanë të bëjnë me politikën shqiptare përgjithësisht, që kane katandisur popullin ne kaq shumë parti politike shqiptare të degëzuara dhe nendegezuara të cilat ne vend te shërbimeve te popullit,ato janë duke bërë përçarje e turbullira të përmasave gjithë kombëtare. Politikat e dala nga këto parti dhe institucione shqiptare marrë përgjithësisht në trevat etnike shqiptare, është politikë kapitulluese, është politikë pa dinjitet, e përfaqësuar nga politikanë, te inkriminuar ne lloj-lloj krimesh,politikan tepër te dyshimtë,që nuk kane guximin dhe kurajën ta mbrojnë të vërtetën dhe te drejtën e popullit te tyre, sepse nuk kanë mbajtur dhe as që duan ta mbajnë kokën larte dhe drejt, nuk kanë ndërgjegje madje as te ndjehen shqiptare! Poshtërimet dhe nënshtrimet kombëtare, jo vetëm në politikë , por edhe në jetën e përditshme vërehen dhe janë tepër te theksuara, pastaj pikërisht për faktin e thjeshtë se të tjerët e kanë shumë lehtë për të lozur me ardhmërinë e të dobëtit, po na marrin nëpër këmbë lirinë dhe të drejtat tona. Njerëzit pa dinjitet kombëtare quhen te pa kurriz,ndërsa te pa kurrizoret bëjnë pjesë ne familjet e butakeve,butaket janë darka e dreqit,dreqit njerëzor dhe kombëtare. Këtu mendova për ata politikanë që mendjen e kanë të robëruar nga interesi nga i cili mese shumti përfiton Beogradi!!!
Pra nga politika e butakeve tone shqiptare,vazhdojmë pa dinjitet te përkulemi para ndërkombëtarëve, qoftë në Shqipëri ,qofte ne Kosovë, qoftë në trojet të tjera shqiptare. Pra është dëmtuar seriozisht ceshtja shqiptare. Nga përpjekjet e tilla,përpjekje këto tepër te errëta te politikaneve tone, ne vazhdimësi po krijohen lloj - lloj shpikjesh për t’krijuar identitete te reja ne Kosovë,duke zhveshur Kosovën nga çdo gjeje Shqiptare,duke filluar nga copëtimi , Flamuri,Himni,Festat Kombëtare dhe instituticionet Kombëtare siç ishte rasti i pare dhe me siguri jo i fundit me LIDHJEN E PRIZRENIT! Gabimet e butakeve tone politik, ishin dhe vazhdojnë te shoqërohen me veprimtari të ngjeshura antishqiptare... Për momentin deri sa po shkruaj këto kronologji zhvillimesh po me kujtohet një Alegori nga thesari i popullit tone: Ne një mëngjes te hershem diku ke ne,ne Malësi te Gjakovës,paska pas zbritur ujku nga malet dhe puna pare qe kishte ber ujku, kishte pas shikuar se kush nga kafshët e fshatit nuk është zgjuar nga gjumi dhe gjate kërkimeve qe kishte bere,e kishte zbuluar një gomar te fjetur,te cilit ju hodh mbi supe dhe për një çast gomarit i doli gjumi dhe filloi te i lutet Zotit, qe ajo qe po ndodhte me te,te behet ëndërr..Ashtu qe deri sa lutej gomari ,ujku e kishte ngrenë deri ne kurriz. Unë mendoj se një dite edhe këtyre... do ju del gjumi,por do te jete tepër vone.
Andaj cilido politikan Shqiptar qe merr mbi supe drejtimin e kombit Shqiptar,duhet ta ketë të qartë, se ka marrë një përgjegjësi të madhe, ka një barrë të madhe mbi supet e veta, prandaj përkulja,krekosja edhe bërja e punëve dhe miratimi i vendimeve për hir të ndërkombëtarëve, ose te përfitimeve personale, partiake, në dëm të çështjes shqiptare i sjell plagë e dhimbje të mëdha ndoshta dhe vdekjeprurëse , Atdheut dhe popullit shqiptar.
Stërkeqet politike - diplomatike, elanët karrieriste, demagogjitë dhe kolltukët qeveritare e parlamentare në shtetet e copëtuara do të kenë se shpejti një fund. Shqiptarët në viset e tyre kombëtare më në fund do ta kuptojnë se copëzimet me marrëveshje, me çdofarë autonomive e pavarësive të improvizuara vetëm do t`i mjerojnë shqiptaret dhe nuk do t`ju japin rezultatet e premtuara. Prandaj, në qoftë se duam të kemi qenësi të shëndoshë shqiptare, shtet, pavarësi,liri, zhvillim dhe përparim, dinjitet e krenari, duhet të bëjmë ç`është e mundur, edhe të pamundurën ta bënim, për ta bërë Shqipërinë ETNIKE.
ceshtja KOBETARE shqiptare është varre e hapur,andaj kërkon trajtim serioz dhe gjithëkombëtare !
RROFTE SHQIPERIA E SHQIPETAREVE !