Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Pa titull

| E diele, 11.04.2010, 09:34 PM |


Halit Bogaj

 

PA TITULL 5

 

 

Pse më thirrre më premtove

 

Ditë të mira më ofrove

 

Pse ma fale një gëzim

 

Kur të pashë në atë përftim?

 

2

 

Pse atëherë më ke habitur

 

Në atë çastin e papritur?

 

Pse të lutem trego pse

 

Kurrë nuk erdhe në atdhe?

 

3

 

Pse nuk  erdhe ndonjëherë

 

Qoftë në dimër në pranverë?

 

Pse u mbushe me inat

 

Dhe ke mbetur si i ngratë

 

4

 

Në shpirt mbanim nostalgjinë

 

Fort e donim Shqipërinë

 

Zemra digjej  për atdhe

 

Për të Madhin Skënderbe