| E diele, 11.04.2010, 08:09 AM |
PRESIDENTI E HANKO HALLA
Nipi im i dashur, presindent Topi
shqiptarët u zemërua deri në Fushë të Pollogut .
nga Bostoni i largët e deri në çamëri
që nga Tivari e kudo në veri.
Muça, Bardhi edhe Mirdita,
nuk përzihen si gjalpi me hitha,
me Janullatasin i bëre lakror;
nuk janë lekë t'i mbash në një dorë.
Nipi im i dashur çka bëre sot,
emrin e Gjerigjit lyve me kos;
E mjra unë e mjera , Hanko Halla
si më denoi zoti , çfarë turpi pava?!
Anastasi , shqiptarët greqizon
me urdhërin" Skënderbeu "
ti o nipçe e dekoron.....
Jusuf Zenunaj, 11 prill 2010