Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vera Dushi: Kosova Lindore ende në tmerrin e terrorizmit shtetëror serb

| E diele, 11.04.2010, 09:18 PM |


KOSOVA LINDORE ENDE NË TMERRIN E TERRORIZMIT SHTETËROR SERB

 

NË PËRKRAHJE TË DEMONSTRATËS SHQIPTARE TË KËRÇOVËS KUNDËR KOLONIZIMIT SLLAV

 

Nga Vera Dushi, publiciste

 

Sipas një plaku që tash është 80 vjeçar, pas luftës së Kosovës, serbët që ikën prej Kosovës edhe erdhën në Kosovën lindore, hynë në Bujanoc, në Preshevë, ku jetonin shqiptarët që edhe braktisën shtëpiat. Pyesin: “Ku është UÇK? Ku e keni fshehur?”. Me bajonetë ose thikë në fyt e morën plakun 75 vjeçar edhe e merren me veti, për të treguar ku ka UÇK. Ai plaku i tha ushtarit serb: “merrma jetën ose hiqe thikën se nuk të tutna se si e ka shkruajtur zoti. Nëse e ka shkruajtur zoti unë do të vdes, do të vdes, nëse jo, nuk vdes edhe nuk të tutna ti hiq që ke thikë në fytin tim”.

Mbas do kohë, ushtria serbe i morën shqiptarët. Gratë, fëmijtë edhe pleqtë i ndajtën nëpër shtëpia, edhe priteshin për t’i likuiduar, Istikamet ishin hapur për t’i shtenë shqiptarët të vdekur me gropa. Ushtria serbe vazhdonte të kërkojë vetëm UÇK-në. Lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit u përfundua me shpalljen e Marrëveshjes së Konçulit për çmilitarizimin e UÇPMB-së dhe disa “të drejta” për shqiptarët, që kurrë nuk u respektuan. Shqiptarët në Kosovën Lindore ende po jetojnë nën tmerrin e terrorizmit shtetëror serb, në shtetrrethimin e xhandarmerisë gjenocidale serbe dhe të ushtrisë së kazermave të mëdha të ndërtuara pas luftës.

 Para do ditë, presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se terroristat shqiptarë në Kosovë kërcënojnë sigurinë e Serbisë. Po pse Tadiçi nuk i shikon terroristat në shtëpinë e tij, ata që i ka në qeveri në Serbi, në polici, në sigurim shtetëror – ish UDBA, që terrorizojnë shqiptarët të Kosovës Lindore? Tadiçi, për të folur për terrorizëm duhet pikë së pari të thotë se terroristat veprojnë në Serbi dhe ata janë serbë, jo shqiptarë. Tadiçi është një ekstremist i madh kundër shqiptarëve. Tadiçi ska çka të bëjë, veç të akuzojë se vet e di se çka ka bërë Serbia, e din bota kush është terrorist, kush ka prerë pleq, plaka, fëmij, edhe ka dhënë urdhëra. E di Tadiçi kush ka planifikuar kundër popujve, e din Tadiçi kush ka mbyllur shkolla, universitete, gjymnaze, kush ka bërë vepra ç’njerëzore që i ka bërë Serbia. Ato janë vepra terroriste: të presesh fëmij me sakiz, pleq, të luftosh me tërë arsenalin me një familje me fëmij si në Prekaz, të veprosh në tërë Kosovën si ka vepruar UDBA serbe me plane akademike kundër shqiptarëve për t’i shfarosur me çdo mënyrë, për t’i fshirë prej hartës shqiptarët e Kosovës dhe në Ballkan, ky është terrorizëm të kulluar. Shteti juaj – Serbia - është terrorist, kriminelët që shetisin nëpër Beograd janë terrorista, ata që me kalash, me tank kanë shkatërruar, prerë në Kosovë, duke vepruar me plane të Sllobodan terroristit të madh, edhe shumë punëtorë të Sigurimit shtetëror, edhe shumë njësi speciale arkaniste, terroriste që edhe sot e kësaj ditë shetisin në qeverinë tuaj

 Dikush duhet t’ia tregojë terroristit Tadiç vendin e merituar. Fajtor për faktin se nuk ndodhet këtë, nuk është populli, por politikanët shqipfolës që nuk e dinë, por as nuk duan të bëjnë një politikë kombëtare. Edhe pse Kosova Lindore është një territor i vogël si përmasa – 3 komuna, ekzistojnë shumë parti politike shqiptare, 7 në tërësi! Këto parti ose marrin pjesë në zgjedhjet serbe ose i bojkotojnë ato. Kështu po harxhohen kot energjitë të politikës shqiptare, e cila shkapërderdhet në me shumë drejtime pa vlerë. Në kundërshtim me pozitën e Partisë së Prosperitetit Demokratik, që liderin e tij, Riza Halimi e ka deputet në parlamentin e Serbisë, dhe që do të pranonte pranimin në një grup pune e të gjithë partive me përfaqësuesit të qeverisë serbe, të gjithë partitë të tjera duan krijimin e një Grupi Koordinues të përbashkët që të shpallë programin e shqiptarëve nga Kosova Lindore në përputhje me referendumin të vitit 1992 të autonomisë deri në shkëputje nga Serbia. Në momentin e hapjes së negociatave lidhur me statusin e Kosovës, liderët të Prishtinës nga Grupi Negociator donin të shtrojnë problemin edhe e Luginës së Preshevës. Veton Surroi deklarohet në këtë sens edhe “ambasadori i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Kërkohej i njëjti nivel të të drejtave midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve nga Kosova Lindore. Në momentin e botimit të pakos Ahtisaari, liderët e shqiptarëve të trojeve shqiptare nën Serbi kërkonin i njejti nivel i decentralizimit me serbët nga Kosova (lidhje horizontale midis komunave dhe lidhje vertikale me Kosovën). Pas shpalljës së pavarësisë, në Prishtinë “u harrua” nga Presheva dhe komunat e tjera me shumicë shqiptare. Statusi i tyre ende lëkundet midis të qenit “minoritet” të pushtuar dhe të kolonizuar në kuadrin e Serbisë, apo pjesë përbërëse të Kosovës (së Shqipërisë Etnike), ashtu siç ka qenë deri më 1956, kur u nda prej qeverisë qendrore të Beogradit dhe integruar në kuadrin e Serbisë (ndërkohë që Kosova kishte një grad të autonomisë, Lugina e Preshevës, jo, ajo ishte e inkorporuar drejtpërdrejt Serbisë.

 Ta duash ribashkimin e Shqipërsië dhe të Kombit Shqiptar nuk ka qenë dhe as nuk është ndonjë herezi. Por, ta duash, vetëm duke folur (agjituar) dhe duke shkruar (propaganduar) për ribashkimin e Shqipërisë dhe të Kombit Shqiptar në mënyrë individuale dhe i pa organizuar në një formacion politik mbarë-kombëtar, siç është Fronit Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), nuk është asgjë tjetër përveçse një pikë vaji në Detin Adriatik; sepse, të githa shkrimet e intelektualëve të tillë, që sot nuk janë të paktë dhe për çdo ditë po shtohen, arrin karakterin e vënies së intersave individuale mbi interesat madhore të ribashkimit të Shqipërisë de të Kombit Shqiptar, sidomos kur ndonjë nga këta intelektualë atdhetarë edhe merr "guximin" që të botojë edhe libër me titull: Platforma e Shqipërisë Natyrale, "platformë" kjo që edhe kur shitet e merr edhe karakterin e komercializmit.

 Nëse ,cdo individ do të fillojë që opinionit kombëtar shqiptar, dhe aq më keq edhe atij të huaj (në anglisht, në serbisht, në sllaov-maqedonisht dhe greqisht), t'i servojë nga një platformë (libër) edhe me tituj të tjerë; si: Platforma e Shqipërsië Etnike, Platforma e Shqipërisë së Ribashkuar, Platforma e Shqipërsië Historike etj…, atëherë ekziston rreziku përmanet që, edhe ndonjë shqipfolës i paguar nga Beogradi apo edhe nga Athina, shumë shpejt të na e shkruajë ndonjë platformë (libër) me titull: Platforma e "Shqipërsië së Madhe", dhe ne shqiptaret, para opinionit tonë kombëtar, dhe mbi të gjitha edhe para opinionit të huaj (ndërkombëtar), rrezikojmë që të dalim dhe të shfaqemi edhe shumë qesharake.

 Prandaj, edhe marr guximin që, përmes këtij shkrimin modest, edhe një herë (publikisht) të kërkoj që e gjithë kjo armatë intelektualesh, në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe në diasporën shqiptare, sa më shpejt të bashkohen rreth Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK); sepse, në të kundërten e kësajë, do të rrezikojnë që, në ardhëmen e afërt, të cilësohen vetëm s'i kritizerë dhe kukuvajka.

 Përfundimisht, të gjithë ne, duhet të bindemi se vetëm mendimin i koordinuar dhe i organizuar, në një fromacion politiko-demokratik mbarëkombëtar, siç edhe aktualisht është vetëm Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), mundet ta avansojë çështjen kombëtare shqiptare dhe ate të cojë drejt rrugzgjidhjes së saj fatlume, ribashkimit kombëtar të Shqipërsië dhe të Kombit Shqiptar.

 Shqiptarët, vetëm të ribashkuar në një komb-shtet të vetëm në Ballkan, me emrin Shqipëri, jo me 28 mijë kilometër katrore dhe me 4-5 milionë banorë, por me një Shqipëri prej 78 mijë kilometër katroresh dhe me 8-10 milionë, do të munden që të jenë edhe një komb ballancues në Ballkan, siç na sygjorote edhe ish Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. BUSH, me 10 Qershore 2007, këtu në Tiranë, dhe gjithashtu do të jemi edhe një komb dinjitoz në familjën e madhe të Bashkimit Evropian, ku synojmë që të integrohemi.

 

 P.S. Autorja eshte anetare e Frontit Demokratik te Bashkimit Kombetar (FDBK)

 Gjakovë, 4 prill 2010