Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arben Dedja: S’kishte zogj

| E diele, 11.04.2010, 08:08 AM |


Arben Dedja

 

 

S’kishte zogj

 

Falmi krahët dallëndyshe,

Veç një herë,

Një shtegtim.

 

Të jap fjalën,shpejt do kthehem,

Këtu pritmë,

Sokaku im.

 

Fluturova nëpër pyje,

Herë si zog,

Herë si erë.

 

Tjetër folezë atje më priste,

Tjetër sokak,

Zogj të tjerë.

 

Kur mbërrita u tremba shumë,

Nuk pashë zogj,

Dallandyshe s’kish’

 

Kish’ veç sorra të zeza sterrë,

Kapardisur

Majë çatishë.