Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Disa letra me rëndësi në adresë të Naços

| E diele, 11.04.2010, 09:41 PM |


Fan Noli me besimtarët e tij në Kishën Shqiptare të Bukureshtit. Nikolla Naço, i pari nga e majta (1911)
Fan Noli me besimtarët e tij në Kishën Shqiptare të Bukureshtit. Nikolla Naço, i pari nga e majta (1911)
DISA LETRA ME RËNDËSI NË ADRESË TË NAÇOS

 

(Fragment nga dorëshkrimi i Kurtesh Devajës, Fryma atdhetare e shqiptarëve të Rumanisë)

 

      Në Fondin arkivor të Nikolla Naços (një pjesë të të cilit e kanë shpëtuar Dhimitër Polena dhe Baki Ymeri në Bukuresht), ekzistojnë edhe dy letra të Sotir Veveçkës nga viti 1892. Njëra nga to është drejtuar nga Durrësi në adresë të Nikolla Naços, kryetarit  të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht. Kjo letër është shkruar me dorëshkrim në dy faqe e gjysëm. Nga kjo kuptohet se autori i kësaj letre në këtë kohë gjendej në Durrës, por siç e kuptojmë nga brendia e letrës, ai më parë kishte kaluar  një kohë në mesin e arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe në këtë letër sjell gjëra interesante dhe me vlera të veçanta historiko-arësimore. Letra është shkruar me alfabetin e Stambollit të Sami Frashërit. Në fillim S. Veveçka jep disa vërejtje në lidhje me këtë alfabet dhe paraqet tinguj, germa të alfabetit latin, variante të alfabetit italian, duke theksuar vlerën e këtyre në natyrën e gjuhës shqipe. Në pjesën tjetër të saj letre jepen shënime dhe shifra për arbëreshët e Italisë si dhe përmenden vendet ku këta gjenden. Njëherit ai flet për disa intelektualë të ngritur arbëreshë e në veçanti jep shënime për De Radën dhe “Flamurin e Arbërit”. Është interesnt të thuhet se letra përmban edhe  kërkesën e De Radës drejtuar Nikolla Naços “për abetare shqipe dhe të tjera”, kërkesë kjo që ishte edhe e disa fshatrave arbëreshe, “qofshin pa ndonjë harxh”.

 

 

I ndershmi shumë Zoti N. N. Naço, Bukuresht

 

Nikolla Naço
Nikolla Naço
Me ra në dorë Rregulla e parës Skoli mpsonjëtorës. Nieti Shoqërisë që Zotrote i parë është fort i lavdruar edhe pelqyer. Drisa e quajnë edhe Dritë u beft në Shqypëri. Do me ndiec o Zotëri s’po të shkruajmë me karakter që jemi mpsuar - edhe shkruajnë f për G, per shi ose ski italiane dh ell o edhe ….per nie ogni italiane. Sepse nienieti non (nuk) kendohet si italiane ca gneti që ne shqipet nuk ndihet mirë në vesh, po numri n (nj) o një 1 na duket më mirë sikundër edhe fjala strenite per shtrenj qenka per gjuhen. Po keto skolia do ti goditenj. Kështu tutie mirë. E mirë. Këtu ne katundet e fshatrat  mëngjezi i thon vakti i kulaçit, e me thonë te hane kulaçin e thonë mire shqip edhe jemine ghe.

 

         Nieti i kësaj letres time është me ju breë me ditë që (në) Itali, në Pujo, në Basilikat e në Kalabri, Campo Murina, Andruce edhe afër Tarentos e të tjera vende janë shumë shqiptarë, arbnesh. Në Carigliano Calabre dilte edhe një e gjysem dhe “Flamuri” i Arberit, që shkruante Jeronim De Rada. Në pshatrat e Tarentos Kocha e San Martino të Napolit kemi gjet protokolisur këtë pot ë shkruajnë kështu që, duket koha e vajtjes shqiptare në ato vende. Mbreti i Napolit Karli I pestë dhe Mbretresha Gjovana fallen me 30 mars 1519 fendin (çifliqet) Rocho e San Martino kapitenit arbresh Luciano Matki per ndihmen edhe besen që diftuan me 300 soldat arbresh.Pas kësaj duket Donina Porfiade Muzaqi prej Zotit Skenderbeut që është martuar me Gjonanin Mathiut e biri e keti Lazari. Edhe që ne kishat orthodokse me 1550 edhe prifti  popa Theodhori Xafiro që ishte në Mitropolitë Greke të Depotadit Rasmuncisë të Agrigantit.

 

         Sot janë me fe orthodokse po janë djema shqiptar. Nga këtu me kanë kerkuar libra abetare edhe ndonje tjeter shkruar me karakter që Kullondisin në Shqiperi. Nga ky sebep po të lutem Zotnis ate që te me dergonjce disa abetare edhe nga të jerat libra shqip. Po edhe këto në qofshin pa ndonjë hargj sepse sherbëtori që ta shkruan është një burr nga zemra shqiptar, po i ka edhe siga? Xhepin. Te me ndieqte se ti besdisa po shpresnjë që ta nderojce me një leter që te me gëzojce për shendetin e mirë Zotnis sate. E pot e lutem me shendet edhe nder dhe jam sherbëtori (yt), Sotir Bebeçka. Duragja, gusht, 1892. (I. Dërmaku, Albanica, Ekskluzive janar 2009).

 

 

Rregullorja e Shkolles Shqipe te Nikolla Nacos (1892)
Rregullorja e Shkolles Shqipe te Nikolla Nacos (1892)
Letra e Petro Ninit Laurasi dërguar në Sofje të Bullgarisë Nikolla Naços në Bukuresht, më 19 vjeshtë e dytë 1894

 

         Me të kthyer nga Bukureshti P.N.Luarasi qëndroi disa ditë në Sofje, në mesin e anëtarëve të Shoqërisë shqiptare “Dëshira”, e formuar me 1 janar – “kallozhegur” 1893. Si kuptojmë nga burime tjera këtu ai kishte ardhur për të kërkuar ndihma finaciare për shkollat e formuara në krahinat e Kolonjës e t`Vakëfeve. Për  sa kohë që P. N. Luarasi qëndroi në Soje, e njofton Nikolla Naçon për aktivitetin e Shoqërisë “Dëshira” dhe për atë që ai ishte informuar për gjendjen e shkollave në fshatrat e Kolojës, meqë, siç dihet, ai mbante kujdesin e inspektorit për këto. Letra është shkruar në një formë konspirative, me pseudonime që për herë të parë i hasim. Vet-nënshkryesi “At Vangjeli”. Që me të vërtetë kjo është letra e P. N. Luarasi dëshmon brendia e letrës, problemet të cilat trajton në fund zarfi i letrës, “P.Nini” si dhe vula e postës, numri i së cilës përputhet me adresën e shënuar në fillim të letrës, (Sofje 1894).

 

         Në vazhdim, Petro Nini e informon Nikolla Naçon për gjendjen e keqësuar në fshatrat ku vepronin shkollat e reja të Kolonjës, veçmas cek ato të Gostivishtit, Vodicës, shkruan për grekomanët dhe kryepriftin. E fajëson oportunizmin e paraqitur gjatë mungesës së tij në këto fshatra, në një rast përmend dhe Vreton (Jani), të cilit i drejton edhe fjalë fyese. Më tutje, e informon Nikolla Naçon për vendimin e Pleqërisë së Shoqërisë “Dëshira që anëtari i saj më i riu dhe më aktivi (Spiro Garo) ta vizitoj Stambollin dhe të këshillohet me Naim e Sami Frashërin. Në letër emri i Naimit shënohet Naumi, për shkak të censurës policore. Me respekt flitet për Spiro Garon dhe aftësitë e tij, duke ia përkujtuar Nikolla Naços me fjalë “se me të vërtët që si z. Spiro s`a shok tjetër nga besa dhe nga nxetësia për gjuhën shqipe, po si të tregova aty (në Bukuresht) është i hollë nga parat”. Dhe vazhdon: “Të ardhurit aty të Z. Spiro (në Stamboll) si të ardhurit tim, për z. tuaj (Naçon) si dhe për gjuhën shqipe”.

 

              Me të kthyer nga Stambolli, pas takimit me Naim Frashërin, Spiro Garo solli mjaft libra në gjuhën shqipe, të cilat u vunë në dispozicion të anëtarëve të Shoqërisë Dëshira”. Spiro Garo ndrroi jetë shumë i ri, humbje kjo që ishte e madh jo vetëm për shoqërinë “Dëshira”, por edhe më gjerë. Nga Spiro Garo ka mbetur si kujtim vjersha e tij, që më pas u shndërrua në himn të Shoqërisë “Dëshira” e shkruar për aktin solemn të formimit të Shoqërisë, me “një të Kollozhegës” e që fillon: “Që me një të Kollozhegut u fillua Soqëria/ U fillue brenda ni nde Sofje/ Për skolit në Shqipëri », dhe përfundon: “Sjemi grekër as bullgar/ Turq as serb ne nuk jemi/ Jemi vetëm shqiptarë/ Këtë emër nder e kemi. »

 

 

Leter Nikolla Nacos (1900)
Leter Nikolla Nacos (1900)
Letra e Petro Nini Laurasit, dërguar Nikolla Naços në Bukuresht

 

Në Sofje 1894, vjeshtë e 2-të 19

 

          Dje mbrama erdhem shenosh këtu dhe gjetëm gjithë shqiptarët shëndosh. U faleminderit per kujdesjet që po beni për gjuhën shqipe dhe shokët e shoqërisë këtu. Për punët e atij mikut gjëçe mb`dhe thanas qiragjinjë me një Boboshtarë dhe e pyeta, e me tha qe kështu kanë dëgjuarë qe shkoj po verteta genjeshtre s`e dime kte fjale degjonj dhe ketu. Po me mire mos u nxito qe te shkruanc gje dhe keto dite me te vajtura Korçe une dot  shkruanje sa me pare dhe atehere ne qofshin te verteta fjalët që janë hapur se Loni shkoi munt te shkruajme ne çdo gazetë. Ketu letra prej memdheut nuk gjeçe po me goje deftonje qe telegrafit ne Kolonje qenkan ndezur me anet te djallkryepriftit dhe ne Luaras e ne Ngoshtivisht e Vodice qenkan ngjallur prape grekomane! Ah ku asht Vreto qeni te mbushnje koken me urtesi dhespotit grek! Kete te kuqe e krijonja kupetuare qe do te gjente me mos qene une atje se shqiptaret zes  jane akoma gjalle dhe foshnje ne gjuhet te tyre dhe kohen si nen purek e njome. Po skam as une as ata qe perpiqen per kte pune gjej keshtu eshte kesmeti i lik yni qe te  provonenin (dhaqimasemi) sa te duruar e te zotte jemi. Shoket ketu jane te gezuar fort dhe u falenderit kur degjuanqe do te u ndihe per fotografite: por me shume u gezuam u kenaqen kur degjuan qe vertete Zotnia juaj init e gjalle e punoni me  deshire per gjuhet shqip.

 

          Per ne Stamboll u llafosen me z. Spiro dhe e gjen per mire qe  une si` te  mesonj punrat e shqiptareve si ven pastaj te vete ne Naumi, se tani sdi qiti pergjegjnj Naumit edhe per te mos mbetur vone puna qe filluame bashke neser me 20 te keti zoti Spiro do te venje  ne Naumi, e te flase gjith sa dhet dot e ap udhe une letres edhe me te kthyere anej mua dote me shkruanje sit e bej dhe aty ne Zotnia juaj dote vinje vete te flisni ç duhet gjithe. Po me dukete se z.Spiro ma mire qe te vije te shohe zemren e tija se une mund te thoshte qe jam i paguar po flas keshtu e zotri Spiro si trete do te fase tepra dhe per punrat e zotnis suaj dhe per punrat e shkollavet si mbahen. Flihe mendjen qe dote mbaronjet puna si do zemra jone. Z. Spiro do ti zere ngoje dhe asht nevoja e madhe per katere apostoj (mesues), neper Shqiperit te ulet te paguhen nga kreret e Shqiperise dhe te mbajme korrespodence me gjithe shoqerite e shqiptarvet dhe keta apostoj nipene çdo hap te rende qe vjene per gjuhet shqipe. Do ti thote se duhet te punonje dhe te mos gjykojm gjynahet e njeri-tjetrit si punon shenjt i diturise i cili e ka frige se mos heqin dore nga grekerija dhe te shkonje kohen me nje qitapke tere mone, e te shese vivlate per tugjallek te tij.

 

         Per kete pune i dhash dhe tri napoleona (3) per hargj dhe te tjerat qe te bejne dot i pergjigjem une pod he zotnia juaj kini prishur kaqe te tjera u lutem fort shume qe te me kurseni dhe pes napoleona qe te vejne aty Z. Spiro sit e kalonet nga Stambolli se me te vertete qe Z. Spiro sak shoke tjeter nga besa dhe nga nxehesira per gjuhet shqipe po sit e regva kur ishnja aty eshte i holle tani per tani nga paret. Te ardhurit aty te Z. Spiro dote jete me te nevojshem se te ardhurit tim per zotnine tuaj si dhe per gjuhet shqipe. Te terat fjalet e zotnis sate do te dale ne se dhe ata shqiptar qe punojne per kete qellim te gjuhes s`jame ne mendje qe te gjellbene e te mykene duke ndenjur me darn e gji e duke pritur kesmetin (fatin) nga koha se gjithe keta kuptonje qe nata pjell diten e kthjellt po nga ma teshumat here pjelle dhe ditet e vretura te ftofte me debor dhe fjale e shenjitit te diturise (Z. Vreto) qe te presim akoma si kemi pritiur kaqe mije vjet me s`ka vend kjo fjale. Edhe le te mbetet te zot ne gjep. Sot me 4 (katre) do te mbaronje te piqemi per here me te degjuare shenoshe ne memdhet qe te dite dote shkruanje per te gjitha. Ne març haber nga z. Spiro se ashte nevoja te piqem me Naumin do te vete me te tjera mendje dhe me fuqite te Perendise punrat dote vene ne udhe te mbare. Sherbetori i juaj, At Vangjeli

 

        P. S. Sot si veme ne staciont deshem te kapnim bilete per z.Spiro per ne Naumi na kerkuam pase kanonismes dyzet e nente (49) franga te vajtur. Prandaj me qene qe s`hapine tre napoleonat dhashe dhe aty dhe u bene gjithsej pese (5) napoleona po niset te veje atij ku duhet dhe era k dite dote kemi shume habere. Gjithe shoket qe ane te besete u falemenderit. Ne fjalet tona mo ski frike se nuk e hyjne dot cdo njeri vec zoti Spiro qe dote shpjere ku duhen. (Botuar në  Albanica, dhjetor 2008).

 

 

Edhe disa fakte për Nikolla Naçon

 

Në disa burime arkivore për N. Naçon thuhet se M. Grameno dhe L. Poradeci, janë njohësit më të mirë të jetës dhe veprimtarisë patriotike-kombëtare të Naços. Grameno thuhet se ishte më i afërt dhe njëkohësisht ishte edhe bashkëpuntor në veprimtarinë më frytëdhënse të këtij udhëheqësi më të madh të Rilindjes kombëtare në Rumani. Bëhet e njohur se M. Grameno iu bashkëkua Naços qysh si i ri në moshën 15-vjeçare, qysh kur erdhi në Bukuresht, në vitin 1886. Ai u shkollua dhe u aftësua në gazetari,si patriot e kryengritës i zellshëm nën kujdesin e këtij apostolli të atdhetarizmit, të cilit I ndejti besnik deri në fund të m137simeve të tij. (M. Grameno, Patriotët e mëdhenj, artikull i cituar). Ndësa L. Poradeci, është njohur me veprimtarinë patriotike të N.Naços dhe të shoqërisë “Drita”, më vonë, kur ishte sekretar i përgjithshëm i Kolonisë Shqiptare të Rumanisë. Në të gjitha shoqëritë shiptare, që vepruan në Rumani gjatë Rilindjes Kombëtare, ai me prova veçoi shoqërinë patriotike “Drita”, në veçanti kryetarin e përhershëm të saj, Nikolla Naçon, prandaj shkrimet e L. Poradecit për të, të bazuara, siç thotë ai, në arkivin e shoqërisë “Drita”, duhet të merren si kontribut dhe si përpjekje serioze. (L.Poradeci: Një fatos i veteranërisë shqiptare fytyrë urdhëronjëse dhe aktiviteti heroik i kryeveteranit, Nikolla Naço-Korça, Konstanc;, 1932, f.1-15.)

 

Zgjodhi për ZSH: Baki Ymeri