| E shtune, 10.04.2010, 09:18 PM |
Engjëll Koliqi
MIKLONIN KOHËN
Herë me tregime t’ëmbëla
Herë me këngë
Ngjarjet përkujtonin
Stinët e vitet
Të varfërit në kokë
Shpesh edhe krimin përqafonin
...
Garlate (Lecco), 16 mars 2010
NË MES TYRE
Shpesh plaste sherri
Krimet tërboheshin
Bota shpërthente në tragjedi
Plagosej besa e njerëzia
Hidhërohej edhe Perëndia
...
Garlate (Lecco), 16 mars 2010
I DËRGUARI I PARË
Erdhi me shumë zhurmë
Për projektet e për qëllimet e tyre
Tha e ç’nuk tha
Njëmijenjë gënjeshtra
Veten e tij krejt harroi
As emrin nuk u kujtua të na e tregojë
Garlate (Lecco), 16 mars 2010
SHUMË GJASIME
Të gjitha veprat humanitare
Dhe preokupimet për njerëzinë
Në këtë stinë e gjithmonë
Në dashuri përngjajnë
Edhe përqafimet e sinqerta
Si hapsirat e blerta
Në pranverën e jetës së re
Mbushur me besë e me dashuri
Garlate (Lecco), 16 mars 2010
TË GJEN VDEKJA
Nën çdo qiell
Dhe nën çdo diell
Vdekja të rishikon
Dhe të gjen
O njerëzi komike
Në shtrembërimet tua
Në gënjeshtrat e pakripë
Dhe në marrëzitë tua
Përzihet me vdekjen
Edhe ironia jote
...
Lecco, 16 mars 2010
DASHURIA E MIRËFILLTË
Nuk është dashuri
Nëse shihet vetëm në këngë e në valle
Dhe nëse ndjek vetëm festat
Dashuria e mirëfilltë
Vrapon edhe në ditë të vështira
...
Lecco, 16 mars 2010
MËNGJESET TONA
Ende kanë shije të papërmbajtshme
Mirë e kam kuptuar
Nga ajo që në këtë stinë kam kaluar
Janë paksa të ndryshme
Nga ata mëngjeset e stinëve të kaluara
Kur takoheshim
Me përqafime e me puthje
Akte dashurie përmbushnim
-
Tash jemi larg njëri-tjetrit
Me ëndërra e me kujtime të bukura
Ushqehemi e rrojmë
Presim të vijë dita jonë
Mëngjeset tona
...
Lecco, 16 mars 2010
QË NË DITËN E PARË
Shikon larg drejtimin e zgjërohet
I ngritë pak edhe shpatullat
Por shpejt shumë shterpësi dhenbjeje
Ia ngulfasin shpirtin
Të gjitha relievet i vijnë përpara
Me ëndërrat e bukura
Evokon akte të bukura dashurie
...
Ndoj turbullirë i sjell
Ndoj ëndërr e keqe
...
Garlate (Lecco), 17 mars 2010
PIKË QENDRORE
Në jetën e kuptimtë
Dhe të bukur
Pikë qendrore
Gjithmonë është
Dashuria me solidaritetin
Garlate (Lecco), 17 mars 2010
GATISHMËRI
Në gjithë këtë jetë
Që na merr me vorbulle e zhurma të trasha
Dhe të shpeshta
Ndodhë që nganjëherë të jetë heshtje
Nganjëherë shihen duke dalë mbi sipërfaqe
Edhe ata që janë harruar në biseda intime
-
Kronistët janë të gatshëm
Të shkruajnë histori
Garlate (Lecco), 17 mars 2010
KONKRETISHT
I kotë është arroganti i ngathtë
-
Kjo jetë do shkathtësi
Solidaritet dhe dashuri
Jo në fjalë e në letër
Por në jetë e në vepër
Garlate (Lecco), 17 mars 2010
KUJDES
Të porosis të kesh kujdes
Në copëza të vetme
Në njëfarë mënyre të flasin për mua
Përceptime të vogla në të shkuarit tënd
Që bëhen çdo ditë
Komponohet me lehtësi e me peshë
Dhe ti i sheh rrugët tua
...
Diçka interesante të pret në cak
Një puthje domethënëse
Një e guxuar shembullore
Një ritmim dashurie
...
Lecco, 17 mars 2010
PO I SHOH NDYSHIMET
Si e ulur nga qielli
Nata e qetësuar
Mes ëndërrave të mia
Pushoi e u relaksua
...
Pastaj erdhi mëngjesi i jetës
Duke lozur në vallen e dashurisë
Mbi krahët e fatit
T’epokës së ëmbël të dashurisë
Lecco, 17 mars 2010
POETI I GJALLË
Në vendin tim
Edhepse i palëvizshëm
E marramendës
Se i panjohur
Poeti është i gjallë
Dhe shkruan ligjet e dashurisë
Lecco, 17 mars 2010
DIÇKA PO NDODH
Mungon dëshira
E udhëve të mendjemadhësisë
Janë shthurur edhe ëndërrat
Secili i njeh aftësitë e veta
Mbase po vjen epoka e dashurisë...
Lecco, 17 mars 2010
ATË QË MUND TA BËJ
Duke jetuar me ty
Dëgjoj në qetësi
Ofshamje të dhembjeve
...
Në këtë botë të komplikuar
Mund të të ofroj
Vetëm të mirëfilltën dashuri
Lecco, 17 mars 2010
DUART TONA
Besoj në pafajsinë e duarve
Të mijat e të tuat
Të gërshetuara gjatë
...
Le të jenë
Sot e deri në amshim
Pikë e parë e dashurisë
Lecco, 17 mars 2010
NË TRIMËRI
Ka plot histori
Besë e dashuri
...
Që sot e përgjithmonë
Dua të jem brënda
Edhe tej amshimit
Lecco, 17 mars 2010
KANË MBARUAR
Ata andej
Në emër të shumë intereseve
Pa interes të mirëfilltë
Me motive të trilluara
Do të shkelin zjarre të largëta
...
Mos i kërkoni në këtë botë
Janë djegur
Dhe janë bërë hi
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
Ç’MUND TË JETË?!
Një e pëshpëritur
Një qeshje nxjerr jashtë buzët
Athua është dashuri
Apo ?!
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
NDËRMJET PYETJEVE
Një interesim hetohet
Një histori
Një dashuri
...
Një pikë
Për t’u ruajtur deri në amshim
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
SA DIELLA?!
Në çastin e zgjedhur
Shumë fortë
Me korda të fuqishme të zërit
Bërtet
Duke thënë se është diell i vetëm
Sa diella i paska kjo botë
?!
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
Ç’DO TË NDODH
Një propozim i nisur
Si një mendim ideologjik
Në gjysmë të rrugës ka mbetë
Në pengesat e vetëkrijuara
Çka më tej
?!
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
NË FUND TË FUNDIT
Një vendim duhet të merret
Për një dashuri
Për një ardhmëri
Për një të vërtetë
Për një histori
Për një realitet
...
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
NUK DIJMË APO NUK DUAM?!
Edhe në këtë shekull të ri
Në shumë raste ikim
Duke mos dashur të konfrontohemi me realitetin
-
Shpesh pyetem
Pse kështu
Nuk po dijmë
Apo nuk po duam
?!
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
KOHË E DASHURISË
Për një kohë të pambaruar
Shkruaj për dashurinë
I këndoj dashurisë
E thërras dashurinë
-
Do të vijë
Dhe do të mbetet këtu deri në amshim
Garlate (Lecco), 18 mars 2010
DUHET TË VDESIN
Shumë fillime janë parë
Në botën a tyre
Asnjë mbarim s’e kanë realizuar
Pa dashuri mbetur
Nuk kanë më interes
As motiv
Për të jetuar
Garlate (Lecco), 19 mars 2010
PA TË TASHMEN
S’merren vesh kurrë
As nuk bëjnë kurrëfarë akordi
Sepse njëra palë mendon vetëm në të kaluarën
Pala tjetër vetëm të ardhmen don
Për të tashmen s’ka interesim
Garlate (Lecco), 19 mars 2010
GJENDEN UDHËVE TË SHERRIT
I pari ia ka dalë
Për ta mashtruar të dytin
I dyti – për ta gënjyer të tretin
Itreti – për ta rrahur të katërtin
I katërti...
Janë bërë shumë udhëve të sherrit
Tollovi e madhe
Pamkurrëfarë rendi
As rregulli
...
Mot as besë nuk ka!
Garlate (Lecco), 19 mars 2010
ADULAVANO IL TEMPO
A volte con i dolci racconti
A volte con canzoni
Ricordavano gli eventi
La stagione e gli anni
Poveri in testa
Spesso anche il crimine abbracciavano
…
Garlate (Lecco), 16 marzo 2010
TRA DI LORO
Scoppiava lite e discordia
I crimini si arrabbiavano
Il mondo scoppiava in tragedie
Si feriva la fede e l’umanità
Si arrabbiava anche Dio
…
Garlate (Lecco), 16 marzo 2010
IL PRIMO INVIATO
È venuto con tanto rumore
Per i progetti e per i loro scopi
Ha detto e cosa non ha detto
Milleuno bugie
Se stesso ha tutto dimenticato
Neanche il suo nome non ci ha ricordato
Garlate (Lecco), 16 marzo 2010
TANTE SOMIGLIANZE
Tutte lem opere umanitarie
E le preoccupazioni per l’umanità
In questa stagione e sempre
Somigliano nell’amore
Anche gli abbracci sinceri
Come i spazi verdi
in primavera della nuova vita
Riempita con fede e con amore
Garlate (Lecco), 16 marzo 2010
LA MORTE TI TROVA
Sotto ogni cielo
E sotto ogni sole
La morte ti rimira
E ti trova
O comica umanità
Nelle tue contorsioni
Nelle bugie di senza sale
E nelle tue follie
Si mischia con la morte
Anche la tua ironia
…
Lecco, 16 marzo 2010
IL VERISSIMO AMORE
Non è amore
Se si vede solo nei canzoni e nei balli
E se se segue solo le feste
Il verissimo amore
Corre anche nei giorni difficili
…
Lecco, 16 marzo 2010
LE NOSTRE MATTINATE
Ancora hanno sapore prorompente
Ho capito bene
Da ciò che in questa stagione ho attraversato
Sono un po’ diverse
Da quelle mattinate delle scorse stagioni
Quando ci incontravamo
Con abbracci e con baci
Compivamo atti dell’amore
-
Adesso siamo lontani uno dall’altro
Con sogni e con bei pensieri
Ci nutriamo e viviamo
Aspettiamo di venire il nostro giorno
Le nostre mattinate
…
Lecco, 16 marzo 2010
GIÀ DAL PRIMO GIORNO
Guarda lontano la direzione e si dilata
Alza un po’ le spalle
Ma presto tanti inferti del dolore
Li soffocano l’anima
Li vengono dinanzi tutti i rilievi
Con i bei sogni
Evoca bellissimi atti dell’amore
…
Qualche turbolenza li porta
Qualche sogno cattivo
…
Garlate (Lecco), 17 marzo 2010
PUNTO CENTRALE
Nella vita sensibile
E bella
Punto centrale
È sempre
L’amore con la solidarietà
Garlate (Lecco), 17 marzo 2010
PRONTEZZA
In questa vita
Che ci prende con vortici e grossi rumori
E spessi
Succede che a volte sia silenzio
A volte si vedono emergere
Anche coloro che ci sono dimenticati nei colloqui intimi
-
I cronisti sono pronti
Di scrivere storia
Garlate (Lecco), 17 marzo 2010
CONCRETAMENTE
È inutile il maldestro arrogante
-
Questa vita vuole sveltezza
Solidarietà e amore
Non nelle parole e in carta
Ma nella vita e in opera
Garlate (Lecco), 17 marzo 2010
ATTENZIONE
Mi raccomando di avere attenzione
Ai singoli frammenti
In qualche modo ti parlino di me
Piccole percezioni nel tuo andare
Che si fanno ogni giorno
Si compone con leggerezza e con peso
E tu vedi le tue strade
…
Qualcosa interessante ti aspetta in destinazione
Un bacio significativo
Un osare esemplare
Una cadenza dell’amore
…
Lecco, 17 marzo 2010
VEDO I CAMBIAMENTI
Come scesa dal cielo
La notte tranquillizzata
Tra i miei sogni
È riposata e rilassata
…
Dopo è venuta la mattina della vita
Giocando nel ballo dell’amore
Sopra le ali della fortuna
Del dolce epoca dell’amore
Lecco, 17 marzo 2010
IL POETA VIVO
Nel mio paese
Anche se immobile
E vertiginoso
Perché irriconoscibile
Il poeta è vivo
E scrive le leggi dell’amore
Lecco, 17 marzo 2010
QUALCOSA SUCCEDE
Manca la voglia
Dei percorsi degli altezzosi
Co sono sciolte anche i sogni
Ognuno cosce le sue capacità
Forse arriva l’epoca dell’amore
Lecco, 17 marzo 2010
QUELLO CHE POSSO FARE
Vivendo con te
In tranquillità ascolto
Sospiri del dolore
…
In questo modo complicato
Posso offrirti
Soltanto il verissimo amore
Lecco, 17 marzo 2010
LE NOSTRE MANI
Credo nell’innocenza delle mani
Le mie e le tue
Intrecciate a lungo
…
Stiamo
Oggi e fino all’eternità
Primo punto dell’amore
Lecco, 17 marzo 2010
NEL CORAGGIO
C’è pieno della storia
Fede e amore
…
Da oggi e per sempre
Voglio essere dentro
Anche oltre l’eternità
Lecco, 17 marzo 2010
CI SONO FINITI
Coloro di là
Nel nome di tanti interessi
Senza verissimo interesse
Con motivi inventati
Calpesteranno fuochi lontani
…
Non ricercateli in questo mondo
Ci sono bruciati
E diventati cenere
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
CHE COSA PUÒ ESSERE?!
Un sussurro
Un sorriso toglie fuori le labbra
Direi è amore
Oppure?!
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
TRA LE DOMANDE
Un interessamento si vede
Una storia
Un amore
…
Un punto
Per tenerlo fino all’eternità
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
QUANTO SOLI?!
Nel momento scelto
Troppo forte
Con vigorose corde della voce
Grida
Dicendo che è sole unico
Quanti soli ci sono in questo mondo
?!
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
COSA SUCCEDERÀ
Una proposta partita
Come un pensiero ideologico
È rimasto in mezzo strada
Negli ostacoli creati da solo
Che cosa in seguito
?!
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
ALLA FINE DELLA FINE
Si deve prendere una decisione
Per un amore
Per un futuro
Per una verità
Per una storia
Per una realtà
…
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
NON SAPPIAMO OPPURE NON VOGLIAMO?!
Anche in questo nuovo secolo
In tanti occasioni sappiamo
No volendo confrontarci con la realtà
-
Spesso mi domando
Perché così
Non sappiamo
Oppure non vogliamo
?!
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
TEMPO DELL’AMORE
Per un tempo infinito
Scrivo per l’amore
Conto all’amore
Chiamo l’amore
-
Verrà
E rimarrà qui fino all’eternità
Garlate, (Lecco), 18 marzo 2010
DEVONO MORIRE
Tanti inizi ci sono visti
Nel loro mondo
Nessuna fine non hanno realizzato
Rimasti senz’amore
Non hanno più interesse
Ne motivo
Di vivere
Garlate, (Lecco), 19 marzo 2010
SENZA IL PRESENTO
Non si mettono mai d’accordo
Neanche fanno nessun accordo
Perché una parte pensa solo al passato
L’altra parte vuole solo il futuro
Per il presente non c’è interessamento
Garlate, (Lecco), 19 marzo 2010
SI TROVANO NELLE STRADE DELLA FURBERIA
Il primo è riuscito
Di ingannare il secondo
Il secondo – di dire le bugie al terzo
Il terzo – per menarlo il quarto
Il quarto …
Sono diventati tanti nella strada della furbizia
Grande confusione
Senza nessun’ordine
Ne regolamento
…
Tempo ne fede non c’è
Garlate, (Lecco), 19 marzo 2010