| E premte, 09.04.2010, 09:44 PM |
Konference shkencore, Prishtine2 dhe 3 prill 2010
Veprimtaria e gruas ne levizjen kombetare per clirim
Nga Zyrafete Kryeziu-Manaj
Kur mora ftesen nga organizatori i konferences,me thene te drejten,isha ne medyshje,vall a thua do te mberri konferenca ta pasqyroj gjithe veprimtarin dhe kontributin e femres shqiptare nder vite.Dhe pershtypja ime mbas kesaj konference eshte e jashtezakonshme.
Gjat aterimit me ajroplan mbi teritorin shqiptar te asaj dite,u mbusha plot emocion.Dielli kishte shperthyer me ter fuqin e tij,dhe me jepte mundesin te veshtroja mbi truallin shqiptar.Shiqoja nga ajo dritare e vogel e ajroplanit,dhe me veshtrimin tim,mundohesha te perkedhel cdo cep te tokes shqiptare,te flas me secilin pullaz shtepie,e te perqafoj ter popullin tim.
Me keto pershtypje,dola nga ajroplani dhe u takova me shoqen time,Zanen(Hidajete Osmani)e cila me pritete ne ajroport.Shkonim qe te dya ne konference,dhe ne rruge e siper na mundonte korreshtja se me kend,vall, do te takohemi.
Mbrrinem tek fakulteti filologjik dhe ne sallen e kuqe te tij,mbahej konferenca.Ndjenjat dhe emocionet ishin rrebeluar mbrenda qenjes sime.Koha ishte munduar me tere fuqin e saj te fshinte memorjen,ne mua,por ne kete raste nuk ia kishte arritur.Takova njerzit,qe per vite te tera ishim munduar,me tere forcen,mundin,dhe sakrificen,qe te krijojm rruge te reja,ne te mire te ceshtjes son kombetare.
Ne syt e seciles nga ato,pash te njejtat ndjenja,te njejtat emocione,te njejtat deshira.Kjo ishte surpriza me e mire,per ne te gjitha,ku u munduam gjat neper vite per tu takuar,e per te punuar lirshem,siq donte shpirti i nje liridashese.
Dhe ec e mos e ndiej veten krenare,kur takon shoqet e idealit.Kur lirshem,dhe pa droe do te flasim,do te rrim,dhe do te kujtojm kohen,e sakrifices,kohen e turtures ,kohen e perndjekjes,vetem e vetem pse kerkonim lirin si te tjeret.Ekstaza shpirterore kulmonte ne cdo shterngim duaresh,e fjalet ishin futur thell ne shpirtin tim,per t'shperthyer ne ditet qe do te vin,e per te thene hapur e shkoqur,se femra jone eshte bazamenti qe nderlidh dijen dhe forcen,te bukuren dhe krenaren,dhe te gershetuara te gjitha se bashku,driterojn per te bardhat dite qe ia falen atdheut.
Dikure diku pata lexuar,se cdo njeri eshte nje bote ne vete,dhe a mund vall te imagjinoj dikush,se keto trimeresha,secila ne kohe dhe hapsire,kishin punuar dhe vepruar ne menyren e vet,dhe me boten e tyre personale,ishte munduar ta kafshoj te ligen,per te marshuar drejt fitoreve.
Shume here nga ne,neper ato dhoma te errta,te burgjeve,flitnim per takimet tona ne liri.Dhe ja, shume nga ne, e perjetuam lirin e pritur,e brenda kesaj lirie gjetem veten ton.
Toka ka kuptimin e vet,vetem atehere,kur per te luftohet,punohet dhe veprohet,me nder dhe dinjitet,me dashuri dhe bindje,se mbi terrin e te ligen duhet te veprojm te gjithe bashk,si nje trup,dhe te pa ndar,dhe mbi bazen e keti definicioni ne percollem tri dite shume me vlere.
Dhe krejt ne fund,dua te them se: Me e mberri te ardhmen,duhet ecur ne te tashmen,pa e harruar te kaluaren.