Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Cipi: Shqiponja e Sazanit

| E enjte, 08.04.2010, 07:32 PM |


SHQIPONJA E SAZANIT

 

Nga Luan Cipi

 

Sot është 7 prilli, mos e harroni

Një ditë e mprapshtë, sterë, pis

Kur mbreti Zog na trathëtoi

Me arin vjedhur, u arratis.

 

Erdhi fashizmi dhe na pushtoi

Me “nënë qaforen” perandori.

Mijra ushtarë nga larg dërgoi

Dhe makarona e demagogji.

 

U desh lufta, që sot mirë çmohet

Kundër pushtuesve, pa kompromis,

Atdheu i dashur krejt të clirohet,

Të fryjë i pastër flladi i lirisë.

 

Po ju kujtoj, për ne, ky idhull,

Simboli i shqipes, nuk është çliruar.

Qyteza e Sazanit, i vetmi ishull

Nga  ca të huaj ri patrulluar.

 

Për ju Parti, për ju Shtetarë

Një lutje britme, ju parashtroj:

Hiqni të huajtë, vini Shqiptarë

Vetëm shqiponja të fluturojë.

 

7 prill 2010