| E hene, 05.04.2010, 06:54 PM |
Regimi i BISHZ-së drejtuar: Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
BISHZ-së, reagon ndaj veprimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me Vëndimin për heqjen e emblemës së Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit.
Arsyetimet e një vëndimi të kësaj natyre në emrin e drejtësisë, demokracisë apo se Prizreni na qenka qytet multietnik (që nuk përputhet me realitetin dhe të vërtetën), ka dëshmuar se institucionet tona të drejtësisë nuk mirren me problemet thelbsore jetike të mbi 90% të popullatës shqiptare, por zbatojnë kërkesa të pakicës qofshin ato edhe të pa vend, e me qëllim ngacmimi të ndjenjave të shumicës..!
Disa nga shumë pyetje që do të duheshin t`i parashtrohen Gykatës Kushtetuese të Kosovës, si organë më i lartë i vendit, që thirret se ndanë drejtësi ...?
Çfarë ka bërë deri me tani Gjykata Kushtetuese e Kosovës?
• Për të jetsuar rendin, ligjin dhe kontrollin e doganave në tërë Kosovën?
• Për zbatimin e rendit dhe ligjit në pjesën e Mitrovicës, ku kontrollohet nga strukturat paralele të vendosura nga Serbia dhe kundër mbishkrimeve dhe simboleve të tyre, ku haptas jo vetem që se njofin Republikën e Kosovës, por qe dhjetë vite keqtrajtohen banorët e pambrojtur vendor shqiptarë, nga serbët ardhacak?
• Për të luftuar korrupsionin në nivel të vendit, që është shëndrruar në kancer për ardhmerin e Kosovës?
• Për nxënien e kriminelve serb e të tjerë, për t`u përgjegjur para drejtësisë, të cilët kanë kryer krime dhe shëtisin të lirë edhe nëpër Kosovë?
• Për mbrojtjen e pasurisë së lëvizshme dhe të palëvizshme të Kosovës, e cila është duke u plaçkitur e dëmtuar në forma dhe mënyra të ndryshme ?
• Për ruajtjen e trashëgimisë, historike, kulturore dhe kombëtare të Kosovës?
• Për ndaljen e ndërtimit të kishave serbe në Mitrovicë dhe shembulli ma i shëmtuar( kisha e ndërtuar dhe e mbrojtur e Serbve) në hapsiren e qendrës Universitare të Prishtinës- afër Bibleotekës Kombëtare?
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pasur dhe ka me çfarë të merret dhe të bie vëndime e të kërkoj zbatimin e tyre nga institucionet e vendit që janë përgjegjëse, si të atyre të më lartë shënuara dhe shumë të tjerave. Kujdes, mos e vrani Kosovën me vendime dhe dorën tuaj..!
Për BISHZ-së,
Abas Fejzullahi, kryetar
2010-04-03