| E shtune, 03.04.2010, 02:49 PM |
TOPONIMIA E DUSHKAJËS
Nga Prof. SKËNDER R. HOXHA
2. TOPONIMIA E KATUNDIT BEC
a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi
Njëri ndër katundet më të mëdha të Dushkajës është edhe Beci, i cili shtrihet nja pesë kilometra larg Gjakovës, në krahun verilindor të saj. Këtë qytet e ka edhe si qendër administrative, arsimore e kulturore. Ky vendbanim shtrihet në një fushëgropë përmes së cilës bie një lumë i vogël që e quajnë Përroni. Kodrat përreth katundit Bec ishin të mveshura me pyje, mirëpo me zhvillimet që bëhen në bujqësinë e kësaj ane, pjesa më e madhe e tyre janë çelur dhe shndërruar në tokë pune, e që kryesisht janë vreshta.
Katundi Bec përkufizohet me katundet: Sapot – në perëndim, Zhdrellë dhe Rashkoc – në veriperëndim dhe veri, Cërmjan – verilindje, Meqe – lindje, Doblibare e Vraniq – juglindje dhe me Lugun e Bunarit – në jug dhe jugperëndim.
Ky katund ndahet në dy pjesë: Beci i Epër dhe Beci i Poshtëm. Ndërkaq, banorët e këtushëm janë të fisit Berishë, me përjashtim të një familjeje të fisit Thaç dhe një familje e fisit Krasniqe. Popullata shqiptare janë të dy konfesioneve: disa të besimit islam e disa të besimit katolik. Në Bec jetojnë shqiptarët (pjesa dërrmuese), por ka edhe disa serbë e malazias (kolonë) dhe të tjerë.
Në vendin e quajtur Livadhet e Mëdha ka gjurmë të qeramikës, tullave, gypave të botës etj. që dëshmohet se ishte i banuar mjaft herët.
Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Beçi me 14 shtëpi, 7 beqarë e 3 të veja.
Si duket ky vendbanim një kohë mbetet i pabanuar, por prapë rithemelohet. Kjo bëhet për arsye të lëvizjeve të popullsisë. Vendosen familjet e ardhura të vëllazërisë Merturi, të fisit Berishë, para 300vjetëve. Popullata shqiptare myslimane e katolike janë të një vëllazërie.1)
Në territorin e këtij vendbanini shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, u kolonizuan 82 familje kolone serbe e malazeze të sjellë këtu nga
Selo Bec
Adži? Radisav
Babovi? Stevan
Babovi? Vukašin
Babovi? Milivoje
Babovi? ?oko
Vuli? Milisav
Vuli? Milivoje
Vuli? Radisav
Vuli? Mirko
Vuli? Milan
Vuli? Aleksandar
Vuli? Dragomir
Vuli? Jovan
Vuli? Stevan
Vujovi? Milan
Vujovi? Plana
Vuki?evi? ?ur?a
Gojkovi? Savo
Delevi? Vu?i?
Durkovi? Radovan
Dabeti? Miloš
Dokni? Miro
?eki? Milisav
Zindovi? Petar
Jevri? Jovo
Jovovi? Vidosava
Jovovi? Vuksan
Jovovi? Vukašin
Ko?anovi? Marija
Leki? Minja
Leki? Jakov
Lukovac Živko
Lazovi? Risto
Maraš Luka
Mi?unovi? Lazar
Miskovi? Savo
Miloševi? Milonja
Petkovi? Svetozar
Fati? Zarija
Fati? Miloš
Fati? Ivan
Fati? Nikola
Fati? Staniša
Fati? Bogi?
Šoški? Puniša
Šoški? Radovan
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Drapi? Jovan
Dutina Spasoje
Janji? Danilo
Kosjerina Vojislav
Kosjerina Maksim
Kosjerina Tomica
Lu?i? Krsto
Lu?i? Dušan
Lu?i? Jovo
Lopur Gavro
Laki? Jovan
Ostoji? Rarinka
Peško Radosav
Pendo Nikola
Tovariši? Miljan
?orovi? Trifko
Šaranovi? Bajo
Ivkovi? Gojko
Turanjanin Gavro
Turanjanin An?elko
Turanjanin Gašo
SRS (Nga RS e Serbisë):
Aran?elovi? Ljubomir
Aran?elovi? Aksentije
Aran?elovi? Vladimir
Amanovi? Gojko
Bogdanovi? Dragomir
Dobrosavljevi? Tanasije
Dimitrije Vidosav
Miti? Antonije
Miti? David
Petrovi? Jovan
Miti? Božur
Stankovi? Vladimir
Stankovi? Cvetko
Stojkovi? Milan
Stanisavljevi? Jovan 2)
Në një dokument arkivor, në mes informative të shumta, thuhet se në fshatrat e Becit të rrethit të Gjokovës, më 29 dhe 30.VIII.1928, Komisioni Agrar ka bërë matjen e tokave gjatë ditës dhe gjatë natës dhe i ka kufizuar 1.165 ha., në territorin e të cilit janë përfshirë 25 fshatra me 8.000 banorë.3)
Në vitin 1941, për shkak të thyerjes së magazinave të armëve, ushtria serbe vrau 16 banorë dhe i ka djegur 35 shtëpi të fshatit Bec. Në këtë fshat nga ushtria serbe u masakruan tri nëna të reja dhe prej tyre njëra me fëmijë në gji.
Nga ky vendbanim disa familje janë shpërngulur, si p.sh. në vitin 1920 familja Dushi ka ikur në Shqipëri, familja Maloku është shpërngulur në fshatin Madanaj, gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave, familja Hysensadikt janë shpërngulur në Ratish të Deçanit, si dhe shumë familje të tjera që sot jetojnë këtu janë shpërngulur te të afërmit në Gjakovë e gjetiu.
Në vitin 1879 Beci kishte 10 shtëpi shqiptare; në vitin 1912 – 57 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 45 familje me 532 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 38 shtëpi me 536 banorë; në vitin 1948 – 91 shtëpi me 575 banorë; në vitin 1953 – 101 shtëpi me 672 banorë; në vitin 1961 – 111 shtëpi me 762 banorë (641 shqiptarë, 39 serbë, 80 malazez, 2 të tjrë); në vitin 1971 – 103 shtëpi me 881 banorë (792 shqiptarë, 40 serbë, 39 malazez, 10 të tjerë); në vitin 1981 – 129 shtëpi me 1096 banorë (1020 shqiptarë, 30 serbë, 43 malazez, 3 të tjerë).4)
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, kishte 23 banorë serbë, 33 malazez, 1 jugosllav, 13 romë dhe 35 egjiptianë.5)
Në vitin 1999, para sulmeve të agresorit ushtarako-policor serb, fshati kishte rreth 120 shtëpi shqiptare me rreth 1100 banorë shqiptarë dhe 8 familje kolone malazeze e serbe. Në këtë fshat, në luftën e fundit janë djegur 50 shtëpi shqiptare dhe janë shkatërruar disa shtëpi të kolonëve serbë e malazez. Nga kjo luftë, në këtë fshat, ka rënë dëshmor një person. Popullata më 3 dhe 4 prill 1999 u dëbua për në Shqipëri.6)
Për mbledhjen e shënimeve, popullatën, si dhe vjeljen e materialit toponimik të territorit të katundit Bec, më ndihmuan pleqtë (në tekstin e mëtejmë - informatorët): Bajram Dervishi (1922), Hasan Alia (1934), Ukë Zymeri (1912) dhe Fazli Ahmeti (1917), të gjithë nga Beci.7)
Këta informatorë thonë se katundi Bec është vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu. Interesimit tonë të dimë se a është ruajtur ndonjë legjendë që lidhet me etimologjinë e ojkonimit Bec, plaku Fazli Ahmeti më pat thënë: - Kam dëgjuar prej të vjetërve se dikur në Bec kishte pasur shumë edha (keca), për çka mendohet se nga Kec të ketë mbetur emri i katundit Bec 8) (?), që do të ishte emrëtim i gurrës shqipe.
Informatorët e sipërshënuar thonë se në katundin Bec nuk ka mëhallë të emërtuara, por ekziston njëfarë emërtimi mbi bazë të barqeve, si: Mahalla Bib’ Lek’s, Mahalla N’reut, Mahalla Selc’s dhe Mahalla Tet’s.
Sipërfaqet më të mëdha të fushës së Becit shtrihen për së gjati dy anëve të lumit Përroni, me ujin e të cilit ujiten dhe janë mjaft pjellore. Sipërfaqe të tjera shtrihen nëpër kodrina, të kultivuara me vreshta, që kryesisht janë prona të Kooperativës bujqësore “Beci” të Becit, e cila është ndër kooperativat bujqësore më të vjetra në Kosovë. Popullata e këtushme kryesisht merret me bujqësi, por që edhe shkollimit, punësimit në sektorin shoqëror, emancipimit të femrës, zhvillimit të jetës kulturore, si dhe përparimit në fusha të tjera po i kushtohej rëndësi e vazhdueshme. Këtë e dëshmon edhe e dhëna se përveç kompleksit të Kooperativës së Becit, në kuadër të të cilës është ngritur dhe punon edhe Therrtorja e Pulave, në Bec është Shkolla Fillore e plotë, zyra e vendit, ambulanca shëndetësore, posta dhe shitorja e konzumit të gjerë, objekte këto që përbëjnë infrastrukturën e këtij lokaliteti.
Në katundin Bec (në Bec të Epërm) gjendet Kisha Katolike Shqiptare, e ndërtuar para 70 vitesh, si dhe Tyrbja – e njohur si Tyrbja e Becit, e cila gjendet në mes të këtij katundi (në Bec të Poshtëm). Informatorët thonë se kjo Tyrbe është shumë e vjetër, në të cilën sot shërben dervishi – Dervish Ismet Murtezaja. Meqë kjo Tyrbe është në mes të katundit, atëherë e morëm edhe si pikë orientuese kur shënuam toponimet e mikrotoponimet e territorit të katundit Bec, të cilat po i paraqesim më poshtë.
b) Lënda toponimike e vjelë në terren
1. Toponimia e arave:
- ARA AHMETIT (v.), /Emri i kësaj are i mbeti sipas pronarit të dikurshëm Ahmet Rrustemit./,
- ARA ALI MIFTARIT (j.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- ARA AZEM LUSHIT (j.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm i mbeti edhe emri./,
- ARA BEGIT (p.), /Informatorët thonë se kjo arë dikur ishte pronë e beut (beglerëve), ndaj i beti ky emër./,
- ARA BAJRAM AZMANIT (v.), /Emri i mbeti sipas këti pronari të dikurshëm./,
- ARA ÇERRETIT (vl.), /Kjo arë gjendet në lokalitetin e quajtur Çerret, ndaj e quajnë kështu./,
- ARA GJONIT (v.), /Emri i mbeti sipas emrit të këtij pronari të dikurshëm./,
- ARA IMER ALISË (vl.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- ARA KAVAZIT (jl.), /Informatorët nuk dinë ndonjë të dhënë rreth emrit të kësaj are. Mirëpo, ky emërtim ka mbeutr nga fj. k a v a z, që nga koha e administratët turke./,
- ARA LUGIT ZI (jl.), /Kjo arë gjendet afër një lugu dhe
- ARA MOLL’S (j.), /Inf. thotë se në këtë arë dikur kishte qenë një mollë, e sipas kësaj i mbeti ky emër./,
- ARA PLEPIT (vp.), /Konsiderohet se në këtë arë ka qenë një plep (lloj druri), ndaj i ka mbetur ky emër./,
- ARA QULIN’S (p.), /Informatorët thonë se në këtë arë kishte kishte qenë një krua në të cilin e kishin vënë një qulinë të bletëve (koshere), e sipas kësaj i mbeti emri edhe arës./,
- ARA SHEHIT (p.), /Ka qenë pronë e shehit, ndaj i kishte mbetur ky emër./,
- ARA THEKNËS (j.), /Emri i mbeti sipas rrethanës se dikur këtu mbillnin thekër (lloj drithi./,
- ARA VAD’S (jl.), /Quhet kështu kjo arë ngase ujitet (vaditet)./,
- BRÎJAT E BEK’S (vl.), /Kanë formë brîje dhe kanë qenë pronë e një Bekës së dikurshë./,
- ERENIKE (vp.), /Informatorët thonë se krye këtyre arave është një burim me ujin e të cilit ujiten. Tjetër të dhënë nuk dinë, veç thonë se ndoshta sipas atij burimi iu mbeti emri edhe arave./,
- GROPSHTA (p.), /Informatori thotë se kjo tokë shembet prej kushteve atmosferike, ku formohen gropa, ndat edhe i mbeti ky emër./,
- GURINA E RRUST’ TAF’S (p.), /Kjo arë është tokë gurinë dhe kishte qenë e njëfarë Rrustë Tafës, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI DARDHAVE (l.), /Quhet kështu kjo arë ngase dikur kishte qenë livadh dhe në të kishte pasur dardhë (lloj peme)./,
- LIVADHI TROLLIT (v.), /Kishte qenë livadh dikur, e në të edhe trolli, ndaj quhet kështu./,
- MALLOVOD’ (v.), /Mbase emri i këtyre arave do të jetë nga sll. mallo voda = pak ujë, ngase në to zjen ngapak ujë?/,
- ORRNICA (l.), /Tokat që janë të dobëta (nuk janë të plleshme), vendësit po i quajkan kështu, e nga kjo rrethanë edhe kësaj are i mbeti ky emër./,
- PËRTEPRRONJA (p.), /Quhet kështu kjo arë ngase është andej Përronit, (përte Përronit = Përteprronja./,
- REZINAT (v.), /Informatori na tha se janë tokë jopjellore. Emri do t’iu ketë mbetur sipas fj. r r e z e, ngase iu bie rrezja e diellit./,
- ROSUJA (jl.), /Inf. nuk dinë pse iu mbeti ky emër vetëm thonë se në këto ara
- RRAHI (vl.), /Kjo arë dikur kishte qenë mal, pra është tokë e çelur, ndaj i mbeti ky emër./,
- SAPOTE (p.), /Këto ara gjenden afër katundit Sapot, ndaj quhen kështu./,
- TOKA EFENISË (j.), /Informatorët nuk dinë pse i mbeti ky emër, por konsideroj se ka qenë pronë e zotnisë (efendisë), apo sipas familjes Efendia nga Gjakova që dotë ketë qenë pronë e tyre dikur./,
- TOKA HAJDAR KAMERIT (v.), /Informatori thotë se emri i kësaj are mbeti sipas këtij pronari të dikurshëm, i cili thuhet se ishte ndër banorët më të hershëm të katundit Bec./,
- TOKA RAM’ ISUFIT (j.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm…/,
- ZALLINË (vp.), /Gjatë vërshimeve të Përronit, në këtë arë mbetët zalli dhe është formuar tokë zallinë, ndaj edhe quhet kështu./,
- ZALLQET (p.), /Në këto ara ka zall, ndaj iu mbeti ky emër./.
2. Toponimia e kodrave:
- ARA VORREVE (p.), /Quhet kështu kjo kodër ngase në të ka varre të konfesionit katolik./,
- CUMRA (j.), /Inf. thonë se dikur ka qenë pyll, e kanë prerë dhe kanë mbetur cunga, prej nga edhe emri i sotëm i kësaj kodre./,
- KOSMAJA (l.), /Inf. nuk dinë pse i ka mbetur ky emër kësaj kodre./,
- KODRA BECIT (jp.), /Ngase është pronë e katundit Bec, e quajnë kështu./,
- KODRA ÇERRETIT (vl.), /Emri kësaj kodre i mbeti kështu ngas është afër vendit (toponimit) Çerret./,
- KODRA KEQIT (vp.), /Inf. thotë se në këtë kodër e kishte pasur shtëpinë njëfarë Keqë Hyseni (i ardhur këtu), ndaj i mbeti ky emër./,
- KODRA REZIN’S (p.), /Inf. thonë se ksaj kodre i bie rrezja e diellit, prej nga edhe i mbeti emri./,
- SHPATI TABES (v.), /Thonë se emri i mbeti sipas fj. Tabe – vend i posaçëm për të luftuar ?/.
- VORRET E MYZINVE (vp.), /Informatori thotë se diku kah viti 1935, kur kishin hapur nëpër këtë kodër nja kanal (jaz), kishin gjetur në tokë shumë eshtra e kafka njerëzish, çka dëshmon se dikur ka pasur varre. Fjala myezin ka prejardhje fetare myslimane me të cilën e quajnë hoxhën apo ndihmësin e tij… Në Gjakovë, po edhe gjetiu, gjallëron patronimi (llagapi) Myezini. Me këtë fjalë lidhet edhe formimi i emrit të kësaj kodreje.
3. Toponimia e krojeve:
- KRONI AHMETIT (v.), /Ka qenë pronë e këtij personi, ndaj i mbeti edhe emri./,
- KRONI HOXH’S (p.), /Inf. thotë se ky krua kishte qenë afër shtëpisë së njëfarë Osë Hoxhës, në tokë të tij, ndaj quhet kështu./,
- KRONI KATUNIT (vp.), /Thuhet se në këtë krua dikur kanë marrë ujë i tërë Beci i Epër (kështu quhet gjysma e katundit Bec), ndaj i mbeti ky emër./,
- KRONI MANHALILVE (p.), /Është në oborr të familjes së Manhalilve, prandaj quhet kështu./,
- KRONI ZENEL HALILIT (p.), /Quhet kështu ngase gjendet në tokë të këtij pronari të dikurshëm./.
4. Toponimia e lagjeve:
- BECI EPËR (vp.), /Kështu quhet kjo lagje e katundit Bec, e cila shtrihet në pjesën e epërme të katundit, mbi rrugën kryesor, apo Testen, siç e quajnë vendësit. Pra, sipas pozitës në të cilën shtrihet – e mori emrin./,
- BECI POSHTËM (j.), /Quhet kështu ngase gjendet në pjesën e poshtme të katundit Bec./.
5. Toponimia e lëndinave:
- LEDINA HOTIT (vl.), /Thuhet se dikur ka qenë një hotjan këtu, e kjo lëndinë sigurisht ka qenë pronë e tij, prej nga i mbeti edhe emri./.
- LEDINA PRËK’ SHABANIT (vl.), /Kjo lëndinë ndodhet afër shtëpisë së një Prëkë Shabanit të dikurshëm, ndaj edhe i mbeti ky emër./,
- LISAT E AVDYLIT (j.), /Inf. thonë se në këtë lëndinë ka pasur lisa, të cilët, ndoshta, i ka mbjellë një Avdyli, apo të kenë qenë pronë e tij, rrethanë sipas së cilës e ka marrë emrin kjo lëndinë./,
- ULICA BECIT (v.), /Quhet kështu ngase është në mes të mehallës Beci i Epër. Inf. thotë se në këtë lëndinë gjenden tri parë varre të vjetra. Nuk dihet se të kujt janë, por dihet se janë të myslimanëve. Për këtë dëshmon edhe Guri i Xhenazes që gjithashtu gjendet në këtë lëndinë. Ky informator (Ukë Zymeri – i konfesionit katolik, (1912)), thotë se nuk mban mend të jetë varrosur dikush në këto varreza, pra janë shumë të vjetra./,
- ULICA DERVISH BAJRUSHIT (j.), /I mbeti ky emër lëndinës që gjendet afër shtëpive të këtij pronari të dikurshëm./,
- ULICA TYRBES (j.), /Kjo Ulicë është afër Tyrbes së Becit, në anën jugore, ndaj e quajnë kështu./,
- ULICA VOGËL (v.), /Kjo lëndinë është afër Kishës së Becit. Ngase është e vogël, quhet kështu./.
6. Toponimia e livadheve:
- BRÎJA E T’THORËS(j.), /Emri i mbeti sipas formës që ka ky livadh – t’thuer (të lakuar, e tërthortë)./,
- KOPSHTI ZYMERIT (jl.), /Quhet kështu ky livadh ngase dikur është mbjellë kopsht dhe pronë e një Zymerit të dikurshëm./,
- LIVADHISHTA (v.), /Janë livadhe të mira, ndaj i quajnë kështu. Mbase, më herët, mund të kenë qenë edhe ara?/,
- LIVADHI ALI AHMETIT (v.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- LIVADHI AZEM LUSHIT (j.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm i mbeti emri këtij livadhi./,
- LIVADHI DAMANIT (J.), /Inf. thonë se
- LIVADHI DUL SADIKIT (v.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- LIVADHI DERVISH BAJRUSHIT (v.), /Emri i kishte mbetur sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- LIVADHI GAXH’S (vl.), /Ky livadh dikur ishte pronë e zotnive – familjes Gaxha nga Gjakova, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI GJO BAL’S (p.), /Emri i mbeti sipas këtij pronari të dikurshëm – Gjon Balës./,
- LIVADHI HYSEN ALISË (vl.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm i mbeti emri livadhit./,
- LIVADHI HAJDAR KAMERIT (v.), /Quhet kështu ngase ishte pronë e një Hajdar Kamerit të dikurshëm./,
- LIVADHI KATUNIT (vp.), /Ky livadh quhet kështu ngase në të gjendet Kroni i Katundit./,
- LIVADHI MADH (j.), /Është livadh i madh, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI MADH (vl.), /Ngase është i madh, i mbeti ky emër./,
- LIVADHET E MIC COLIT (vl.), /Sipas pronarit të dikurshëm, Mic Colit, iu mbeti emri këtyre livadheve.
- LIVADHI MULLINIT (v.), /Gjendet afër mulliri, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI MUS TAHIRIT (j.), /Emërtim mbi bazë të emrit të pronarit të dikurshëm./,
- LIVADHET NËR ULICA (vl.), /Këto livadhe shtrihen nën Ulicë të Becit, ndaj iu mbeti ky emër./,
- LIVADHI RAM’ ISUFIT (p.), /Sipas emrit të këtij pronari të dikurshëm./,
- LIVADHET E SELIMAJVE (v.), /Iu mbeti ky emër ngase ishin pronë e familjes Selimaj të katundit Bec./,
- LIVADHI SOKOL NOJ’S (vp.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm – Sokol Noja./,
- LIVADHI SHAK’S (l.), /Inf. nuk dinë pse i mbeti ky emër, por konsiderohet se ka qenë njëfarë Shaka, e ndoshta sipas tij edhe ky livadh quhet kështu (?)./,
- LIVADHI TROLLIT (j.), /Informatorët thonë se dikur në këtë livadh ka pasur troje, e nga kjo rrethanë i mbeti emri./,
- LIVADHI THATË (vp.), /Ky livadh është në një shpat, nuk ujitet dhe i thahet
- LIVADHI VOGËL (vl.), /Emri i mbeti kështu ngase është i vogël./,
- LIVADHI ZENEL HALILIT (vp.), /Sipas pronarit të dikurshëm…/,
- LIVADHI ZYMER LULASHIT (vp.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm i mbeti emri këtij livadhi./,
- MALOKE (vl.), /Inf. thotë se këtij livadhi i mbeti emri kështu ngase gjendet afër malit./,
- PESHQIJA E UKSHIN HAXHISË (vp.), /Inf. thonë se afër këtij livadhi është një prroskë në të cilën kishte peshq. Pra, konsiderohet se emri i mbeti sipas peshk – peshq = Peshqija./,
- PESHQIJA ZEQIR
- REZINA (p.), /Inf. thonë se këto livadhe dhe tokat tjera me këtë emër janë tokë ligë. Emri do t’iu ketë mbetur sipas fjalës r r e z e./,
- ZALLINA (vl.), /Në këto livadhe është toka zallinë – me zall, e sipas kësaj rrethane iu mbeti emri./.
7. Toponimia e lugjeve:
- KU PËRZIHEN LUGJET (l.), /Inf. thonë se aty bashkohen (përzihen) dy lugje, ndaj edhe ky lug quhet kështu./,
- LUGI AHMETIT (vl.), /Emri i këtij lugu i mbeti sipas këtij pronari të dikurshëm. Ky lug kufizohet me territorin e mahallës Netic të katundit Rashkoc./,
- LUGI ANEJM (vl.), /Quhet kështu sipas rrethanës se gjendet andej Lugut të Verrave./,
- LUGI BEK’S (vl.), /Inf. thotë se ishte pronë e njëfarë Bekë Sadrisë, ndaj i mbeti ky emër./,
- LUGI BEZER’S (vl.), /Mbase ka qenë pronë e familjes Bezera nga katundi Zhdrellë, ose nga rrethana se është afër tokave të tyre, i ka mbetur ky emër./,
- LUGI VERRAVE (vl.), /Ka verra (lloj druri) në këtë lug, ndaj e kori këtë emër./,
- LUGI VJEDLLAVE (v.), /Dikur në këtë lug kishte shumë vjedulla (vjedullakë), ndaj i mbeti ky emër./,
- LUGI VOGËL (l.), /I mbeti ky emër ngase është i vogël./,
- LUGI ZI (jl.), /Inf. thonë se mbi këtë lug mban mjegull, që i jep pamje të errët, ndaj quhet kështu./,
- LUGI ZOGIT (jl.), /Inf. nuk dinë pse i ka mbetur ky emër lugut. Mbase do të ketë pasur zogj shumë aty?/.
8. Toponimia e maleve:
- MALI BAJRAM HAZËS (l.), /Emri i mbeti sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- MALI DELI KOL’S (v.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm…/,
- MALI MHILL NOUT (v.), /Emri i këtij
- MALI MAN HALILIT (vl.), /Sipas pronarit të dikurshëm që quhej kështu./,
- MALI NIK’ MARTINIT (vl.), /Ky mal e mori emrin sipas emrit të pronarit të dikurshëm./,
- MALI PJETËR BAL’S (vl.), Emri i mbeti sipasd njëfarë Pjetër Balës, pronë e të cilit kishte qenë ky mal./,
- MALI REXHEP JANUZIT (vl.), /Sipas një Rexhep Januzit të dikurshëm, pronar i të cilit ishte, i mbeti edhe emri./,
- N’LUG T’ZI (jl.), /Ky mal shtrihet nëpër toponimin Lugi i Zi, ku sipas tij i mbeti edhe emri./,
- N’LUG T’ZOGIT (jl.), /Ky mal e mori emrin sipas Lugut të Zogit, në të cilin shtrihet./,
- ZABELI GAXH’S (vl.), Thuhet se emri i këtij
- ZABELI SPAHISË (vl.), /Ky mal quhet kështu ngase dikur ishte pronë e Spahive të Gjakovës, thotë informatori./.
9. Toponimia e rrugëve:
- RRUGA AGRARIT (l.), /Është rrugë e hapur në kohën e Reformës Agrare, ndaj edhe i mbeti ky emër./,
- RRUGA DINOPOJ’S (v.), /Kjo rrugë lidh katundin Bec me Zhrellën. Informatori nuk di pse i ka mbetur ky emër. (Mbase nga ndonjë pronar i dikurshëm që është quajtur Din Opoja (?) – mendim yni.)/,
- RRUGA ERENIKEVE (vp.), Kjo rrugë bie nëpër arat Erenike, ndaj edhe i beti ky emër./,
- RRUGA KATUNIT (v.), /I bie për së gjati këtij katundi, prandaj edhe thirret Rruga Katunit./,
- RRUGA KAH LISAT E AVDYLIT (j.), /Rrugë që bie nëpër lëndinën e quajtur Lisat e Avdylit, ndaj quhet kështu./,
- RRUGA LLOÇIT (vl.), /Në këtë rrugë la lloç (baltë), ndaj edhe i mbeti ky emër.
- RRUGA MANHALILVE (p.), /Kjo rrugë ndahet nga Testja (rruga kryesore) në perëndim të katundit dhe çon te shtëpitë e familjes së Manhalilve, e për këtë e mori këtë emër./,
- RRUGA SHPATIT TABES (v.), /Bie nëpër mikrotop. Shpati i Tabës, ndaj edhe kjo rrugë quhet kështu./,
- RRUGA ZALLQEVE (vp.), /Ngase bie nëpër tokat e quajtura Zallqe, edhe rruga e mori këtë emër./,
- TESTJA (v.), /Është kjo rruga kryesore e katundit Bec, e cila ndan në dysh territorin e katundit, pra, në Becin e Poshtër dhe Becin e Epër. Njëherit kjo rrugë lidh edhe shumë katunde të tjera të Dushkajës me Gjakovën./.
10. Toponimia e ujërave (hidronimia):
- JAZI KATUNIT (v.), /Me këtë Jaz ujisin tokat e tërë katundi Bec, po ashtu ujin e tij e shfrytëzon edhe mullini i këtij katundi. Meqë e shfrytëzojnë i gjithë katundi, i mbeti ky emër. Ka kuptimin e pronës së përbashkët./,
- PRROCKA BEK’S (l.), /Kjo prroskë bie nëpër tokë të njëfarë Bekë Sadrisë dhe derdhet në Përrua, ndaj i mbeti ky emër./,
- PRROCKA LUGIT AHMETIT (v.), /Ngase bie nëpr Lug të Ahmetit dhe derdhet në Përru të Becit, i mbeti ky emër./,
- PRROCKA E LUGIT ZI (jl.), /Është kjo një prroskë që bie nëpër Lug të Zi, ndaj edhe quhet kështu. (Buron në toponimin Ku Përzihen Lugjet)./,
- PRRONI BECIT (v.), /Quhet kështu kjo pjesë e Përroit që vjen nga Zhdrella, në veri, dhe vazhdon kah jugu./.
11. Toponimia e varreve:
- N’LLUGA T’VORREVE (j.), /Janë varre të vjetra për të cilat informatorët nuk dinë se kush është varrosur ne to. Vendi ku gjenden këto varre ishte llugë, ndaj iu mbeti ky emër./,
- VORRET E DINAPOJS (vl.), /Janë varre të reja në të cilat varrosen pjesëtarët e konfesionit katolik./,
- VORRET E MAXHUPVE TE LISAT E AVDYLIT (j.), /Iu mbeti ky emër ngase në to varrosen maxhupët (jevgjit) dhe se gjenden në lëndinën e quajtur Lisat e Avdylit./,
- VORRET E ULIC’S (v.), /Informatori thotë se ka shumë kohë që askush nuk varroset në këto varre. Ai nuk di se të kujt janë. Gjenden në Ulicë të Becit, nda\j edhe quhen kështu./,
- LLUGA E VORREVE N’BEC T’EPËR (p.), /Thuhet se janë varre të moçme. Në to varrosen banorët e Becit, Janoshit dhe Sapotit, pjesëtarë të konfesionit katolik./,
- VORRET TE TYRBJA (në qendër të këtij vendbanimi), /Në këto varre i varrosin vetëm pjesëtarët e konfesionit mysliman. Gjenden në oborr të Tyrbes së Becit (mikrotop. që e morëm si pikë orientuese), ndaj iu mbeti ky emër./.
12. Toponime të veçanta:
- AMBULLANTA (p.), /Është kjo ambulanca shëndetësore e katundit Bec, që vendësit e quajnë kështu./,
- BUNARI RRAFSHINAVE (jp.), /Kanë qenë ara të rrafshta, në fund të Kodrës së Becit, vend në të cilin sot gjenden objektet e Kooperativës bujqësore “Beci” të Becit, Zyra e Vendit, Shkolla dhe Ambulanca./,
- GJIRI KAVAZIT (j.), /Është një pus i thellë në Përrua, afër Tokës së Kavazit, ndaj i mbeti ky emër./,
- KISHA BECIT (v.), /Informatori thotë se kjo kishë është e ndërtuar para 70 vjetësh, në tokë të Demë Balës. Ai gjithashtu shton se: këtë Kishë e kanë ndërtuar mjeshtrit italianë të zënë robër nga Austria (?), /,
- KREKCI DINOPOJ’S (vl.), /Është një krekcë (lloj druri) e vjetër afër top. Rruga Dinopoj’s, ndaj edhe është quajtur kështu./,
- RRUGA AVDISË (p.), /Ka qenë dikur llugë e tash është arë, prandaj i mbeti ky emër. Sigurisht duhet të ketë qenë pronë e një Avdisë së dikurshëm./,
- LLUGA LUSHIT (p.), /Emri i mbeti sipas pronarit të dikurshëm dhe ngase dikur ka qenë llugë, ndërsa tash është tokë e punueshme./,
- MAGAZINA BECIT (jp.), /Inf. thonë se është depo (magazinë) e ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë, për vendosjen e municionit ushtarak. Gjendet në Kodër të Becit dhe tash është pronë e Kooperativës Bujqësore të Becit./,
- MULLINI DAMANIT (vp.), /Është mulli i cili funksionon edhe sot. Inf. thonë se emri i mbeti sipas pronarit të dikurshëm – zotnisë me mbiemrin Damani nga Gjakova./,
- NALLOGA ALI RAM’S (j.), /Është kjo digë (nallogë) në Përrua dhe shërben për të ndarë ujin dhe çuar në tokat e pronarit të dikurshëm Ali Ramës, ndaj i mbeti ky emër./,
- NALLOGA MULLÎNIT (v.), /Me ujin që ndahet me këtë nallogë (digë) bluan mullini, ndaj edhe quhet kështu./,
- NALLOGA ZENEL HALILIT (vp.), /Kjo nallogë është në tokë të këtij pronari, ndaj quhet kështu./,
- QARRI ULIC’S (vl.), /Ishte ky një qarr (lloj druri) i vjetër në Ulicë të Becit./,
- SHKOLLA (p.), /Është shkollë e plotë fillore në të cilën i vijojnë mësimet nxënësit e katundeve: Bec, Yhdrellë, Sapot dhe Lugu i Bunarit./,
- TRI VORRET (p.), /Inf. thotë se në këto varre janë të varrosura tri gra të familjes së Manhalilve të katundit Bec, të cilat çetnikët i kishin pushkatuar në vitin 1941. Informatori di edhe të dhënën se ata që kishin bërë këtë vepër kriminale quheshin “dobrovolci” (villnetarë)./,
- TRAFOSTACIONI (v.), /Është kjo trafoja e rrzmës elektrike e cila gjendet në Ulicë të Katundit./,
- VORRI KAÇANIKIT (vl.), /Inf. thotë se një kaçanikas kishte qenë mzsafir te Beqir Zeka i Neticit. Ai ishte sëmur dhe e kishte lënë me gojë se, po qe se vdes gjatë rrugës, ta varrosin mu aty ku vdes. Ai vdes në mes të territorit të Neticit dhe të Becit. Po aty ku vdes, e varrosin, ndaj edhe ky varr quhet kështu./,
-VORRI MIRË TE LISAT E AVDYLIT (j.), /Inf. nuk dinë se kush është varrosur në këtë varr. Ata thonë se është parë dritë duke dalë nga ky varr, e sipas kësaj e quajnë – i mirë. Gjendet në lëndinën e quajtur Lisat e Avdylit, ndaj i mbeti ky emër./,
- ZADRUGA BECIT (p.), /Kështu e quajnë vendësit Kooperativën Bujqësore “Beci”të Becit. Fjala zadruga ka hyrë nga sll. = kooperativë /.
___________________________
Fusnotat:
1) Dr. J. O s m a n i, vep.cit.,…, f. 100 –101.(Shih aty referencat: 2, 4.)
2) Dr. M. O b r a d o v i ?, vep.cit.,…, f. 319 – 320.
3) AJ, Fondi: Milan S t o j a d i n o v i ?, 37, k.22, dok. i datës 12.IX.1938, ku ministri i komunikacionit, Dr. Spaho, e njofton ministrin e bujqësisë, S. Stankovi? në
4) Shih, Dr. J. O s m a n i, vep.cit.,…, f.101, 102. (Referencat: 8, 9, f. 102.)
5) Prvi rezultati po opštinama i naseljima AP Kosova i Metohije, stanje 31. III. 1991, Bilten 126, Priština, oktobar 1981.
6) Dr. J. O s m a n i,
7) Kur isha në katundin Bec të Dushkajës për të vjelë lëndën toponimike, (më 23.VII.1985), për informatorë pata: pleqtë (në tekstin e mëtejmë - informatorët): Bajram D e r v i s h i (1922), Hasan A l i a (1934), Ukë Z y m e r i (1912) dhe Fazli A h m e t i (1917), të gjithë nga Beci.
8) K a l l ë z i m i Fazli Ahmetit (1917) nga katundi Bec, më 23.VII.1985, në shtëpinë e tij në Bec.