| E enjte, 01.04.2010, 08:56 PM |
ATENTATET REALE DHE ATENTATET E IMPROVIZUARA
Nga Xun Çetta
Të nderuarar/a bashkëkomunikues/e të kësaj forme komunikimi
Ju kërkoj falje edhe pse jeta më shkoj duke kerkuar falje pa qen fajtor vetëm e vetëm që ta ofrojmë njëri tjetrin dhe ngrihemi njëherë e mirë kundër gjitha të këqijave të cilat nuk po din të ndalen kunder neve dhe vendit tonë .
Një kërkim falje nuk kushton asgjë thot populli,por ja se fajtorët politik nuk kërkojnë falje ashtu siq krimi në luftën e fundit nuk po kërkon falje para viktimës dhe kështu pa nderprer po perkëdhelen ata pra krimi nga faktori nderkombëtar si dhe bashkë më ta edhe aventurat e këtyre politikave dhe politikanve vendore në rrotacion po perkrahen duke u ngitur njëri e bjen tjetri dhe prap në bashkëpunim ngrihet i rëni bie i ngrituri në manipulim.
Nisur nga kjo që u tha më lartë ndalu dhe mendo Qeverin Thaçi –I- e cila si moto kishte: Jo ministra të deshtuar,për dallim nga tani Qeveria Thaçi-II-e cila kthehet dhe merr jo vetem ministrat e deshtuar por edhe kryeministra të këtij rangimi ku kështu duke len secili viktimat e veta të këtyre lojërave politike,ata akoma vazhdojnë cirkun e ,,ndryshimeve“në rrotacion. Krejt kjo i perngjan barcoletes popullore kur qershijat e permjerrura hidhen si të pista dhe pas kthimit në po atë vend,fillon e merr po ato qershija duke then : Kjo nuk ësht e përmjerrur. as kjo e as kjo. Në politikëk kjo çfarë ndodhi tregon se këtu është bër biznesi i krimit politik ngase z. Haziri jo vetem si minister i deshtuar dhe komplet i korrubtuar por është pergjegjësi kryesor edhe për format e decentralizimit katastrofal aprovuar nga po ky minister i cili ka perfituar në masë të madhe.
Mjerisht kjo e keqe po kopjohet edhe në permasa të gjëra popullore e jo vetëm në politikë ku pa zgjedhur rrugën as mjetin,i pamoralshmi shkel moralët,i pa ndershmi shkel të ndershmin i pa soji mbyt sojniket dhe kështu jo që viktimës po i merren e drejta bashk më meritat ashtu si mirret kafshata nga goja por e keqja mjerisht po vazhdon. Nuk jan imagjinata këto çfarë them por jan fakte veq e veq dhe u perkasin karaktereve të ndryshme që po të sqarohën pa mend do mbeteni ju të ndëruara/a bashkëkomunikues/e të kësaj forme çfarë komunikojmë.
Nano-Berisha në gjysëm Shqipëri,ish Qeveria Bukoshi dhe ish Shtabi i UCK-së në Kosovë apo gjysëm Shqipërinë tjetër të gjithë bashkë jan lojtar të koordinuar të fatit të mjer të Shqipëtarëve në Ballkan. Në gjysëm Shqipërinë Nano-Berisha u pa dhe në Gjysmën tjeter Thaçi-Bukoshi keni rastin ta shihni se si fillon e legalizohet koalicioni i tyre i fsheht prej kohësh,pra që kur kërcnonin njëri tjetrin madie kërrcnonin më ekzekutim,që kur akuzonin njëra tjetren pas lufte,që kur tani së fundit Bukoshi flet per milionat dhën apo dorëzuar individëve të Shtabit të UCK-së dhe z.Haliti thot se kurrë nuk kemi pasur në dispozicion për luften mjete që kalojn 600.000 apo 700.000 DM. Kështu po zbulohet edhe propaganda kur z.Haliti thot se SHIK-e shpetoj Bukoshin nga më e keqja në Tiranë 1998-99 dhe më pas thot po ky SHIK–u i Kosovës më ka paralajmëruar per atentatin e mundur dhe kështu ja paska shpëtuar jeten tani në paqe të cilën nuk ja mori lufta. Bëhen këto propaganda senzacionale kur këta kan mediat në dorë si dhe kur nuk ka pushtet i cili heton faktin se kush paska qen organizatori i vrasjës së Bukoshit dhe kush i vrasjës së z. Haliti. Mos të harrojm se ata që perjetuan atentatet reale shumë prej tyre e psuan më jetën dhe shumë mbeten me pasoja jete nga plagët e marra dhe traumat prej atentati ku nga ky fakt do duhët ndarë dhe ndriquar :ATENTATET E IMPROVIZUARA NGA ATO REALE .
Ndoshta ishte një sqarim paksa i zgjatur por mbetem më shpresë për mirëkuptim.
Uroj që këto afer 40 faqe të mos ju ngarkojnë dhe mos u bezdisin si bruto përmbledhje të pa seleksionuara.
E postoj sot 01.04.2010 jo pse është dita e rrenëve kjo ,por realisht e postoj sot ngase neser 02.04.2010 është 29 vjetori i plagosjës time në ngjarjët historike 1981 ku neser patjetër dua ta kem ditë qetsie. Nuk është pretekst për të ju perkujtuar disave këtë realitet,po ndoshta edhe ka nevoj të u thuhet një ditë stop atyre të cilët nuk lan gjë pra mund,djerës as gjak pa e shperdorur për qellimet e tyre politike e materiale.